| E premte, 17.01.2014, 09:11 PM |
Peligrinazhi i zotit Rama në
linjën nga Prizreni në
Nga Enver Bytyçi
Njoftimi
i të mërkurës së kaluar nga ana e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Mrkiç, se
kryeministri shqiptar, Edi Rama, muajin e ardhshëm do të vizitojë Beogradin dhe
se në këtë takim do të flitet për Kosovën, ka tërheq vëmendjen e qarqeve të
shumta shqiptare e antishqiptare, të ekspertizës e të vetë publikut. Kjo ndodh
jo thjesht për faktin se pas vizitës së diktatorit Hoxha të nëntorit 1946, kjo
është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Serbi. Më së shumti për faktin
se Mrkiç u shfaq i entuziasmuar se në takimet e Ramës me krerët më të lartë të
shtetit të Serbisë do të flitet për Kosovën. Pikërisht kjo pjesë e axhendës
Rama në
Në të
vërtetë është e duhet të jetë praktikë normale në marrëdhënieve midis shteteve vizita
e ndërsjelltë e autoriteteve shtetërore, sepse përmes kontakteve të tilla
rritet interesi i palëve për bashkëpunim, aq më tepër në kushtet e një rajoni,
i cili synon të mbërrijë përmes integrimeve lokale në dyert e Kontinentit
Europian. Por a është në interesin strategjik të Shqipërisë dhe të Kosovës që
kreu i ekzekutivit shqiptar, cilido qoftë ai, të bisedojë për Kosovën në
Në analizën e kohës për propozimin e presidentit serb, Tadiç, për lidhjen e drejtpërdrejtë Tiranë-Beograd të zgjidhjes së konfliktit, kisha argumentuar se nëse qeveria shqiptare do të pranonte këtë propozim, atëherë do të kishim disa pasoja shumë të rënda për çeshtjen ende në rrugëzgjidhje të shqiptarëve.
Së pari, bisedimet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të mundësonin automatikisht që zgjidhja të jetë në favor të serbëve. Kjo sepse në tryezën e bisedimeve do të vihej opsioni i ndarjes së Kosovës. E sido që Kosova të ndahet, përfituesi i vetëm është Beogradi, ndërkohë që humbësit e mëdhenj janë shqiptarët. Ky argument është përforcuar në rrejdhën e zhvillimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë konkretizuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe disa marrëveshjeve të tjera. Ndonëse gjatë kësaj kohe pala serbe teorikisht iu është përgjigjur kërkesave të Brukselit për nënshkrimin e marrëveshjeve në fjalë, praktikisht ka vepruar në drejtimin e kundërt, duke krijuar idenë e statukuosë së konfliktit, ose të konfliktit permanent në veri të Kosovës, me qëllim lodhjen e komunitetit ndërkombëtar dhe ndarjen e saj.
Agjencia Austriake e Lajmeve me 21 shtator 2012 njoftonte për një deklaratë të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për ndarjen e Kosovës. Ndërkohë asokohe askush nuk u shqetësua e askush nuk pyeti nëse kjo ishte një ide, një përceptim apo një përpjekje e Beogradit për të realizuar këtë ndarje. Në atë lajm u njoftua se shefi i ekzekutivit të Serbisë ishte i bindur që ndarjen e Kosovës do ta pranonte edhe Prishtina. Këtë pjesë po e riprodhoj fjalë për fjalë të shprehur në gjuhën gjermane për ata që mund ta kuptojnë ose duan ta përkthejnë. (Er sei sicher, dass dies von Kosovo-Albanern in Pristina (Prishtina) akzeptiert ëürde, sagte der sozialistische Politiker). Pikërisht kjo deklaratë e kryeministrit aktual të Serbisë, i cili do të jetë mikpritësi i kryeministrit shqiptar, Rama, më bën të arësyetoj se diskutimi për Kosovën midis dy homologëve do të jetë në funksion të idesë fikse të udhëheqësve të Beogradit për ndarjen e Kosovës.
Cili do të ishte kompromisi, cili do të ishte shpërblimi, kush do të fitonte e kush do të humbiste, të gjitha këto janë objekt i një analize të pasojës së bisedimeve Rama – Daçiç për Kosovën. I njohur është fakti se kryeministri shqiptar më së paku është krejt injorant sa i përket njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve që ai mban e duhet të mbajë ndaj kësaj çeshtjeje themelore për shqiptarët. Që zoti Rama ka njohuritë minimale sa i përket konfliktit shqiptaro-serb dhe qoftë edhe për këtë arësye do të bëhej viktimë e Beogradit, kjo nuk ka nevojë të dokumentohet, pasiqë opinioni publik është i njohur me gafat e tij në këtë fushë. Por dyshimi nuk ka pse të mos shkojë përtej këtij konstatimi. Trashëgimia e zotit Rama dhe partisë së tij sa i përket lidhjeve me Beogradin është e hidhur dhe besohet që kjo trashëgimi shihet si nostalgji e brezit të sotëm të Partisë së Punës, shto këtu Partisë Socialiste, për lidhjet e hershme midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, aq sa ka mundësi që zotit Rama kur të shkelë në Beograd t´i përfytyrohet vizita e diktatorit e para 66 viteve si dhe përulësia e tij para Titos.
