Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjergj Kabashi: Mutalip Karaademi, Lavdrim Muhaxheri dhe «zgjimi musliman» i një pjese të kombit shqiptar

| E enjte, 16.01.2014, 10:01 PM |


Mutalip Karaademi, Lavdërim Muhaxheri dhe «zgjimi musliman» i një pjese të kombit shqiptar

Nga Gjergj Kabashi

Mutalip Karaademi është një shembull tipik i shqiptarit të Maqedonisë, i cili vet apo me prindërit,  në një kohë e merr rrugën e mërgimit për në Zvicër, ku qetësohet e rehatohet nga traumat që si pothuaj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, i ka përjetuar nga dhuna e vazhdueshme e ish-shtetit serbojugosllav dhe e «shtetit të tyre», Maqedonisë. Êshtë interesant të përkujtohet një fakt i ditur se eksperimentimi i parë antishqiptar me shqiptarët është ai i njohur në historinë shqiptare kur pjesa e kombit jashte kufinjve te Shqipërisë së sotshme administrative mbeti nën pushtimin e dikurshëm te Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e njohur shkurtimisht si SKS. Në atë kohe edhe vet mbretëria e dominuar nga serbët me mbretin në krye, ua bëri një shërbim djallësor shqiptarëve, arrnautëve të stërkequr e mendërisht të thuash të turqizuar, që të mos «kaurrizoheshin». Do të thotë të mos ndjeheshin me ndergjegje kombëtare shqiptare nën pushtimin e ri serbo-sllav, pas rënies e tërheqjes luftarake te Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare etj.

Qysh ne këtë kohë të ndjeshme për forcimin e shtetit të mbizotëruar e udhëhequr kryesisht nga serbët, mbreti i Serbisë së asaj kohe (SKS-së), e hapi zemrën dhe mendjen që shqiptarët ti "kulturonte", duke ua hapur Medresen e njohur te Shkupit, shkollën e hoxhallareve me shkollim te mesëm, - në mënyre që këta hoxhallarë të ishin vazhduesit e mësimeve për islamin të trashëguara nga hoxhallarët osmanli dhe që ta bënin atë që e kishte filluar e zbatuar pushtimi osman me shekuj, islamizimin si shkallen e pare dhe turqizimin si epilog te qëllimeve të tilla pushtuese. Se sa i brengosur ishte mbreti i Serbisë për shqiptarët flet fakti se përderisa në njërën anë shqiptarët me cdo kusht e mjet donte ti kishte të lidhur me islamin, në anën tjetër diplomacia shtetërore  e po atij mbreti, perhapte propagande se shqiptarët as që ishin njerëz si të gjithë e racat e tjera të kesaj bote, por ishin një produkt-mbeturinë njerëzish «me bisht» të Perandorisë Osmane.

Shqiptarët e pushtuar e të ndarë nëpër republikat etnike te ish-Jugosllavisë «multietnike», ku pyeteshin vetëm serbët dhe kombet që e përbënin atë ish-shtet, dhe ku «pakica» kombetare shqiptare kishte disa lloj trajtimesh, varësisht nga krahina (KSAK), apo republika ku jetonin, nuk patën të thuash asnjëhere mundësi të shkollimit dhe arsimimit autentik, pasi shkollimi i ketij populli ishte  nën perkujdesjen e elitave politike, kulturore, arsimore të kombeve të tjera, pra të serbëve, maqedonasve, malaziasve…

Nën pushtimin pasosman, sidomos pas periudhës se «partizanve të Titos », shqiptarët më të diskriminuar e shkelur mbetën ata të Maqedonisë, ku pushteti i maqedonasve sllav e bëri të pamundurën përmes politikës se vet shtetërore të përpunuar e të gatshme nga elaboratet dhe poltikat vazhdimisht antishqiptare serbomëdha, që ti sllavizonin-maqedonizonin të thuash në tërësi qindra e mijera shqiptarë ortodoksë të ketij vendi, që ti muslimanizonin, turqizonin apo të bënin edhe «makedonskite muslimani», shqiptarët e tjerë, praktikues të fesë islame. Qysh ne fund te viteve të ’80 te shekullit të kaluar kam qenë vet deshmitarë se cfarë dhune e terrori është ushtruar ndaj rinisë së shkollave të mesme e popullit shqiptare ne Kumanovë e gjetiu, për të mos lejuar shkollimin e arsimin shqip të shqiptarëve, për të mos i lënë të punësoheshin duke krijuar ashtu, apatrid nga shqiptarët në Shkup e gjithandej. Por, përkundër disa të arriturave të mundimshme dhe aspak të përputhshme me idealet dhe permasën e popullit shqiptar në Maqedoni, shqiptarët e atjeshëm edhe sot e kësaj dite i kanë vetëm dy mundësi për të cilat përkujdeset zemërgjerësia antishqiptare e atij shteti; mundësinë për të patur sa më shumë Islam dhe mundësinë tjetër, të përhershme, për tu shpërngulur si pasojë e urisë së imponuar për bukën e gojës.

Një Shqiptar i tillë, tipik namuzli e trushperlarë në permasë iracionale, të cilin pushtuesi të thuash për një shekull e ka shndërruar në një Musliman të vërtetë me një M të madhe, është edhe Mutalip Karaademi me ca Karamahmuda dhe disa Karahasana të tjerë. Dhe, ky Mutalip Karaademi duke mos pasur as ndërgjegjën më të pakët të perkatësisë dhe ndërgjegjës kombëtare shqiptare, pas 28 vitesh qëndrimi ne Zvicër, i pa integruar,  ndjen një mall për të cilin eshte ushqyer nga pushtuesi osman, serb, maqedonas. Ky mall eshte qe  Islamit mos ti ndahet ne asnjë mënyrë, andaj një ditë nga malli për xhaminë, të cilat pushtuesi maqedonas ua kishte lejuar me bollëk e pa asnje leje ndërtimore kur e kanë parë të nevojshme, kërkon që edhe ne qytetin Langenthal të Zvicrës të ketë një xhami me minare pesëmetërshe, duke u bërë kështu problem për banorët vendas, të cilët ngrihen në protesta për të mos lejuar  ngritjen e minares në ate xhami, që gjithandej ne Zvicër dhe Europë konsiderohet si simbol i një «religjioni intolerant».

Shitësi i mobileve kerkon xhami me minare ne Zvicër

Por shitësi i mobileve në Zvicër, pasardhës i sharraxhive të munduar nga rrugët e Beogradit të dikurshëm për shtypjen njerëzore të të cilëve shkruante dikur poezinë e dhimshme lirike, "O vlla me sharrë në krah", poeti kombëtar Esad Mekuli, një perlë nga lirika e tij sociale, nuk ndalet me idene e tij për xhaminë . Një redaktor i Aftenposten norvegjeze duke e përshkruar synimin e tij theksonte që shqiptari Karaademi nuk ishte ndalur asnjëherë perderisa  erdhën kundërreagimet e banorëve vendas kundër minares së asaj xhamie. Në lidhje me këtë kishte pasur edhe protesta me shkrim drejtuar pushtetit të Bernes, në kuadër të së cilës është qyteti i vogël Langenthal, i cili vendosi ta linte gjithë këtë projekt në akull, pra të mos e trajtonte... BBC, sipas Aftenposten, kishte biseduar me  Mutalip Karaademin në maj të vitit 2007.

Mutalip Karaademi: "Ne jemi të befasuar -Ne dëshiruam vetëm ta meremetonim xhaminë. Kjo duket sikur ata besojnë që ne të gjithë jemi terroristë e kriminel të gjithë së bashku, që është e njëjta si të thuash që të gjithë italianët janë anëtarë të mafias.

Sot e dimë se si shkuan punët. Partia Popullore e Djathtë e Zvicrës e mori çështjen në duartë e veta me gjithë rëndesën e duhur dhe nxiti mbajtjen e referendumit popullor kundër minareve të xhamive në Zvicër.

Kështu, fabrika e bojërave në Langenthal të Zvicrës nuk do të ketë asnjë minare. Përkundrazi debati që filloj në këtë qytezë zviceriane pati jehonë në gjithë Evropën, shkruante Aftenposten.

