| E diele, 19.01.2014, 04:00 PM |
XHELKU - ALBANIA
Nga Vlora na vjen telegrami
Për të madhin Xhelku Albani
Me vargje që mi do xhani
Bir i shtrenjtë i këtij vatani
Zemërluani n’Rumani
Si zjarri që lëshojnë drutë
Çdo Albani në çdo skutë
Dojna e dashur sqimëtare
Mjaltë i pikon prej çdo fjale
Besnike, trime dhe bujare
Siç e do tradita shqiptare
Xhelku u rrit e na u rritë
Në djepin e butë patriotik
Xixa strralli i lëshojnë sytë
Këtë vëlla e kemi mik
Edukatë u dha fëmijëve
Kristia si hëna mbi yje
Mjaltë lulesh prej Shqipërie
Aromë e gjallë e çdo shpie
Për të s’vlen paja dhe prika
Për çdo ditë i shtohet merita
Ashtu siç e do tradita
Duhet si Elena Gjika
Ti baba ke Sefedinë
Që drejtonte koloninë
Patriot i mbylli sytë
Amanet e la Albaninë
Bëri bujë nëpër vite
Bir i Kërçovës fisnike
Në momentet historike
Diti të ruajë dhe relikte
Ti je dritë e profesor
Mëndjendritur orator
Si Ismaili ynë në Vlorë
Mal mbuluar me dëborë
Për Bashkimin Kombëtar
Si Nikollë Naço më parë
Si Mihai Trimi legjendar
Diaspora me albanë
Që jeton në ato anë
Xhelkun si busull e kanë
Kreshniku që mban kalanë
Nderimet vijnë nga shtëpia
Dhe nga e
gjithë
Çdo ditë të shtohet lavdia
Ke uratë dhe nga Perëndia
Tomor Lelo
(President i Ansamblit foklorik “Çiçini”,
Vlorë, 25 janar 1995. Zgjodhi për shtyp: B. Y.)