| E marte, 21.01.2014, 06:08 PM |
Gjykata malazeze liron nga akuzat
të dyshuarit për krimin e kryer në Husaj të Rozhajës
Nga Ismet Azizi
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë në Bijelo Polje , liroi nga akuza 8 ish ushtarët e ushtrisë Jugoslave të cilët kryen krim ndaj 15 civilve- refuxhatëve në fshatin Husaj (Kalu?erski Laz) vetëm 4 kilometra nga Rozhaja, më 18 prill të vitit 1999. Në këtë aksion të Ushtrisë Jugosllave u vranë 6 përsona, dhe 5 të tjerë u palgosën rënd. Ndërsa bashk me disa rate të ndara janë vrarë gjithsejt 22 refuxhat të cilët kërkonin shpëtim në Sanxhak.
Autorët e
krimit u përpoqën ta fshehin krimin, kështu që ata u përpoqën për t’ifshehur
trupat e të vrarëver, duke ua marrë rrobat
civile dhe i
Pafajësia e tyre u bazua në faktin se në kohën kritike në këtë zonë të caktuar ishte numër i madh forcave paramilitare dhe policore në mënyrë që ushtarët e batalionit që ishin nën komandën e të Akuzuarit Strugar , nuk kanë qenë të vetmit në at vend dhe se teritori ka qenë shum i madh shkruan Pobjeda e Podgoricës.
Lirimi nga akuzat i 8 anëtarëve të ish Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 15 refugjatëve nga Kosova në fshatin Husaj në afërsi të Rozhajës në Mal të Zi, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Verdikti i sjellur nga Gjykata e Lartë e Bjelo Poles , u cilësua si legalizim i krimit dhe i politikës gjenocide, por edhe si një krim kundër njerëzimit ku akterët kryesor mbesin të padëshkuar dhe në liri.Në intervistën dhënë " Zërit të Amerikës", Avokati i viktimave , Velija Muriq, lirimin e të akuzuarëve e cilësoi si shqetësues dhe fajësoi gjyqësorin për politizim të skajshëm.
Z. Muriq
tha "se ky fakt sinjalizon që
Velija Muriq , i cili njëherit është edhe kryetar i Odës së Avoketëve të Malit të Zi paralajmëroi se për qëndrimin e gjyqësorit në rastin e vrasjes së refugjatëve kosovarë do ti njoftojë të gjitha institucionet ndërkombëtare duke apeluar tek ata që të ndikojnë që krimet e luftës në Mal të Zi të trajtohen në mënyrë të drejtë.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bjelo Poles reagoi Bashkësia Demokratike Boshnjake , e cila në një letër të hapur kritikon gjyqësorin në vend , i cili sipas tyre, po legalizon krimin dhe po mbështetë politikën gjenocide. Ndërkaq, partitë politike shqiptare si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi nuk reaguan ndaj këtij rasti edhe pse shoqatat e shoqërisë civile disaherë kanë protestuar ndaj zvarritjes së aktgjykimit dhe ndaj pavarësisë së gjyqësorit.
Komandanti Predrag Strugar dhe shtatë oficerë të tjerë të ish Ushtrisë Jugosllave janë paditur për vrasjen e 15 civilëve shqiptarë nga Kosova dhe për plagosjen e pesë të tjerëve 18 prill të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së në zonën e fashatit Husaj afër kufirit të Malit të Zi me Kosovën.
Gjyqi për rastin e refugjatëve kosovarë ka filluar në vitin 2009 dhe është gjyqi i vetëm për krime lufte në Mal të Zi ku aktgjykimi për lirimin e të akuzuarëve u dha më 31 dhjetor të viti të kaluar.