| E marte, 21.01.2014, 09:10 PM |
Në tetë
vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtare
T'faleminderit President
Nga Florim Zeqa
Sa ikin vitet, shtohet malli për presidentin, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Mungesa e juaj sot është e madhe dhe e pakompenzueshme. Kujtimi për ju na bënë sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga ju.
Me ty president Rugova bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqësor, të përkushtuar ndaj vlerave civilizuese, me besim të fuqishem në Zot dhe atdhe.
Me veprën tuaj madhore, atë të rezistencës paqësore si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si mionar dhe shpëtimtar, i dhatë nderë e vlerë kombit tonë.
Për këtë përjetësisht të jemi mirënjohës o shpëtimtari i qënjes sonë kombëtare.
Eshtë shkruar e thënë shumë për këto tetë vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova,...por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur gjithatë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qënjes sonë kombëtare.
Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tija kudo dhe kahdo në mesin tonë.
Politikajt e sotëm, të të gjitha ngjyrave qofshin ata, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, por po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtit binar siq qëndroj ai,...të pavarësisë së Kosovës!
Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të,...kur bota demokratike dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, ai la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fortë të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.
Thëmelet e forta të shtetit të Kosovës, që Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës paqësore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë bazament i fortë i shtetit të Kosovës.
Së paku edhe për 100 vitet e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt se sa ajo e Rugovës për ecjën dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Projektet e Rugovës për; Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, shëndetësia, arsimi cilësor, infrastruktura rrugore (autostradat), krijimi i vendeve të punës për të rinjët,...dhe shumë projekte të fushave të ndryshme do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.
Rugovë, engjulli ynë, shpëtimtari i qënjes sonë kombëtare, pushoni i qetë në parajsë,...ju realizuat të gjitha premtimet, përmbushët të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit tuaj.
Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiellë,...për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe ku vlerat u zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa më tradhëti...
Ne që sot ballafaqohemi më sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën tënde, në epokën e krenarisë kombëtare.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova