| E enjte, 16.01.2014, 07:24 PM |
MASAKRA
Nga Abas Fejzullahi
Masakra e Reçakut, që po shënohet në shenjë nderimi por edhe përkujtimi e dhimbje, më shtyri të paraqesë edhe mendimet e mia lidhur me ngjarjet e hidhura që s`janë të pakta e për fat të keq po na përseriten, realisht shiquar edhe me një pjesë të fajit dhe papërgjegjësisë tonë në kohë dhe hapësirë si shoqëri e organizuar në mënyrë institucionale…! Në trojet e Shqipërisë natyrale dhe në Kosovën e sotme të cunguar, por edhe në Shqipërin e sotme politike, kanë ndodhur shumë ngjarje në kohë dhe hapësirë, të shënuara a të mbajtura mend, të përcjellura, brez pas brezi, në forma të ndryshme, përmes tregimeve, apo edhe ritregimeve gojore, përmes këngëve, shkrimeve, kohëve të fundit edhe përmes fotografive a filmimeve të ndryshme si dëshmi dokumentare, por që për fatë jo të mirë, pothuajse të dhimbshme, tragjike dhe shpeshherë trishtuese, nga veprimet e pushtuesve shekullor të ndryshëm e në veçanti kohëve të fundit nga pushtuesit serbosllavë dhe grek, që ende mbajnë nënë sundim pjesë të trojeve dhe popullit shqiptarë, që gjithnjë janë shkue tue u rrudhë e zvogluar..!
Disa ngjarje janë përcjellur me përmasa dhimbjesh të mdhaja, që kanë mundur të dëshmohen përmes fotografive apo filmimeve, aty ku ka pasur mundësi të bëhet kjo dhe përkujtohen, e shënohen në forma e mënyra të ndryshme. Por ka pasur masakra e gjenocid me përmasa të tmerrshme, që armiku është përkujdesur për zhdukjen e gjurmëve ( siç janë djegjet, në shkritore, apo varrezatë masive që po zbulohen e të pa zbuluara në Serbi kohëve të fundit nga lufta e para 13 vitesh, dhe po të merret një lloj analize reale, secila shtëpi mund të themi se ka nga një histori në vete, që tregon vuajtjet e dhimbje të shkakatuara nga pushtuesit, herë herë edhe krenarinë e qëndresën e bërë nëpër shekuj, për të ruajtur e mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë, aq sa kanë pasur mundësi dhe kushte por edhe trojet e tyre arbërore.
Si pasojë e këtyre vuajtjeve, që burimin e kanë nga pushtimi shekullor i pushtuesve..! Por ka ndodhur e po ndodh edhe një plagë e dhimbje tjetër që në vazhdimsi po ja shkaktojmë vetvetes, po ashtu me peshë e dhimbje të rëndë, e shkaktuar nga pushtetarët vendor, në periudha të ndryshme, për pozitë dhe pushtet, e jo për të krijuar kushte per të ndërtuar shtet, në të cilin do të zbatohej drejtësia për të gjithë qytetarët në mënyrë të drejtë e të barabartë para Ligjit. Lufta e vendorëve për pozitë dhe pushtet, në kohë dhe hapësirë është përcjellur dhe po përcillet me pasoja në të gjitha drejtimet, pasi që është bërë, jo vetem shprehi por edhe ushqim i përditshëm i pushtetarëve vendor, me premtime dhe mirëqënie dhe parajsë për popullin me ardhjen e tyre në pushtet, por kur të marrin pushtetin, parajsën e ndalin për vete , popullit si dhuratë i ofrojnë skamjen, varfërin, mjerimin dhe ferrin…!
Kisha me qenë i lumtur, që unë tjem gabim, lidhur më këtë bindje dhe mendim timin.
Abas Fejzullahi, Solothurn - CH
2014-01-15