| E hene, 13.01.2014, 07:16 PM |
INTERVISTA EKSKLUZIVE - ELIDA
BUÇPAPAJ: ME RËNIEN E DIKTATURËS KAM FILLUAR TË RIFITOJ KOHËN E HUMBUR
Intervistoi: SHENIDA BILALLI
Elida BUÇPAPAJ: jemi të vonuar si komb – respektoj të vërtetën pa marrë parasysh se nuk pëlqehet nga politika – unë i qëndroj besnike opinionit publik
Kur e kam parë për herë të parë fotografinë e gazetares Elida Bucpapaj në një revistë shqiptare me tituj të guximshëm më tërhoqi vëmendjen si person, jo vetëm si femër atraktive dhe e bukur, por si një opinioniste me një qëndrim antikonformist në publicistikën shqiptare. Një figurë dominuese e zërit femëror intelektual dhe krijues.
Elida Buçpapaj është kolumunistja e njohur e shkëlqyer, një grua shumë e guximshme, krijuese e mirëfilltë. Analiste e ngjarjeve që na ndjekin, duke ezauruar me sukses të gjitha zhanret e gazetarisë, që nga kronika, reportazhi dhe analizat. Në prag të rrëzimit të diktaturës, ishte gruaja e parë korrespondente nga Tirana që informonte për Radion“Zëri i Amerikës”. Njëkohësisht është poetja, publicistja dhe përkthyesja nga katër gjuhë të huaja. Por ishte edhe e bija e vetme e Vehbi Skënderit, poetit dhe publicistit të persekutuar nga regjimi. Dhe ky fakt ia ndryshoi tërësisht jetën.
Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë–Letërsi. Shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, në gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike.
Pas të gjitha analizave dhe hulumtimit të jetës të Elida Buçpapajt, konkludova se është një person jashtëzakonisht i fortë, por në brendinë e asaj force fshihet një femër, princeshë e butë, shumë e ndjeshme dhe e qytetëruar, të cilën e lënduan emotivisht si shumë fëmijë në Shqipëri gjatë ish sistemit komunist. I dënuan të jatin, Elidën nuk e lanë të shkollohej duke ia bërë jetën shumë të rëndë për ta jetuar. Vehbi Skënderin, të jatin e saj, poetin, gazetarin dhe intelektualin e shquar e përfshinë në një grup anti-parti bashkë me Akademikë të shquar si Prof.Selman Riza, Prof.Zija Shkodra, sepse bashkë me ta kritikonte institucionet e superstrukturës komuniste.
Elida
ishte me fat, sepse arriti që t’i përballonte të gjitha këto vështirësi duke
mbetur një zonjë, nënë krenare, grua besnike dhe gazetare e njohur në Shqipëri
dhe jashtë kufijve të saj.Ështe autore librash poetikë dhe publicistikë, po
ashtu ka përkthyer e botuar në shtypin e ditës majat e poezisë botërore. Me një
aktivitet të plotë, për mbi dy dekada në shtypin shqiptar, si korrespondente,
redaktore, editore,kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike,
Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, ajo është shumë aktive si gazetare në
Diasporë, me një kontribut dhjetë vjeçar tek Bota Sot dhe si bashkëpunëtore e
rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli. Sot me bashkëshortin e
saj, publicistin dhe shkrimtarin e mirënjohur Skënder Buçpapaj, janë editorë të
portalit Voice of
ILIRIA:Këto ditë doli nga shtypi libri “TRAUMAT E TRANZICIONIT”, i dyti që botoni këtë vit pas TIRANISË SË TRANZICIONIT…
Elida
Buçpapaj:Libri TRAUMAT E TRANZICIONIT, siç e thatë edhe ju, është i dyti me
publicistikë që unë botoj këtë vit pas librit të parë që titullohet TIRANIA E
TRANZICIONIT. Në të dy përmbledh artikuj, komente, analiza, esse dhe blogje, të
dy viteve të fundit. Redaktori i librit të parë është Akademik Mark Krasniqi,
ndërsa parathëniet janë shkruar nga Jusuf Buxhovi dhe Dr.Përparim Kabo. Parathënia
e librit të dytë është shkruar nga publicisti i shquar shqiptaro-amerikan Frank
Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës dhe divizionit të Euroazisë po në këtë
radio në
ILIRIA: Temat qendrore të këtyre dy librave cilat janë?
