| E marte, 14.01.2014, 07:47 PM |
XHAVIT
GASA
BARBARË
Nën dritën e argjentë të hënës,
Bëhen gjëra të bukura,
Të dua i thotë bilbili thëllëxës,
Dhe e mbulon me të puthura.
E morën barbarët,
Dritën e argjentë të hënës,
Dhe në terrin e natës,
Vranë bilbilin dhe thëllënxën.
Shkëlqenin pikat e vesës,
barit të njomë në lëndina,
barbarët ja zunë diellit rrezet,
hodhën rrënjë ferra e hithra
Ndëshkoj pa mëshirë,
O perendi këta barbarë,
Mos t"ja marrin përsëri,
Dritën hënës rreze artë.
Rrezet e diellit të ndrisin,
qielli të jetë i pastër nga retë,
me lule të mbushen lëndinat,
të vallëzojnë yjet rreth hënës argjentë.....
A LIDHEM FJALËT
Shkon gjuha,
ku dhemb dhembi....
Fjalë të bukura,
gdhend poeti....
Poeti nuk ka ngjyra,
as të majta as të djathta,
Me poetët ç'ka politika,
a lidhen fjalët n'pranga???
KAQ PAK
Një copë,
bukë të ngrohtë.
Gatuar në magje,
nga një dorë nane..
Një copë,
dielli të ngrohtë...
Pak qiell,
të pastër pa ré...
Kaq pak,
dua në jetë...
ÇDO DITË
Në çdo ditë,
të bukur feste,
sa urime,
dhe buzëqeshje...
Sikur ditët e tjera,
gjatë gjithë vitit,
nga skutat e errta,
urrejtjen ta nxirinim
Ta flakim urrejtjen përdhe,
ta varrosëm përgjithmonë,
ajo nuk ka asnjë vlerë,
çdo ditë vetëm të festojmë...