| E diele, 19.01.2014, 06:52 PM |
Çfarë mëkati bënë luftëtarët e
lirisë?!
Nga Ismet Uka
Kosova vite të tera ka qen nen okupim, kërkohej rrugë nga shumë analist e mendimtar se si duhet të çlirohemi nga një armik i përbetuar që me dialog e fjalë të buta kurrë se pat njet të largohej nga trualli Kosovës ku jetojnë 95% e popullit shqiptar.
Ndodhen shumë demonstrata greva peticione e shumë lëvizje qytetare të ndryshme që në boten demokratike përdorën për ta vetëdijesuar pushtetin shtetëror që të veproj në harmoni me të drejtën njerëzore e qytetare,Mirëpo Serbia veprimin e vet anti shqiptar as që donte bile ta ndryshonte , sepse le që ishte e fort ushtarakisht e ekonomikisht karshi Kosovës,por për një diskriminim qysh bëhej mbi shqiptar gjeti përkrahje edhe te shumë shtete në arenën ndërkombëtare .Pra sa here shqiptaret e ngritshin zërin për etapa të ndryshme historike kundër padrejtësive që i bënte Serbia. Serbia veç sa e shtrëngonte dhunën dhe represionin kundër neve shqiptarëve edhe se opinioni botëror e dike se çka po ndodh shumë pak kishte reagime në favor të shqiptarëve dhe Kosovës ose ndodhte ndonjë reagim verbal,që nuk kishte rëndësi të madha për shtetin e Serbisë.
Kulminacioni i dhunës Serbe kundër Kosovës u arrit në vitin 1988 atëherë kur Serbia në mënyre të dhunshme e aneksoj kushtetutën e Kosovës duke fut në veprim arsenal të shumtë njerëzor dhe ushtarak,në Kosovë para syve të qisja Evrope që sodë po shtihet demokratike e po pretendon të bëj bashkimin e shteteve në gjirin e saj me qellim që të krijoj siguri njerëzore si në aspektin ekonomik,ushtarak dhe polik.
Shumë intelektual kosovar ishin të vetëdijshëm se populli ishte i pa përgatitur,për me ju kundërvu Serbisë në mënyre ushtarake,dhe filluan të kërkojnë alternative tjetër për me internacionalizuar problemin e shqiptarëve që shtypeshin brenda Jugosllavisë e Serbisë.
Pra puna intelektuale për internacionalizmin e çështjes shqiptare në jugosllavi pati sukses a veçmas kërkesat e shqiptarëve për barazi me popujt tjerë në Ballkan,gjeti përkrahje në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vit mas viti filloj te ndryshohet qëndrimi i shumë shteteve evropiane në të mirë të shqiptarëve të Kosovës .Duke par rezultatet e punës diplomatike dhe politike inteligjenca shqiptare e cila ishte në krye të një shteti të cilin e kishte shpall por ishte nen një okupim të hekurt filloj gradualisht përpos punës diplomatike ta përgatis popullin edhe për një luftë të armatosur kundër pushtuesit Serb .Serbia ketë veprim të shqiptarëve e përcillte me një kujdes të madh dhe në vend që të ulej dhe të bisedonte me krerët e shtetit të Kosovës ketë sugjerim Serbisë ja bënin edhe ndërkombëtarët mirëpo Serbia nuk ju bind dialogut e zgjodhi rrugën e luftës edhe se i kishte vijat e kuqe se luftë nuk guxon me pas në Kosovë.
Pas çlirimi të gjithë e dimi se filloj një jetë e re në Kosovë popullata që ishte larguar nga zanat e luftës për shtete rreth Kosovës si në Shqipëri,Maqedoni dhe Mal të Zi filloj të kthehet në Kosovë me një shpejtësi marra mendëse edhe se disa e diheshin se nuk kanë ku të kthehen sepse okupatori Serb me paramendim ua kishte djeg shtepit.
Mirëpo
popullata u kthe në vendin e vet ku ja filloj punës e një jete të re me
veshtersi të madha por më nuk ekzistonte frika se mos po sulmohet nga
Luftëtarët të cilët u kishin shpëtuar fronteve të luftës u kthyen si ngadhënjimtar neper shtëpitë e veta të cilët luftëtar pronat i gjeten të shkatërruara besa edhe nuk i gjeten edhe shumë anëtar të familjes sepse ato familje ishin cak i sulmeve në radhë të par I ushtrisë serbe.
Tani kjo forcë ushtarake e cila ishte përballur me ushtrinë Serbe për faktorin ndërkombëtar filloj të paraqes problem sepse tani vet ndërkombëtarët ishin prezent me ushtrinë e vet e quajtur NATO për ta ruajt paqen e sigurinë të secilit qytetar të Kosovës pa marr përsysh nacionalitetin e qytetarit .Pra filluan presionet kundër komandantëve të luftës që UQK-ja sipas sugjerimeve të ndërkombëtarëve gjithsesi duhej të çarmatosej dhe ushtaret e saj ti kthehen jetës civile si me qen ata far rojtaresh të ndonjë bashqje perimesh e jo luftëtar që luftuan për lirin e popullit të Kosovës .Mirëpo një sugjerim i ndërkombëtarëve të gjithë e dimi që nuk u pranua ku u bë një kompromis i dhembshëm në dëm të UQK-ës jo të çmobilizohet por të transformohet nga një ushtri në një trup mbrojtëse të Kosovës me detyra jashtë domenit të ndonjë ushtrie të Kosovës që kish për ta mbrojt territorin e saj.