Dhe jeohona e qëllimeve të tilla islamizuese, të atyre që armiqtë e kombit tonë i quajnë «Al Kaeda e Bardhë», - etiketë kjo që nuk mund të shlyhet aq lehtë për shkak të ideologjisë islame të disa shqiptarëve manjak apo antishqiptare. Kjo jehone është duke u  ndier në  te gjithë Evropën, duke nxitur të thuash  të gjitha shtetet,  jo vetëm «ekstremizmat e djathtë», sic është bërë zakon të thuhet, që tu dalin në mbrojtje interesave për mbrojtjen e kulturave nacionale. Se mercenarizmi i njohur shqiptarë, - i trashëguar kryesisht nga pushtimi osman, është bërë një problem i madh për shkak se shfrytëzohet nga islami politik i Lindjes se Mesme e botës islame në pergjithësi dhe inkurajohet nga islamistët e kobshëm politikë të trojeve shqiptare të lidhura kryesisht me interesat e neootomanizmit turk. Sikurse dhe nga gjepurat e anekdotat tragjikomike te hoxhallarëve të shumtë injorantë e  antishqiptare. Nje strategji kjo, qe  tashme nuk ka asnjë lloj dyshimi se po i jep rezultatet e  mbjelljeve dhe indoktrinimit idologjik antishqiptar. Ky antishqiptarizem eshte produkt e xhamive te shumta qe jane shnderruar ne "fabrika te prodhimit te turqeve", ku dramaturgu i njohur i Kosoves, tashme i ndjeri Teki Dervishi thoshte se, "jemi shndërruar në një problem malinj posacerisht për vetvetën, per shqiptarizmin, per sigurinë e kombit dhe territorin e vendit".

Politikat e Kosovës, qëkur bashkesia ndërkombëtare (NATO) e cliroj Kosovën së bashku me kontributin pasues te Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nuk e kane pasur anjëhere si qëllim parësor forcimin e shqiptarësisë së vendit, që në mënyrë kulturore i jepte frymë njerëzore e shqiptare Presidenti Ibrahim Rugova, por janë shfaqur të thuash indiferente dhe ndoshta edhe antishqiptarë të pavetëdijshëm. Sepse,  rolin e institucioneve politike e shtetërore, shkencore, kulturore e  arsimore të kombit, ua lanë në «duart e papastra» xhamive me imamët e shumtë të shkëputur kulturalisht nga kultura shqiptare. Do te kishte mjaftuar  vetëm pak me shume kontroll neper xhamite e shumta ose pak me shume vemendje ndaj  ligjeratave publike te ketyre hoxhallareve, qe të konkludohej lirisht se ata nuk mendojne si shqiptarë por si arab dhe turq, duke i dhënë ligjeratës (nasihatit) të tyre frymë të krenarisë arabe, duke mos pasur, pra, dije e fuqi intelektuale që ta interpretonin fene islame në mënyrë kritike e duke i dhënë profetit të kësaj feje, Muhametit, cilësitë e një prijesi, pra të nje nacionalisti arab, ndër shqiptarët?!!...

Qosja, sërish me të vjetrën...

