| E marte, 21.01.2014, 09:00 PM |
VRANËSIRAT SHPËRTHYESE
Pandalur asnjëherë, intelektuali ynë Fahri Xharra, vë në “shënjestër” gjithë të ligat e kohës, për ta kuptuar frymën negative të kohës - zërin e daullës së magjupit dhe lojën e arushanit të përjargur në hapësirat tona, duke mos u pajtuar asnjëherë me shëmtitë dhe të ligat e kohës...
Nga Remzi Limani
Në kuptimin e drejtë, shoqëria civile karshi pushtetit, patjetër duhet kuptuar si mbikëqyrëse e proceve demokratike në të gjitha sferat, e në veçanti të atyre me interes kombëtar. Tani, në mugëtirën e krijuar në gjithë proceset politike, shumë individë; si njohës dhe proklamues të së vërtetës shqiptare, me gjithë fuqinë e tyre intelektuale mundohen të ndikojnë në lidershipin kosovar, që rrjedhat politike të mos dalin nga shtrati i lumit, ngase, mund të vërshohemi nga të ligat e kohës..., të cilat na sjellin vërshimet si pasojë e injorancës mos mosndërhyrjes sonë në kohën e duhur, për t`i bërë drenazhën e duhur kohës dhe hapësirës sonë në zhvillimet e gjithmbarshme politike dhe shoqërore!
Së
këndejmi, një intelektual, katërçipërisht i kushtuar rrjedhave politike,
historike, shoqërore, dhe kritikues i shumë dukurive tjera negative të kohës,
me gjithë fuqinë e tij të edukuar prej intelektuali, bëhet “kambanë” e
ngjarjeve nëpër kohë, për t`i rrah gjithë rrumbat e kushtrimit, për ta kuptuar
rrezikun permanent nga vranësirat shpërthyese mbi Ilirkum! Ky pra, një prej
intelektualëve të mirëfilltë, quhet, FAHRI XHARRA, i cili, pa e ndalur frymën,
dhe pa e kyrsyer kohën e tij, atë e gjejmë gati në të gjitha gazetat e shkruara,
e në veçanti në ato elektronike, me shkrimet e tij të shumta, duke u munduar ta
zgjoj trurin e kohës nga letargjia politike, për ta ndaluar mynxyrën e cila
nusëlon para syve tanë, e bëhemi se nuk e shohim!!! Prandaj, zoti, Fahri
Xharra, na frymon e
malcuar dhe, si e tillë, ajo duhet të dalë sa më shpejt nga konvaleshenca e
kohës, për ta rimarrë veten nga plagët e kohës së vrarë... Andaj, z, Xharra,
pandalur asnjëherë, vë në “shënjestër” gjithë të ligat e kohës, për ta kuptuar
frymën negative të kohës - zërin e daullës së magjupit dhe lojën e arushanit të
përjargur në hapësirat tona! Pra, intelektuali i kohës siç është z. Fahri
Xharra, i cili, me reagimet e shumta, në vazhdimësi jep kontributin e tij, për
të mos e gjykuar koha në të cilën jeton.
Ai, asnjëherë nuk ndaloi të vë në pah të shëmtuarën, duke mos u pajtua
me të ligat e kohës sonë...! Andaj, është obligim i gjithë intelektualëve, ta
japin kontributin e tyre në kohën e duhur, si çështje dhe e drejtë demokratike
për të menduar ndryshe për gjithë tërësinë e interesave shoqërore të cilat
identifikohen me kauzën kombëtare, ngase, gjithë ne jemi pjesë e saj dhe duhet
të luftojmë të keqen, për ta nxjerrë frymën e kohës, të munguar shekuj me
radhë, për të frymuar shëndetshëm të veshur me petkun e merituar kombëtar.