Në ketë trup mbrojtëse të Kosovës u inkuadruan shumë ushtar të cilët kishin përjetuar frontet e luftës por fatkeqësisht edhe shumë prej tyre kishin mbet jashtë kësaj trupe që brenda saj trajtoheshin,me rroga solide,Kurse këta çka kishin mbet jashtë saj u ballafaquan me tona të këqijat çka lufta i kishte lan mbrapa veti.
Krahu i luftës filloj të themeloj parti politike për tu kyç në institucionet e Kosovës,dy komandantet e luftës formuan dy parti njëra me emrin Aleanca për ardhmërinë e Kosovës kurse tjetra Partia demokratike e Kosovës .Në zgjedhjet e para fitoj partia që flitej që kishte qen jashtë frontit të luftës dhe nga këto dy parti akuzohej si mohues e luftës çlirimtare por në realitet pas zgjedhjeve për ta udhëheq pushtetin shtetëror hyri në koalicion Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës dhe Dr Ibrahim Rugova si kryetar. Tre muajt e par të qeverisjes nga Ramush Haradinaj u morën si shumë të suksesshëm,si nga vendoret ashtu edhe nga ndërkombëtarët në anën tjetër nga partia tjetër e krahit të luftës kishte kritika të mëdha për kyçjen në koalicion me LDK- ën .Por një qeverisje e tillë nuk zgjati shumë pasi që Ramushit ju deshtë ta ndërpret mandatin dhe të shkoj në Hagë si i akuzuar për krime lufte që krejt në fund doli pafajshëm.
Mbi të gjitha hap mas hapi vjen në pushtet edhe partia tjetër e krahit të luftës tani kjo parti orientohet në ndërtimin e rrugëve për disa regjione të caktuara të Kosovës sidomos në Drenicë pasi që atje lideri i kësaj partie e konsideron si fole e rezistencës kundër okupatorit Serb,duke harruar se një përcaktim i tij është i gabueshëm dhe veprim shumë i pa pranueshëm se luftë pati në ter Kosovën kurse regjionet të cilat ishin të sulmuara më shumë ndihmoheshin edhe materialisht por edhe me përforcime në njerëz e armatim nga regjionet tjera.
Gjatë këtyre viteve sa kanë qen në pushtet marr në përgjithësi të gjitha partitë politike i ka përcill një deformim në pushtete si,në ato legjislative ashtu edhe ekzekutive që në radhë të par njerëzit që e barten barrën më të rënd për lirin e pavarësinë e Kosovës u harruan dhe metën jashtë çdo përkujdesje sociale ,ekonomike,arsimore ,dhe shëndetësore.
Lufta politike për çlirimin e Kosovës intensivisht ka filluar në vitin 1988 në radhë të par klasa punëtore e Kosovës fuqishëm i kundërshtoj ligjet e Serbisë si të pa pranueshëm për zbatimin e tyre në praktik .Prandaj mas saj vjen shëndetësia,arsimi si dhe administratat komunale së bashku me policin e Kosovës që do të thotë ndodhi një padegjueshmeri kolektive qytetare që Serbia duke kujdestaruar me ushtri dhe polici të pregaditur shumë mirë për territore të Kosovës që si kundërshtoheshin ligjet Serbe menjëherë intervenonin dhe me anë të forcës punëtorët u përzinin nga vendet e punës.
Pra Serbisë i dështoj themelimi i pushteteve komunale me ligjet e dala nga kushtetuta e tankseve që Kosovës ja kishte marr autonomin me anë të dhunës por me veprimet e saj dhe nxirjen nga puna me dhunë më shumë se njëqind mi punëtor shqiptar krijoj një varfri të madhe brenda Kosovës që popullatës shqiptare si mbeti tjetër vetëm ti marr rrugët e mërgimit.
Dhe filloj një shpërngulje e madhe e shqiptarëve drejt shteteve perëndimore të zhvilluara ekonomikisht . Koncentrimi i shqiptarëve numër i madh u vendosen në Gjermani,Zvicër,Danimarkë,Holandë,Norvegji,dhe Suedi .Këta mërgimtar e barten barrën më të rënd,në mbajtjen e popullatës e cila mbet brenda Kosovës në radhë të par të familjeve të veta e pastaj edhe duke mos kursye edhe dërgesat për familje tjera ndihmesat për arsim të nxënësve neper shkolla që mësonin me programe të R. Kosovës,deri te ndihmesat me para për përgatitje për luftë si trajnimin e ushtarëve për front blerjen e armatimit sigurimin e ushqimit,veshmbathjes,mbulojës e shtrojës,por edhe pjesëmarrja e tyre drejt për së drejti në frontet e luftës çlirimtare.
