| E premte, 17.01.2014, 09:00 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
EDHE ËNDRRAT KISHIN FJETUR
Stina e zbehur
Ishte e sëmurë
Anemike
Flinte për çdo ditë
Në brinjët e Shasit
E shkërmoqur
Koha e thinjur
Merrte ilaçe
Për ditë të lume
As gjumi
Nuk bënte gjumë
As ëndrra
Nuk ëndërronte
Në stinën e lodhur
Edhe ëndrrat kishin fjetur
Nga erë e tokës
Nga ngjyrë e lirisë
20 gusht 2011, Liqeni i Shasit
MË THOSHTE BURRI
Më thoshte burri
Do e kalojmë edhe këtë urë
E pastaj:
Në shuplakat tona
Do të rriten lulet
Në qerpikët tanë
Do të
blerojë
Në kafkat tona
Kulla do i lidhë plagët
Do ecim
Vertikalisht
Më thoshte
BURRI
E unë
I besoja
SHPIRT I TRAZUAR
Na pate thënë
Se as fëmijë nuk ke qenë
Kur ke kaluar
Këmbëzbathur
Mbi varre të heshtura (varrë)
Nëna në ndarje ka qarë
Verbuar ishte
Vite më vonë
Nga dhembja e mërzia
Na pate thënë
Edhe sot kur sheh ëndrra
I aglomeron dhembjet
E i prek me gjuhë
Kafkat e kuqe
Në barrikadim për rrënjët
Sa shumë ëndrra
Sa shumë udhë
Deri te malli
E vatani
Bacë
Për këtë ditë të madhe
SA
O zot
Sa i madh Atdheu i pllakosur
E sa e grisur
Harta e Atdheut
Biri im
Për çdo mbrëmje
Pikturon
Shtëpinë
Në ballin e gjyshit
Akoma vizatojmë
bashkërisht
Fikun e ullirin
që vije pa u ndalur
aromë dhembje
HESHT TIVARI
Fiku qindvjeçar
Hesht
Unë i trokas
Në kraharor
E zgjoj nga gjumi
Brinja e stërzgjatur
E hap oborrin
E kufomat
Më flasin
Në shqip
Duke e akuzuar historinë