Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rudi Berisha: Politikë karrieriste e klanore!

| E marte, 14.01.2014, 08:00 PM |


Politika sot në trojet shqiptare është politikë karrieriste e klanore !

Nga Rudi Berisha

Prishtinë, 21 tetor – Ne sot jemi dëshmitarë të asaj që, sot politika në të gjitha trojet etnike shqiptare është një politikë e cila zhvillohet nga njerëz të caktuar karrierist dhe klanorë. Rruga e atdheut drejtë bashkimit kombëtarë, drejtë një integrimi për një bashkim të të gjitha trojeve etnike shqiptare, sot kanë mbetur në fatin e fatit të mjerimit të ditëve të zeza.

Edhe pak ato lëvizje politike, parti politike që kanë mbetur, dhe janë duke kërkuar më programet e tyre që të bëhet bashkimi kombëtar, bashkimi i të gjitha trojeve etnike shqiptare.

Atyre partive dhe grupeve, ju kërkohet nga shtetet të cilat para shumë vitesh na ndan, na copëtuan dhe bërën pazarllëqe në kurriz të popullit shqiptar, edhe pas kaç vitesh na kërkohet që të heqim dorë nga bashkimi jonë kombëtar dhe nga ëndrra jonë e kah- mot-sheme.

Sot është koha të kërkohet për Shqipërinë e vogël një drejtësi të madhe. Dhe këta sundimtarë duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë që ëndrra për t’u bashkuar trojet tona etnike shqiptare në një Shqipëri duhet të ndodhë, sepse për këtë ëndërr është derdhur shumë gjak.

Në këtë rrugë brez pas brezi trimat e trimet tona luftuan më pushkë në dorë që kjo tokë e bekuar të jetë njëherë e përgjithmonë e bashkuar, të jetë dhe të quhet Shqipëri dhe vetëm Shqipëri.

Politika shqiptare dhe ajo kosovare duhet të jen më të bashkuar në politikën e tyre që të punohet për të bashkuar trojet etnike shqiptare në një Shqipëri.

Sot në të gjithë vendet ku shqiptarët mbetën të ndarë dhe të larguar, disa nga ata i stimuluan më dhunë regjimi  i armikut. Sot ata as gjuhën shqipe nuk e flasin  sepse nuk lejohen nga armiku sllav, këta qytetar shqiptar më shumë se kurrë kanë nevojë për një përkujdesje institucional.

Tirana dhe Prishtina janë të obliguar në mënyrë kombëtare dhe morale e politike të ngrehin zëri për ti mbrojtur vëllezërit dhe motrat e veta që kanë mbetur jashtë atdheut bashkë më tokën e atdheut, edhe pse në tokë shqiptare, ata qytetar kanë mbetur bashkë më tokën shqiptare jashtë gjeografisë së Shqipërisë.

Fat – keq- sish – të, klanet janë duke zotëruar politiken shqiptare, në mesin e tyre ka edhe njerëz që fare nuk punojnë për kombin dhe vetëm e ndajnë, përçajnë e copëtojnë tokat shqiptare.

Këto klane karrieriste janë të dëmshme për popullin tonë shqiptar. Sot kërkohen liderët e vërtetë që të udhëheqin politiken shqiptare si atë në Tiranë, Prishtinë, Shkup.

Këta liderë duhet të kenë në shpirt flamurin kuq e zi, në mendje atdheun të punojnë për një Shqipëri dhe jo për karrigen.

Që është një gjë më e keqja se disa të është quajtur lider, janë njerëz të ish-UDB së Serbisë. Sot ca të tillë janë udhëheqës të ca partive dhe grupeve politike në tokat shqiptare.

Ju lider të vërtetë ngriheni kokën, dilni në skenën shqiptare, populli ju kërkon, zgjohuni se koha është tani që ju të jeni udhëheqësit e këtij populli të shumë vuajtur.

Gjaku i dëshmorëve nuk do ju fal që ju të vërtetit të heshtni ndërsa të udhëheqin ata që janë ka e varrosin atdheun tonë Shqipëri.

Gjaku i atyre që më shekuj derdhen nuk ju fal që jeni duke varrosur mëmëdheun. Dëshmorët nuk ju len të futeni në varrë nëse shkelni mbi gjakun e tyre. Shqiponja do të ju nxjerr sytë ende sa jeni gjallë do jeni të verbëruar nëse nuk e realizoni rrugën e kombit.

Atdheu ka nevojë për një gjuhë të shqipes, atdheu ka nevojë për të bashkuar duart e pajtimit dhe të bashkojmë kokat më të gjithë ata që kanë shpirt dhe janë flijues të atdheut.

Sot Shqipëria na obligon që ne bijat dhe bit e shqiponjës të i tregojmë Evropës / Botës që ne jemi të bashkuar.

Le të rroj Shqipëria përgjithmonë, vetëm një Shqipëri e bashkuar, përgjithmonë Shqipëri më të gjitha trojet etnike ...

Rudi Berisha - Kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, Podujevë – Prishtinë .