T gjitha këto diasporës shqiptare i ranë n ujë dhe ndaj tyre në vend që të seleksionohen dhe tu njihet statusi i veteranëve që ndihmuan luftën dhe të pasoj najë vendim për ndonjë shpërblim ose lehtësim në sjelljen e mjeteve të punës pa akcizë e pa,carin nga vendet ku janë mërgimtarët me rastin e hyrjes në Kosovë u merret haraçi në kufi kinse për sigurimin e automjeteve të tyre kurse sigurimi që ata e bëjnë ju vlen për krejt shtetet evropiane kurse në Kosovë jo.
Shumë ushtar të cilët erdhën nga diaspora për të luftuar në frontet e luftës kundër Serbisë si mori fund lufta të vetëdijshëm për gjendjen e rënd që dominon ekonomike në Kosovë prapë u rikthyen për vende kah kishin ardhur dhe sodë e asaj dite ata njerëz as që i përmend kush.
Shumë ushtar të UQK- ës që e rrezikuan trupin e jetën e vet e besa disa të mbetur edhe invalid kanë mbet në pik të hallit pa kurrfarë përkujdesje të dërmuar edhe të mbetur pa strehë kurse koleget e vet të kyçur në politik e besa edhe në pushtet po luajnë me pare kurse këta si luftuar të mbetur në rrugë po vuajnë për bukën e gojës .Kurse qytetarëve të cilëve ju shkatërrua pasuria nga Serbia këtij pushteti as që i ra ndermen me bë padi kundër saj dhe Serbia me i paguar dëmet e luftës .Por pushtetet komunale e as aj qendror nuk ndan buxhet që të ndihmohen qytetaret që ti sanojnë dëmet për shtëpia të banimit por qytetarët shqiptar u detyruan vet me borxhe të mëdha ti sanojnë dëmet e ti rindërtojnë shtepit .Pushtetet komunale menjëherë mbas ri ndërtimit i detyruan qytetarët e djegur .Të pa punë e të dërmuar nga pasojat e luftës ta paguan tatimin në pronë që shumë prej tyre nuk janë duke mundur me bë pagesën pasi që shtepit e banimit nuk prodhojnë as gjë,kurse kamatat e larta për tatim veç sa po javë rritin borçin qytetarëve .Kurse ndaj qytetarëve Serb pushteti ka tjetër qasje shtëpitë e banimit kotecet e derrave mobilimin e shtëpive javë ka bë të gjithëve e prapë se prapë akuzat Serbet kundër shtetit të kovës nuk janë duke i ndal e ky pushtet me kit veprim që është duke e ber po e dëshmon veten se nuk merret me hallet dhe problemet e qytetarit.
Kjo shoqëri herët a vonë duhet të zhdehet dhe njerëzit që dhanë shumë për lirin e Kosovës nuk bën të luhet me ndjenjat e tyre dhe të hedhen në margjinat e harresës se mundi dhe djersa e tyre sakrifica do t ’na mallkoj dhe nuk do t’ na lëshoj me shku përpara.
Veteranët e luftës dhe të gjithë ata që një far forme e ndihmuan lirin e Kosovës,duhet të jen nen përkujdesje institucionale ashtu siç duhet të jetë secili qytetar i Kosovës,por veteranet e luftës familjet e dëshmorëve,duhet të kenë një vend të veçante ashtu qysh praktikohet për të gjitha vendet e civilizuara që veteranët e luftës e kanë të garantuar vendin e nderit dhe përkujdesje të posaçme,në shoqëritë e çliruara nga armiqtë që i kanë okupuar e ua kanë mohuar lirin në vendin e vet .Sodë shumë punëtor që rezistuan kundër ligjeve Serbe që donte ti fuste në përdorim në Kosovë fuqishëm u kundërshtuan nga punëtoret e Kosovës e Serbia i qiti në rrugë e kanë merri fazën e pleqërisë sodë ata duke ju mohua stazhi i punës krahasohen me kategoritë sociale të cilët kurrë nuk kanë qen në mardhënje pune. Institucionet e dala nga vota e popullit në mënyrë të organizuar e institucionale duhet ti trajtojnë problemet e qytetarëve në harmoni me ndodhitë e së kaluarës sepse ndaj qytetarëve që dhanë shumë për lirin e Kosovës duke filluar nga punëtoret në ekonomi arsimit shkencë e kulturë,punëtorët e administratës ish policisë ky pushtet është duke vepruar ndaj tyre në mënyrë diskriminuese sepse veprimet e tyre sa ishin në punë në vitet 1988-1990 ishin veprime që kundërshtonin vendosjen e pushtetit Serb në Kosovë e për ata Serbia morri masën e ndërprerjes së mardhënjës së punës .Prandaj sodë duhet secilit qytetar të Kosovës ti sigurohet një paç sociale e ekonomike sepse grushti i tyre ishte grusht që se pranoj kurrë pushtin Serb që të instalohet në Kosovë,prandaj luftëtarët e lirisë dhe punëtoria kosovare nga ky pushtet nuk bën të trajtohen si mëkatar që bëjnë mëkate kundër popullit të vet por të trajtohen si njerëz të merituar që e sollën lirin dhe pavarësinë e Kosovës.