| E premte, 17.01.2014, 08:33 PM |
Beqir
Cikaqi
THONË SE...
(Jusufit, Kadriut, Bardhoshit)
Thonë se ujqërit nuk flejnë
as natën...as në borë...as në acar...
kur kërkojn gjahun...
- ah bishat e mallkuara
I ftohti i çmend ujqërit
në zgjedhje të gjahut
jorastësiaht në Untergrupenbach
llavë egërsirash
endej atë natë janari
për ta skuqur borën
me gjakun e engjujve
e ti shëndrrojnë në yje të pashuar
Thonë se yjet nuk shuhen
edhe nëse bien
ne tokë... në ujë...e në borë...
shkëndijat e tyre mbeten të bëjnë dritë
në rrugën për në mëmëdheun e coptuar
Thonë se të vdesësh për liri...
për ri-bashkim e Atdhe
është shpërblim i jetës
Ju(tre) yje të bekuar përjetësisht
vazhdimisht shëndritni
me dritë të pashuar
-eh liri sa shtrejnëta dhe e ëmbëla je
Thonë se krenaria është
për ne lavdia atdhetare
Ju kishit ideal, ju kishit punë
ujqit kërkuan prenë
pa ditur se natën e përgjakur
nuk vdiq atdheu
por ju tre përjetësisht
u bëtë yje për udhëtregues
drejt pjesëve të Shqipërisë
Thonë se
në Dubovik e Poliçkë
nuk bënë vaj as nuk derdhen lot
dy nënat kosovare
se që kur i linden ata tre
i bekuan me atdhedashuri
i kalitën me idealin kombëtar
për mëmëdheun
për gjeneratën
për brezat…
Thonë se
edhe pas tridhjetë vitesh
kitara e Jusufit
vazhdon akoma tingujt
me “këngën e pa mbaruar “
pa iu këputur asnjëherë telat
me të njejtit ritëm
e lapsi i Kadriut
shkruan gjithnjë poezi
kushtrimi për “këngët e lirisë”
me të njejten ngjyrë.
-thonë se.. thonë se... thonë se...
në çdo përvjetor
keni diçka për të na thënë…