| E marte, 21.01.2014, 08:55 PM |
Shqiptarë jemi pak për t’u përçarë
Nga Leon Duhanaj
Shqiptarët janë komb shumë i vogël, i ndarë ne gjashtë shtete të ndryshme, i martirizuar shekuj me radhë dhe, i robëruar e rrethuar nga armiq të pandalshëm drejt qëllimeve shkatërruese ndaj tyre. Prandaj e vetmja gjeq ë u mungon armiqve të shqiptarëve është pikërisht ajo që po bëjmë tani, lufta verbale mes veti.
Nuk ka asnjë shembull në historinë e njerëzimit që një komb ka arritur konsolidimin e tij duke linçuar njeri tjetrin, duke akuzuar ne mënyrat me të vrazhda dhe me të pahijshme. Pse mendohet që shqiptaret mund t’ia dalin mbanë konsolidimit të qenies kombëtare duke luftuar njeri tjetrin këtë s’po arri ta kuptoj.
Është krejtësisht legjitime lufta politike e cila bëhet në korniza normale të lejueshme ideo-politike, ku gara është ë koncentruar për interesa pushteti, por ku ajo behet me programe konkrete me vlera dhe me ofertat të cilat subjekte të ndryshme i ofrojnë qytetarëve të tyre.
Pse duhet ne të merremi me figurat e njeri tjetrit , duke i luftuar me të gjitha mënyrat nganjëherë edhe me makiaveliste, është vërtet shumë shqetësuese.
Një lidership i mirë cilësohet përpos tjerash edhe me mënyrën se si arrin t’i tuboj të gjithë njerëzit (qytetarët), pa dallim përkatësie politike , gjinie , feje ,apo race që t’i bashkohen një kauze të përbashkët. A kemi ne shqiptarët ndonjë kauzë për të ardhmen? A ka politika një të tillë? Nëse nisemi me analizua nga mënyra e qasjes dhe pasqyra e veprimeve , atëherë duhet të konstatojmë se vërtet i kemi punët keq në këtë drejtim.
A mos vallë ne na mjafton vetëm të cilësuarit “të lirë“ dhe nuk kemi pretendime me të mëdha, kjo vërtet mund të jep sinjale që është e vërtet pasi që ne dimë të bashkohemi vetëm kur jemi në rrezik ekzistencial. Por a mjafton kjo? Nëse kemi dëshmuar që mund t’i menaxhojmë krizat dhe robërinë, atëherë a nuk po dimë ta menaxhojmë lirinë pse nuk bëjmë përpjekje të gjejmë mënyra për ta menaxhuar edhe lirinë edhe suksesin.
A duhet që shteti dhe inteligjenca të ketë projekte kombëtare për të ardhmen?Dhe a arrihet qëllimi i realizimit të ndonjë projekti duke e luftuar njëri tjetrin e përmes kësaj vetveten.
Kohëve të fundit shumica e paraqitjeve publike ka të bej me akuza ndërmjet qofshin ato ideologji politike, fetare apo edhe tjera, ku kryefjala është akuza e ndërsjellë, fyerje të pamoralshme, shpifje të pabazuara e çka mos. Opinioni publik është sjellë para aktit të kryer nuk po ka më as mundësinë më zgjedh as ndonjë program televiziv në të cilin nuk debatohet për çështje të tilla.
Pse tek ne nuk po funksionon parimi i konkurrencës së shëndosh? Konkurrencë në të cilën shoqëria cila do qoftë ajo politike apo fetare të garoj me ofertën e saj dhe nëse ndjehet e kërcënuar si rezultat i braktisjes atëherë të mos kërkoj fajtorin tek konkurrenca por tek oferta të cilën ofrojnë . Tek e fundit nëse ne po pretendojmë që kemi liri dhe respektim te të drejtave elementare të individit, atëherë nuk është e natyrshme që të akuzohen palët e kundërta, për ofertë më të mirë apo edhe qytetarët të cilët përqafojnë atë.
Ne duhet të shkëputemi nga kjo mendësi e akuzave ndaj mendimit ndryshe. Shqiptarët duhet të fillojnë ta kuptojnë se nuk shpije askund përçarja dhe se mendimi ndryshe është vlerë dhe shpije drejtë suksesit, në të kundërt e dimë mirë se sa produktiv ka qenë monopoli në ide politike tjera.
Edhe vet natyra “ Zoti” i ka krijuar gjerat në diversitet duke filluar nga vet njeriu. Pra nëse ne nuk kemi gatishmëri , ta pranojmë dhe respektojmë tjetrin , idetë ndryshe, atëherë jemi edhe kundër vullnesës së Zotit.
Patriotizmi i vetëm të cilin duhet kultivuar është dashuria ndaj vendit ndaj institucioneve , ligjeve dhe respektimi i pakusht i tyre. Jo grabitja dhe gllabërimi përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar, jo bashkëpunimi me armiq në dëm të shtetit dhe kombit.
Edhe nëse nuk duhemi, ta respektojmë njërit ketrin , ta respektojmë mendimin ndryshe lutjet ndryshe, ta respektojmë qenien njerëzore. Një shembull të cilin na e dha nobelistja shqiptare e Lumtura Nëna Terezë, e cila i dha botës dhe ne shembullin më të mirë se si duhet respektuar njeriu e përmes tij edhe vet Zoti, nëse njeriu është krijesa e Tij me e veçantë.