Përulësia
në marrëdhëniet me fqinjët e me fuqitë e tjera e politikanëve socialistë është
një traditë e trashëguar gjithashtu për shkak të nevojës për ruajtjen me çdo
kusht të pushtetit. Ky tipar dallues e komplikon axhendën e bisedimeve për
Kosovën të kryeministrit shqiptar gjatë vizitës së tij në
Së dyti,
bisedimet për Kosovën në
Ndërkohë
një përpjekje e Ramës për t´u marrë në Beograd me Kosovën do ta kthente
procesin e zhvilluar në mbi 20 vitet e fundit në zero dhe kjo do t´i kushtonte
shqiptarëve dhe lirissë së tyre aq shumë, pa kurrëfarë mundësie rikuperimi dhe
riciklimi të rikthimit në normalitetin e sotëm. Edhe nëse thjesht do të
bisedohej për Kosovën, pa premtuar asgjë, e pa marrë asnjë vendim,
Së treti,
një trajtim i problemeve të Kosovës midis Ramës dhe Daçiç do të zhvleftësojë
institucionet e Kosovës, udhëheqësit politikë të saj dhe do të shkaktojë një
përçarje të re midis shqiptarëve të elitës politike e intelektuale. Zoti Rama
edhe në këtë rast mund të ketë mbështetjen e Rexhep Qoses ose Adem Demaçit, por
ende nuk është e qartë nëse do të ketë mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
Por edhe nëse ai do ta ketë mbështetjen e kryeministrit Thaçi, siç e përmend
Daçiç para 17 muajve, me siguri se do të hasë në rezistencën e të gjitha
subjekteve të tjera politike në Kosovë, përfshirë edhe
Ndërkaq
në Shqipëri zoti Rama gjen dhe do të gjejë mbështetjen e qarqeve të caktuara në
qëllimet dhe axhendën e vizitës së tij në
Prej
kohës kur Tadiç dhe Daçiç kanë lëshuar tezën e ndarjes së Kosovës ka rrjedh
shumë ujë nën urën e lumit Ibër. Është nënshkruar më 19 prill të vitit të
kaluar një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e
marrëdhënieve midis të dy vendeve në konflikt. Në Kosovë janë bërë formalisht
zgjedhjet lokale të çertifikuara edhe për Veriun e vendit. Dhe në Prizren u
mblodhën më në fund të dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë e kryesuar nga
Edi Rama dhe ajo e Kosovës e kryesuar nga Hashim Thaçi. Mbledhja e para një
jave në Prizren ishte e para e këtij lloji, por shumica e analistëve e
portretizuan atë si një shou mediatik, ashtu siç rezulton të jetë marrëveshja e
19 prillit 2013 midis Daçiç e Thaçit si dhe zgjedhjet lokale në veriun e
Kosovës. Edhe vizita e zotit Rama në
Shou mediatik, mashtrimi i publikut, ngjyrat e akteve të tilla u janë shitur shqiptarëve shpesh herë si pjesë e përpjekjeve titanike të qeverisë së Kosovës dhe së fundi të qeverisë së “rilindjes shqiptare” në interes të kombit shqiptar. Deri të mërkurën e kaluar patëm përshtypjen se Rama me mbledhjen e Prizrenit kishte interes të tijin jetik të amortizonte akumulimin antipatriotik të tij në rastin e ndërtimit të Rrugës së Kombit, një vepër strategjike kjo, e cila flet një million heë më shumë sesa një letër e mbushur me bojën e një marrëveshjeje strategjike, e cila u nënshkrua nga të dy kryeministrat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Menduam se Thaçi ishte i interesuar që të rikuperojë kapitalin politik për shkak të dështimit të tij në bisedimet me Beogradin.
Por
zbulimi që vjen nga Beogradi për axhendën e vizitës së zotit Rama në Serbi na
bën të dyshojmë edhe më shumë në atë çfarë ndodhi me mbledhjen e përbashkët të
qeverive në Prizren. Dyshimin na e kishte mëkuar dhe heshtja e medias e
institucioneve të Serbisë, ndërkohë që ato nuk lanë rast pa reaguar ndaj një
deklarate kundër fobisë ndaj shqiptarëve të ish-kryeministrit Berisha në
nëntorin e vitit 2012. Tani, nëse temë diskutimi do të jetë Kosova në Beograd,
është e sigurt se mbledhja e dy qeverive në Prizren ishte një lojë politike në
prapaskenë për t´i dhënë zotit Rama kapitalin politik të nevojshëm dhe për ta
përforcuar atë “në patriotizmin e tij” në marrëdhënien e re me Beogradin. Se
cili është roli i zotit Thaçi në këtë pingpong politik, koha do të mund ta
sqarojë. Vetëm një gjë është e njohur: Ish-kryeministri i ndjerë i Serbisë,
Zoran Xinxhiç, kishte shprehur në vitin 2002 dëshirën e tij që ndarjen e
Kosovës ta realizonte me zotin Thaçi e jo me zotin Rugova. Ndërkaq zoti Tadiç,
duket se ka marrë dakordësinë e Thaçit në rekrutimin për Kosovën që do t´i bëjë
zotit Rama. Peligrinazhi I Prizrenit po transferohet në