Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: 21 janar 2011 - 14 shtator 1998

| E marte, 21.01.2014, 08:00 PM |


Ndryshimi midis 21 janarit 2011 dhe 14 shtatorit 1998

Nga Kastriot Myftaraj

14 shtatori 1998 ishte nje sulm i organizuar kunder selise se Kryeministrise, por ndryshimi i pare thelbesor nga dy rastet e tjera te historise se shtetit shqiptar qe i kam permendur ne shenimin e meparshem eshte se ne 14 shtator selia e Kryeministrise ishte braktisur nga Kryeministri dhe atje nuk gjendje asnje minister. Ne rastin e sulmit te vitit 1922, qe ishte nje sulm ndaj qeverise te dale nga ata qe bene Kongresin e Lushnjes (A ka ndonjeri kundershtim per kete grupim politik?) Kryeministri e braktisi gjithashtu seline por e mbrojti ministri i Puneve te Brendshme Ahmet Zogu. Kjo ishte arsyeja kryesore qe Zogu u be Kryeminister ate vit.

Por ndryshimi kryesor mes 14 shtatorit dhe 21 janarit eshte se sulmi i 14 shtatorit erdhi pasiqe oficere te Policise te Shtetit me automjete policie bene nje atentat ne hyrje te partise kryesore te opozites. Ishte pergjegjesi e qeverise qe keta bandite gjendeshin ne Policine e Shtetit. Ne rast se oficere te Policise ne kohen kur PD ishte ne pushtet do te vrisnin nje lider te PS-se te dera e selise, cfare do te kishte bere PS? Shteti e humb te drejten te flase per grusht shteti kur oficeret e tij vrasin sic vrane ne 12 shtator para selise se PD-se. Madje shteti i mbrojti vrasesit ne fillim se ministri i Puneve te Brendshme doli dhe tha se Jaho Salihi ka qene ne shtepi ne Tropoje dhe jo ne Tirane dhe pretendoi se kete e kishte verifikuar, gje qe me pas doli genjeshter. Perikli Teta mbante ditar te hollesishem kur ishte minister, dhe kete ia kerkuan madje edhe Prokuroret ne gjyqin e 14 shtatorit, cfare u be me ditarin se Perikliu ka vdekur sot? Eshte e vertete se ata qe vrane Azem Hajdarin kishin motive jopolitike, por shteti eshte i implikuar se megjithese SHIK kishte bere njoftim se donin te vrisnin Azem Hajdarin, gje qe e ka pohuar Fatos Klosi publikisht, shteti e mbajti ne detyre Jaho Salihin dhe grupin e banditeve te komisariatit te Tropojes qe erdhen ne Tirane. Fatmir Haklaj i cili ishte ne kerkim per vrasjen e nje oficeri, mundi te vinte ne Tirane me makina policie, ne saje te Jaho Salihit.

Pastaj si dolen tanket ne shesh 14 shtator, kur ushtria mund te dilte ne rruge vetem me ligjin per gjendjen e jashtezakonshme qe PS e shfuqizoi me te ardhur ne pushtet ne 1997? E njejta gje vlen dhe per tanket e Gardes. Thone se u rrembyen tanket, por me ligj nuk duhet te kishte tanke ne rruge se nuk kishte gjendje te jashtezakonshme. E nese qytetaret i rrembyen tanket, kane qene keta ne anen e ligjit.

Ne 21 janar 2011 opozita kishte vetem nje kauze per te bere nje demonstrate te dhunshme, per te cilen vete PS tha se mund te dilte jashte kontrollit dhe nuk mbante pergjegjesi. Kjo kauze ishte videoja dhe blloku i Ilir Metes. Por Ilir Meta kishte dhene doreheqjen nje jave para demonstrates, pra tashme opozita kishte pune me Prokurorine jo me qeverine. Sa per deklaraten e Edi Rames ne 20 janar ajo eshte me ze dhe me figure, kerkojani Sokol Balles ta ritransmetoje se duan ta zhdukin. Edi Rama ne emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, në mbrëmjen e 20 janarit 2011 tha:

“Do ta largojë populli Saliun ose Saliu do të pranojë zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mundet më të kapërcehen, siç kapërcehen të vdekurit në një fushë me të vdekur, pas një lufte”.

Eshte e qarte se me deklaratën televizive të 20 janarit, Edi Rama praktikisht dha urdhrin e sulmit ndaj selisë së Këshillit të Ministrave, si dhe i dha një ultimatum kryeministrit Berisha. Berishës iu tha praktikisht, me gjuhën më të hapur të mundshme që mund të fliste kryetari i opozitës në televizor, se nëse nuk do të kishte dhënë dorëheqjen deri në momentin që do të fillonte demonstrata (“zgjidhje politike”), atëherë duhet ta mbushte vendin me kufoma që të mund te qëndronte në selinë e Këshillit të Ministrave, se do të sulmohej, dhe për të dalë andej pastaj do t’ i duhej të shkelte në kufoma. Natyrisht se më hapur se ç’ foli, Edi Rama nuk mund t’ ia kumtonte kryeministrit këtë gjë. Nese Berisha do te kishte folur keshtu nje dite para 14 shtatorit me siguri qe do ta kishin arrestuar qe ne 14 shtator ne mbremje duke e konsideruar arrestim ne kushtet e flagrances.

Une nuk besoj te vertetesia e videos te Ilir Metes se ky i fundit eshte nje politikan me shume pervoje dhe nuk mund te bente pazare ne ate menyre aq te trashe. Me teper besoj se Ilir Meta po i percillte nje ministri te partise se tij ankesa te biznismeneve, gje qe e bejne shume politikane ne bote, madje e ka bere dhe Edi Rama te libri i tij, kur flet per kohen kur ka qene kryetar bashkie dhe minister. Edi Rama thote te libri se kur ishte minister kulture i dha grupit mediatik "Klan" ndertesen e palestres pas stadiumit "Qemal Stafa". Atje u ngrit nje pallat me 20 e ca kate. Kush kushton me teper hidrocentrali i supozuar per te cilin fliste videoja e Ilir Metes, apo ky pallat ne mes te Tiranes? A kemi nevoje ta kemi te regjistruar ne video biseden qe ka bere Edi Rama ne kete rast kur pohon vete sic thashe me siper.

Ne 21 janar u be nje sulm i organizuar per te thyer se pari rezistencen e policise qe turma te ballafaqohej drejtperdrejt me Garden qe ishte njesi e armatosur dhe nuk mund te perdorte vecse armet per mbrojtje. Perdorimi i gazit lotesjelles erdhi pasi Policia u hutua shume nga goditjet me hunj te grupeve sulmuese qe u pajisen me hunj te prere ne nje mase te ndermarrjet bashkiake pas Bashkise. Ne 21 janar u kerkua te thyhet rezistenca e mbrojtjes se selise te qeverise dhe te eliminohen me nje goditje Berisha, Meta dhe Basha.

Per mendimin tim personal Berisha duhet te kishte bere zgjedhje te parakohshme qekurse Meta dha doreheqjen si zevendeskryeminister dhe t' i hiqte PS-se mundesine e perdorimit te LSI-se si aleat. Por obsesioni i pushtetit nuk e la Berishen te luaje si politikan me pervoje. 21 janari eshte nje drame e pergjakshme qe erdhi nga etja per pushtet e dy njerezve: Rames qe kerkonte te eliminonte me nje goditje tre lojtaret me te rendesishem politike kundershtare dhe Berishes qe nuk sakrifikonte as nje minute pushtet per nje manover politike qe do ta kthente situaten kunder Edi Rames.