| E hene, 20.01.2014, 07:35 PM |
NJË VIT
NGA AFRORE SHAIPI*
Rrugët e Preshevës ishin të stërmbushura me uniforma të xhandarmërisë! Dhejtëra tanke e qindra xhandarë marshonin drejt qendrës së qytetit. Qytetarë të paarmatosur dhe të pambrojtur vështruan skenën brutale të rrënimit të lapidarit të UÇPMB-së. Urdhërat e Daçiqit dhe Nikoliqit, të ekzekutuara me aq përpikmëri nga këta xhandarë që kishin zënë çdo cep e rrugicë, shfaqën një “spektaël” dhune të papranueshëm në botën e civilizimit, ndaj një monumenti, që në fund të fundit ishte monument kulturor.
Me pak fjalë ky ishte mëngjesi i 20 janarit të vitit të kaluar. Një mëngjes retrospektiv, që pasqyronte pamje të tilla si të luftës me tanke e xhandarmëri të armatosur, që mundohet të ndjellë panikë tek qytetarët e thjeshtë. Një pasqyrë jo e hijshme, për më tepër zhgënjyese, për një shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Megjithatë, sot nga heqja e laidarit na ndan një vit! E pas një viti, i vetmi ndryshim në Luginë është se kur ecën nëpër qendër të Preshevës, në vendin e ashtuquajtur “Sheshi i dëshmorëve”, nuk sheh lapidarin e dikurshëm, por ca tufa lulesh në shenjë kujtimi se ai ekzistoi dikur, qoftë edhe për pak kohë. Kaloi edhe një vit dhe akoma s’kemi marrë asnjë lajm! As e dimë ku e çuan, ku ndodhet e ç’do të bëhet me të! Çështja ka mbetur akoma e pazgjidhur!
Kjo çështje në fakt, nxorri në pah në njërën anë paaftësinë e lidershipit preshevar për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Preshevës dhe në anën tjetër, paaftësinë politike dhe diplomatike të qeverisë së Kosovës e Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e minoritetit shqiptar në Serbi.
Qytetarët
e Luginës sot, një vit pas heqjes së lapidarit, ndihen paksa të zhgënjyer nga
liderët tanë politik të këtushëm, sepse nuk ditën të menaxhojnë siç duhet
problemin e lapidarit. Nuk e përdorën sa duhet këtë çështje për të fituar më
shumë vëmendje e përkrahje ndërkombëtare, për të marrë si shembull konkret për
t’i njoftuar edhe më shumë të tjerët për mjerimin dhe diskriminimin në të cilin
jetojmë ne. Sepse duhet të dihet që në jetën tonë të Luginës, ka edhe shumë
“lapidarë” të tjerë që hiqen kundër vullnetit tonë, në mënyrë arbitrare e pa
dhënë shpjegime.Kështu na hoqën edhe gjyqin! Kështu ua hoqën nxënësve të klasës
së parë nga dora e nga çanta abetaret e gjuhës shqipe, duke u drejtuar armët e
xhandarëve, gjatë orës së mësimit. Kështu na ndalojnë edhe përdorimin e
simboleve kombëtare! Në Luginë të Preshevës, nuk gjen dot asnje simbol të vetëm
kombëtar, edhe pse 65% janë shqiptarë. Duket sikur
Sot në
Preshevë ndodh ajo që ka ndodhur në Romë në shek.
Për të vazhduar pastaj me mungesën e investimeve nga qeveria për zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë, papunësia e madhe, që është bërë një barrë tashmë e padurueshme për qytetarët dhe i detyron ata të emigrojnë.
Kjo është gjendja jonë aktuale, për të cilën liderët tanë politik duhet të kërkojnë vëzhgimin e BE-së dhe presionin e saj ndaj qeveritarëve serb për të respektuar të drejtat e minoriteteve. Por ata nuk po ia dalin dot të tërheqin vëmendje, prandaj na duhet ndihma e Kosovës dhe Shqipërisë.Edhe këtu fatkeqësisht, pësuam zhgënjim!
Në negociatat Kosovë - Serbi, në prani të përfaqësueses së lartë të BE-së, duhej por ja që, asnjëherë nuk u diskutua për çështjen e shqiptarëve në Serbi. Duhet të kërkohet të paktën reciprocitet me minoritetin serb në Kosovë. Si është e mundur që në Preshevë ndërtohet vetëm një lapidar dhe të ngrihet në këmbë i tërë shteti serb, kurse në Kosovë serbët kanë edhe lapidare, edhe simbolet e veta kombëtare dhe gëzojnë të drejta të plota. Bile edhe ndoshta mbivlerësohen!
Me arsyetimin e kotë se Kosova është ende e dobët dhe ka problemet e veta, disa thonë se duhet t’i drejtohemi më tepër Shqipërisë, atij shteti amë që ka dhe obligim kushtetues të kujdeset për shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative.
Të shohim
sa do t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës, kryeministri Edi Rama kur
të vizitojë Beogradin në ditët në vijim. Natyrisht që do të duhet t’i kërkojë
përgjigje Beogradit për heqjen e lapidarit, për ndalimin e simboleve kombëtare,
për investimet e munguara në arsim e kulturë, për papunësinë e madhe dhe
ekonominë e ultë. Ose thënë ndryshe, duhet t’i përshkruaj qeverisë serbe një
panoramë të Luginës, atij vendi të harruar, të cilin
Një vend i vogël, jetë pasive dhe e varfër, të rinjë të papunë dhe qytetarë pesimistë, banorë që jetojnë pa të drejta dhe ndihen të pasigurtë nga Shteti…kjo do të ishte ajo panoramë e Luginës. Për hir të së vërtetës, është një imazh aspak i denjë për një shtet të ashtuquajtur demokratik, i cili aspiron të jetë edhe anëtar i BE.