| E shtune, 18.01.2014, 08:29 PM |
PO
Nga Gjon Neçaj
Donika Gërvalla, vajza e patriotit Jusuf Gërvalla, sipas mediave të Kosovës, duke folur për vrasjen e babait , Jusufit , Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 17 janar 1982, ka thënë se qeveria gjermane po vazhdon hetimet për këtë vrasje. Duke folur rreth këtyre hetimeve në Gjermani, Donika ka theksuar se në dosjen e hetimeve ka edhe emra të pjesëtarëve të qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, haptazi ajo ka kritikuar edhe qëndrimet e qeverisë aktuale kosovare në lidhje me bisedimet me Beogradin, kursin e ndjekur nga LDK-ja dhe drejtuesit e saj, etj., etj.Duhet të ikin lëvizja statike e LDK-së, theksoi Gërvalla.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për udhëheqjen e re të Prishtinës dhe në këtë plan nuk është pajtuar me disa hapa të kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, sidomos ndaj simboleve të Kosovës dhe trajtimit që ai i bën disa personaliteteve të saj , si ish-presidenti Rugova, etj.
E për
ç’ka ngriti vajza e Jusuf Gërvallës në intervistën e saj, kishte plotësisht të
drejtë për mendimin tonë, pasi vërtetësitë e mendësitë e shqiptarëve të
stërmunduar kohërave bartin ende sot mbi lodhjen dhe pritjen e gjatë të
ndryshimit, e ku shteti amë ka 23 vjet me një popull të shumëvuajtur shqiptar
dëgjon sloganin e perhershem '' drejt Europes, drejt Europes !''.
U desh kaq, e t’i hidhet benzinë zjarrit në Kosovë, Shqipëri e kudo.Donika Gërvalla quhet komuniste, mbrojtëse e idelave të diktatorit Hoxha, e bile media prestigjioze nuk ngurruan të botojnë foto të Donikës me Enverin, ndërkohë kur ajo ishte vetem 3 vjeçe, etj., etj.
Atëherë ‘patët me Donikën ?!