Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Besar Shkëmbi

| E diele, 19.01.2014, 03:39 PM |


Besar Shkëmbi

 

Cfare dhuratash do te na sjelle ky vit i ri

 

Cfare dhuratash do te na sjelle sivjet ky vit i ri

temperatura te uleta

vazhdimin e luftes n´Siri

 

Lufta do t´vazhoje edhe ne Avganistan

femije guresh n´Palesltine

edhe kah ka muslimane

 

Gjashte fuqite e medha

Irakun kercnojne

e shtata prej tyre mundohet ta mbron

 

Pune te mjaftueshme do t´jelle per per policite

Dhuna do te shtohet edhe me shume kete vit

ashtu sic po shohim e lexojme ne media cdo dite

 

Nga vendet arabe ashtu si ne Ukrahine

si ne Itali Spanje edhe Grecine

azilante te shumte do t´prekin Gjermanine

 

Ne bankat boterore do t´bjere krizen per para

shume shtete te botes do t´kerkojne hua

per cka do t´paguajne kamata shume te medha

 

Disa nga dhuratat do t´jene per Serbine

t´pergedheluren e Brukselit

shtrigat n´kuvendin e shtrigave sivjet do ta shtijne

 

Dhurata e radhes per shkijet n´Serbi

eshte vazhdim i mashtrimit t´Thacit

derisa ta fute Kosoven prap ne ghi

 

Per shkijet n´Serbi do te sjelle

edhe shume dhurata tjera

me Kosoven marreveshje te reja

 

Edhe per neve do te sjelle sivjet ky vit i ri

per t´pagjeturit lote nenash

ballafaqimin tone me Serbi

 

N´cepallat e motrave tona do t´sjelli  shume lote

nga friga t´merrohem dhe i lutem t´mqadhit zot

te mos  sjelle keso dhuratash edhe tjetrin mot

 

Ne thesin e tij ka edhe shume dhurata

burgosjen e fjales se lire ne media

ne vend te fajtorit t´pafajshem n´gjykata

 

Ne vend te korrupuarit i pakorruptuari

ne vend ta pasanikut do te del varfanjaku

me cigareshites mbushet plot sokaku

 

Mauricio do t´vazhdoje avazin e vjeter

Burgosje te reja prap do t´kete  ne Prishtine

te gjithe komandantet tone ne burg do t´na i shtine

 

Te sundoje  i lire Thaci

ka lidhe me te nje kontrate te re

ta fute  edhe Jakupin se s´eshte me te

 

Kush  do e ze vendin e luan mbretit ne pyll

Nga bishat e egra peshe do zgjohet  mali

do garojne mes tyre kush do t´jete i pari

 

Ne thesin mbi supse sjelle edhe nje „dorf“ t´ri

Pervec ke tyre neve do kemi edhe shume dhurata

byrot e Puesimit plot me rende t´gjata

 

Pastaj ne thes ka pa prinde plot femije

te ri e te reja qe bejne dashuri

Shkollat do t´na mbushen me t´verdhe me t´kuq e me t´zi

 

Nga thesi i vitit te ri dolen edhe dy dhurata  tjera

ndryshimin i motit

edhe katastrofat qe do vijne drej prej zotit

 

 

N´token tone i thirrem shki

 

Prej kah erdhi gjithe kjo ere

me aq zhurme e potere

 

Shtrige doli vrik nga mali

n´vendin tim turrin e ndali

 

Prej kah erdhi i gjithe ky dreq

qe na solli mot te keq

 

Bashke me te erdhen shume bisha

token tone e mbulan kisha

 

Nga Karpatet ky lugat

erdh´ te ne te fryhet gjake

 

Me lugatin ngulen kthetrat

sorra t´smuare dhe Kuqedrat

 

Murmurime  sollien me veti

sikur t´vinte vet qameti

 

Hip n´kuaje e ne e koci

n´token tone i thirrem shki

 

Na e zune diellin na zune  driten

Erresterre  na e ben diten

 

Se ujkonja kishte zanat

mish njerut te ha cdo nate

 

Para babes dhunuen cilken

N´qafe femijesh ngulen thiken

 

Nen´s ia prene te vetmin djale

ngase t´tjeret ia vrane n´mal

 

Mbet i vetem baba plak

u detyrua te dale kacak

 

Per te bijet te marri hak

dushkun shtroje gurin jastak

 

 

Rrahishte e lane malin

 

Ia vodhen fjalet kenges

lisin lane pa dege

nenen pa t´bijen

e t´bijen pa nane t´vet

 

Pasi i pren lisat

rrahishte e lane malin

na i vodhen notat

moren pentagramin

 

Tani vargje s´ka

s´eshte as melodi

vere e zeze nuk eshte

qe te mund ta pi

si ta quaj ndryshe

vec melankoli

 

 

Odat tona

 

Sic e kishin adet kullat

neper oda rrinin burrat

te zote e sh´pive ule kembekryqe

qe percillnin e pritnin miqe

 

Odat tona dikur shkolla

ku pleqeroheshin pleqeri t´holla

per t´iu vu enes kapaku

gjithmoe ne ode pytej plaku

 

Per nje vajze t´mos derdhej gjaku

t´mos shkoje koka te pshtjellaku

per nje megje t´mos vrietj vllau

pse keshtu e lypte shjau

 

Ndonje i ri bente kafe

degjojne plakun kah bene llafe

tjeret ule ne anen tjeter

cfare ju toshte t´punojne neser

 

Kur n´rrezik ishte atdheu

sikur ngjallej Skenderbeu

s´kish´ me krere as bajraktare

sikur nje i conte ushtare

 

E kur dimrit binte bora

ne oxhak kercitnin cungat

kendohej kenge ne cifteli

loje kapucash luanin burrat