Organet e sigurisë kombëtare, të tilla cfarë janë në Kosovë si rrjedhim i politikës së këtillë indiferente e injorante, kan rënë pre e pritjeve të pafundme, e sigurisht edhe të befasisë së hapur profesionale, kur përditë e kane hetuar ofrimin antishqiptar të poltikës e të disa politikanve të Kosovës me krerët e fesëne islame, për interesa politike duke qene ata te parët që e joshin fene jo vetëm të përzihet por të diktojë tek elektorati?! Koketimin me islamin politik, pra me fundamentalizmin e pastër islamik, është vërejtur hapur. Shembull i këtij bashkepunimi është marrëdhënja shtetërisht e gabushme e me pasoja me Myftiun Tërnava. Legalizimi i dy partive islamike si pjese e atlasit politik, lejimi i islamit politik dhe propagandave te ketij islami antishqiptar permes «analizave» të analistëve të tipit të Milazim Krasniqi, qe është edhe shef i Degës së Gazetarisë së Fakultetit Fillologjik të Universitetit «Hasan Prishtina» në Prishtinë, i cili është shndërruar në një turp kombëtare me racizmin e tij të theksuar hapur brendakombëtar. Milazim Krasniqi dhe «elita» e afërt politikisht me të, janë të afërta me PDK-ne e Hashim Thacit, i cili bartë përgjegjësi historike për përmasën shkatërimtare të islamizimit antishqiptar dhe antihistorik të Kosovës shqiptare. Islamizimi i vetëdijshëm i Kosovës, i lejuar dhe per fat të keq edhe i stimuluar nga politika aktuale, është thikë në kurrizin e kësaj pjese të kombit shqiptar dhe rrezik permanent për territorin e ketij vendi. Në këtë kontekst duhet parë edhe heshtjen tragjike të Akademisë së Shkencave dhge Arteve të Kosovës, e cila me perjashtim të Akademikut e shkrimtarit të njohur Mehmet Kraja, nuk bëzan fare për ketë gjëmë që e ka pllakosur kombin. Nuk mundet një shkrimtar e akademik si Mehmet Kraja, një shkrimtar si Jusuf Buxhovi, nje publicist apo publiciste si Fahri Xharra, Arbana Xharra e disa të tjerë të ngrejne zërin për vite të tëra për rrugën e gabuar dhe tetëposhten kombëtare, pa u mobilizuar i gjithë kombi me energjitë e tija pozitive; rinia studentore (edhe ajo e prekur nga virusi islamizues), ajo shkollore etj. Rrjedhim  i kesaj rruge të mbrapsht është edhe heshtja e paarsyeshme e MASHT etj. Ashtu sikurse provokimi i mjerë i Akademikut Rexhep Qosja, i cili kur populli e ka ma së keqi, i del përkrah së keqës, sikurse që i doli së fundmi hoxhës së parehatuar, islamisit të madh, Shefqet Krasniqit. Një njeri i pretendimit të Qosjes, nuk do të duhej të bënte gabime të tilla, në vazhdimësi të cilat e shpërfaqin natyrën e tij të ligë njerëzore, mëninë tij, urrejtjen e tij patologjike ndaj atyre që nuk mendojnë sikurse ai, urrejtje enorme që nuk mund ta hasësh as ndër njerëz me probleme psikopatologjike, që gjithmonë janë cështje e trajtimeve e analizave shpirtërore e shëndetësore të psikologëve e psikiatërve. Në «Marsin e Zi» të vitit 1997 isha ne Shqipëri si i derguar i Gazetes Rilindja per të përcjelle për së afërmi ngjarjet e atij viti tjetër të mbrapsh në historinë e kombit. Shteti shqiptar ishte të thuash i rrënuar, pa ushtri e polici të rregulltë e Akademik Qosja prej Prishtinës e shihte «njëfarë pranvere» që i dukej si një "revolucion i vonuar demokratik"në kohën kur e kishin humbur jetën të thuash 1500 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur e sakatuar dyfish më shumë. Në të njejtën mënyrë të mbrapshtë e destruktive është shprehur i lumtur me "Muzeumin Ateist të Shkodrës", duke e shenuar edhe në një prej librave të tij, se "Jam i lumtur që kombi shqiptar është ndër kombet më ateiste në botë" pavarësisht që ai atizëm eshte bazuar në Revolucionin Kulturor Kinez dhe paraqiste një sjellje antishqiptare të stalinistit më të madh se vet Stalini, Enver Hoxhës kundër jetës shpirtërore të kombit të vet, duke shkatërruar në atë mënyrë kisha e xhami dhe duke vrarë e persekutuar predikues të feve të ndryshme, ku tmerrin më të madh e përjetoj Kisha Katolike Shqiptare dhe priftërinjtë e saj të shumtë atdhetarë.

Në kohënkur tër gjithë ata që duan të shohin e vërejnë se kombi është përpara një humnere tjetër me mercenarizmin që e përgatiti e stimuloj Bashkesia Islame e Kosovës, ajo e Maqedonisë dhe indiferenca apo padituria shtetërore në Kosovë, Rexhep Qosja e takon e «konsultohet» me atë që koken e ka përplot Arabi dhe që mendjen e ka në Siri, thuajse poltikën e jashtme të shtetit nuk e udhëheq Ministri i jJashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, por BIK-u i Naim Terrnavës me Haris Tërnavën, Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi e të tjerë.

