| E diele, 19.01.2014, 07:58 PM |
HULUMTIMET E PA KRYERA SHKENCORE
Nga Dedë Preqi
Sot vërejmë forma të ndryshme shkencore dhe forma të ndryshme të zhvillimit shoqëror, duke iu falenderuar shkencës, e cila ka arritë shkallën e lartë të zhvillimit të vet në teknikë.
Sidomos shekulli i ri tregon rrezulltate të mëdha në zhvillimin e shoqërisë dhe civilizimit të saj, i cili proces simbolizohet me zhvillimin e standarteve jetësore.
Bëhët pyetja: Amendohet se në gjitha mesët shoqërore të njerëzimit standartet jetësore dominojnë të njëjta, apo janë të barabarta në tërë botën? Pyetjes mundet me iu përgjegjë sëcili, por përgjegja të aplikohet në mënyrë të drejtë!
Edhe pse shkenca ka arritë zhvillimin e saj, kulmin kurrë nuk mundi me arritë, duke marrë parasysh se rruzulli tokësor është shumë i hapur dhe i pa arritshëm, që ta përshkojmë çdo pëllëmbë të saj në mënyrë të barabartë.
Sipas statistikave shkencore dhe shoqërore llogaritet se ekzistojnë më shumë se 6,5 miliard frymorë njerëz në botë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në kushte të ndryshme jetësore.
Të gjithë këta njerëz kanë dallime jo vetëm në raca, ngjyra dhe religjione, por kanë dallime në klasa, në kaste, të vegjël, të mëdhenj, të shtypur, në sundimtarë, dhe të tjerë, që janë të lënë pas dore nga rrethi dhe shoqëria njerëzore, apo të thëmi në mëshirën e zotit.
Të gjithë këta njerëz e përbëjnë shoqërinë njerëzore edhe pse nuk jetojnë në mënyrë të barabartë dhe në hulumtimet e shumta që janë bërë në lidhje me kuptimin e shoqërisë dhe të ardhmën e saj dhe në bazë të analizave hulumtuese, janë arritur disa suksese për të zbuluar esencën dhe rrolin e saj, por se, a kanë mundur në bazë të këtyre metodave shkencore me ia arritë qëllimit për një shoqëri të mirëfilltë shoqërore dhe njerëzore në përgjithsi. Edhe kjo pyetje kërkon një korektësi dhe arsyeja mbetët e kushtëzuar, sepse në realitet të gjitha këto mendësi ishin dhe mbetën vetëm një përpjekje shkencore të shoqërisë njerëzore dhe h u l u m t i m e të p a k r y e r a shkencore, që mbetën të vazhdojnë pa përfundim…
Nëse e vërejmë rezulltatin e zhvillimëve shoqërore mbrenda një viti, dhe vërejmë sa njerëz në botë vdesin vetëm nga shkaku i urisë së përgjithshme, ndërsa në anën tjetër hargjohen me shuma të mëdha dhe miliarda në zhvillimin dhe përsosjen e teknikave të ndryshme të armatimit dhe të tjera, të cilat e mundësojnë luftën dhe armatosjen e popullatës në luftën kundra njëri-tjetrit. Sa njerëz vdesin nga sëmundjet e ndryshme, të cilat është e pa mundur që të shërohen dhe trajtohen në tërësi, por sa do pak kujdesi dhe rrethi shoqëror duhet të merr me ndërgjegjesi përkujdesjen e tyre, që ta zbusë krizën e madhe dhe shërimin e tyre. Sa njerëz në botë vdesin nga luftrat e ndryshme dhe ato ndër vëllazërore, që ndahen vetëm përmes disa sekteve fetare, të cilat lufta ende zhvillohen në fronte të vogla dhe të mëdha, nga të cilat e gjejnë vdekjen me qindra njerëz të pafajshëm.
Dhe ajo, që mund të quhet dhe konsiderohet më e keqja, nga të cilat vende mbizotëron varfërija dhe gjendja e mjerueshme e tyre, sidomos në disa vende të Afrikës dhe Azisë, dhe në vend që të luftohet kundër kësaj gjendje, aty nxitohet dhe orvatët të krijojnë dhe prodhojnë armë të ndryshme kimike dhe atomike, të cilat janë kundër çdo gjallese dhe mundësojnë shkatërrimin e botës në tërësi.
Prandaj, kjo është esenca dhe thelbi i shkatërrimit të shoqërisë njerëzore, e cila mund të shkatërrohet me vetëdije, ndërsa në anën tjetër nga shoqëria e shëndoshë bëhën përpjekje dhe luftohet me të madhe për parandalimin e metodave të tilla, të kësaj dokurie të rrezikshme.
Përveq mungesës së vetëdijësimit njerëzor, shakëtar i shumë skandaleve, luftrave dhe krizave shoqërore në botë, janë përqarjet fetare, dhe kjo e fundit me mbrapambetjet e saj, nuk e lejon shkallën e zhvillimit të plotë njerëzor për të plotësuar kërkesat, nevojat dhe liritë e mirëfillta njerëzore, duke shkakëtuar fillim e mbarim lufta të përgjakshme për të dominuar sipas ëndjeve dhe shijeve të veta.
Mendohet se, fillin e shoqërisë njerëzore nuk mundet kërkush ta shpjegojë në mënyrë të përpiktë, por përmes argumentit dhe veprimit njerëzor, për t’a dashur dhe njohur përsonalitetin e njeriut më mirë, duhet ta kërkojmë ndihmën dhe mëshirën e Zotit, pa imponim e dhunë, i cili mundet me qenë vetëm NJË, për të gjithë pa dallim!!!