| E hene, 20.01.2014, 06:05 PM |
Shahin
Ibrahimi
Kujtoj vitet
Marr kujtesën shkoj ndër vite
Mendoj kohën që kam vuar
Brengat ngrijnë si stalaknite
Prej regjimit të mallëkuar.
Koha keq tallej me ne
Na dhuronte veçse vuajtje
Mankthe mbushur kokë përdhe
Kujtime nuk ka në ruajtje.
Retë më uleshin tek dora
Qielli tërë trubullohej
Djersën time kurrë se mora
Për një fjalë gjithkush dënohej.
Shumë të fortë e mbanin veten
Por nga fllucka s`ngeli gjë
Eshtrat e saj nën hi u tretën
Dhe ideja s`ndriti më
Ide që na shtuan hallet
Edhe skamjen si dhuratë
Askush me këtë fjalë mos tallet
Ndryshe dita lind sakate.
Akoma po na mashtrojnë
I heshtur e shoh botën me mërzi
Gjithçka e mat me metrin tim,
Mendohem të largohem, a të rri
Gjithçka më ngjan si det në pikëllim.
Ngre kokën lart tavani po rrëzohet
Jashtë në rrugë të fton papunësia,
Në zemrën time dita errësohet
Rrethuar nga paniku, dhe dobësia,
Prej trupit zë të heq rrathët e ferrit
Kjo derë
mbyllur
Kthej kokën shoh urinë e tmerrin
Se atje në vënd të huaj, ska qetësi.
Tingujt e mitingjeve, shesheve më ftojnë
Por shpesh andej largohem i uritur,
Bastardët këngët tona copëtojnë
Kaluan dy dekada duke pritur.
Në jetë shpirti im në terr mbeti
Kjo kohë as kafshatën s`ndan me mua,
Për pakëz fat, me not i hyra detit
Por fati nuk më preku as me thua.
Ndëshkimi i heshtjes
Me heshtjen e gjatë vetëm arsyetoja
Dhe nisa me veten të flas,
Një jetë më të mirë, vetes ti kërkoja
Të prek dhe unë, në jetë pak gaz.
Jetës i lypa mëshirë
I thashë shih si më ke bërë,
Me ju në supe, s`plotasoj asnjë dëshirë
Dhe esëll më thonë ke pirë.
Mjerimi më vrau jetën
Pa para, sta var as miku,
Askush s`pyet për të vëretën
Kohë e idealit iku.
Në agimet e ditëve që vijnë
Realiteti bëhet tym,
Në çdo pore shgjëndrrat mbijnë
Lumturinë kthejnë në vegim.
Heshtja krim, më ndëshkoi Mua
Unë i padjallëzuar e përqafova ëmbël,
Ajo më qante hallin më thosh të dua
Se halli miq, do forcë e zemër.
Në luginën e Bartasheshit
Zemra që jeni duke u përpëlitur
Nga pluhuri i kohës së shkuar,
Rënkimet tuaj e kanë nemitur
Tymin e oxhaqeve të mallëkuar.
Se ndjejmë më erën e bukës së ngrohtë
Mushkritë po na ngjizen me hekur,
Oksidi dhe smogu na brejnë në çdo mot
Në trup mbajmë një ëndërr të vdekur.
Dikur ju pamë si mrekullira
Ju ishit qelb dhe infeksion,
Nga tmerri vetë rënkon natyra
Dhe asnjë pemë rreth jush, s`bleron.
Nëpër boshllëk hapat zvarrisim
Oxhakët tymojnë pa pushim,
Ca zogj me këngë vaji qiellin grisin
Lugina rënkon nën zhgënjim.