Muxhahedini alkaidist Lavdërim Muhaxheri nga Kacaniku, - jeta e të cilit ose do ta ketë fundin tragjik ashtu si e ka lypur e si e kan mashtruar, - duke u vrarë nga «vëllezërit» për  «Al Kaedën» e të cilëve shkoi që të flijonte jetën e të bëhej shehid;ose do të vritet nga luftërat e brendshme atje, apo do te ketë fatin një  apatridi, mu ashtu sic e ka lypur. Haris Tërnava, i biri i Naim Tërnavës ka ftuar vet per ketë «luftë të shenjtë», sigurisht i frymëzuar nga i ati, apo duke qenë jashtë kontrollit të tij, qe ne rastin me të mirë do të duhej të ishte ceshtje e vlerësimit policor.

Kah fundi i dhjetorit 2013 ne Gurrakoc te Istogut, me tregonin se si hoxha vehabist i Gurrakocit u kishte thënë «se duhej shku me luftue ne Siri»! Dhe, keso ftesash nga hoxhallarë injorant apo antishqiptare ka mjaft ne Kosovë, por duket se mbahen fshehur nga opinioni apo ruhen në dosjet e kota, në ditën kur dosjet do ta humbin kuptimin per shkak të vërshimës antishqiptare. Policia e Kosovës për nga numri i policëve të angazhuar është e madhe sa, ta zëmë, policia e Suedise qe ka nje traditë demokratike. Por, numri i policisë nuk do të thotë gjë, nëse profesionalizmi i saj ngec apo pengohet nga politika e korruptuar. Duhet thënë, në fund, se nuk është populli shqiptar i Kosovës fajtor per shtimin e muhaxherëve.-mercenarëve si Lavdërim Muhaxheri, sa është politika shtetërore e korruptuar dhe një BIK me sjellje antishqiptare, po ashtu i korruptuar dhe i shitur për interesa të huaja. Një politikë e mirëfilltë kombëtare në Kosovë, , sado që të jetë e vonuar, duhet t’ia tregoj vendin BIK-ut, duke e zbritur pa bëza në dimensionin që i takon në shoqëri, pra duke i shtypur «brinjtë» pretendues, pra duke ia bërë të ditur se është Shqiptarizmi e jo Islamizimi turko-arab, ajo që duhet ta shquaj fytyrën e këtij vendi me fat të hidhur në hisorinë e gjatë ndër pushtime të ndryshme.

Besoj shumë që Policia e Kosovës nuk është duke «fjetur» ashtu si politika e saj, pasi pergjumjen e tillë e shfrytëzojnë ata qe janë ndër stimulusit e ketij antishqiptarizmi. Politika policore e Serbisë me agjencitë e saja të specializuara për shperfytyrimin e shkatërrimin e shqiptarëve, e cila me ekspertet e vet mund të ofroje të dhna perpara policisë sonë për ata që mund të jenë kërcënuar nga aktet e mundshme terroriste te shkollës antishqiptare islamizuese qe dikush kunder shqiptarsisë se vendit e lejoj e shtyti ne Kosovë. Rasti i informatave burimore per aktin terrorist te sanxhakasit ne sarajevë perpara ambasadës amarikane atje, do të duhej ta mbante syhapur jo vetëm Policinë e Kosovës, por gjithë popullin shqiptarë.

Jo muhaxherët që e lanë vetën pa Atdhe, por hoxhallarët janë ata që duhen disiplinuar dhe larguar madje nga xhamitë prej të cilave vetëm gjatë kësaj paslufte kan arritur ta ndryshojnë edhe fjalorin e kombit, duke e deformuar formën e të menduarit me ngyresa islamizuese, që në rast se vazhdohet kështu, rrezikohet krijimi edhe i «një kombi tjetër», një mileti tallava, pjese mjerane ne margjinën e largët të miletit turk…

Revista Drini - Për ZSH: Selim Nëngurra