Elida Buçpapaj: Të dy librat kanë si temë qendrore vonesën si komb, shkaqet dhe pasojat e kësaj vonese. Librat kanë një theks kritik ndaj klasës politike në të gjitha trojet shqiptare, e cila ka nxjerrë nga qendra e vëmendjes prioritetet kombëtare, që lidhen me integrimet e shqiptarëve në BE dhe NATO, si dhe me plagët dhe dramat sociale që vijnë prej këtij tranzicioni torturues. Në ato që shkruaj, përpiqem të jem e sinqertë dhe t’i referohem së vërtetës, sado e hidhur qoftë ajo. Pa marrë parasysh se e vërteta nuk pëlqehet zakonisht nga politikat zyrtare, unë i qëndroj besnike opinionit publik dhe përpiqem të bëhem zëdhënëse dhe orientuese e tij, pasi që politika kërkon ta ushqejë popullin me iluzione, por populli ka nevojë për bukë, punë dhe mirëqenie sociale.
ILIRIA: Çfarë jehone prisni prej botimit të tyre?
Elida
Buçpapaj: Çdo autor pret që libri i tij të lexohet nga publiku dhe të marrë
frytet e meritueshme të punës, të marrë kritika, vërejtje, vlerësime. Por për
botën shqiptare kjo është e pamundur, sepse shteti nuk tregon interesin sa
duhet për kulturën.
ILIRIA: Prezantoni pakëz jetën tuaj nga çfarë familje rridhni dhe si jetuat gjatë komunizmit në Shqipëri ?
Elida Buçpapaj: Rrjedh nga një familje intelektuale. Gjyshi im nga babai, Demir Skënderi ishte imam, i shkolluar në Stamboll me kulturë shumë të gjerë, tolerant dhe antikomunist. Gjyshi nga nëna, Gani Shyti, emigroi që fëmijë në SHBA, ku u punësua tek FORDI dhe u edukua me kulturën amerikane. U kthye në Shqipëri vetëm për t’u martuar me gjyshen time, të bijën e Abdulla Starovës, nga familjet më të pasura të Pogradecit, por rrethanat e detyruan të mbetej në Shqipëri. Mund të jetë shqiptari i parë që ka sjellë në Shqipëri veturën Ford. Ai hapi një nga benzinatat e para në rrugën me Greqinë. Kjo ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Nga nëna ime duhet të trashëgoj prona, por në Shqipëri kthimi i pronave tek pronarët legjitimë akoma është proces i pa zgjidhur, duke rrezikuar kështu sistemin e brishtë, sepse nuk ka kapitalizëm pa pronë private. Në kohen e fundit ka vetëm pronarë të rinj. Kështu që vazhdojnë të mbeten të cenuara të drejtat e pronarëve të dikurshëm.
Iliria: Te kthehemi tek jeta nga fëmijëria ?
Elida Buçpapaj: Kur mbyll sytë dhe kujtoj fëmijërinë, më ngjan si një përrallë. Më kujtohet kur im atë punonte si gazetar në revistën Ylli, unë isha në kopsht dhe ai i thoshte mamasë time të m’i krihte flokët “alla Jacki Kennedy”. Më kujtohet, kur sëmuresha dhe im atë më pyeste se çfarë dëshire kisha që të ma plotësonte. Unë i lutesha të më tregonte përralla. Ai më merrte në prehër dhe i krijonte përrallat aty për aty. Veç për mua. Shpesh herë unë ndërhyja që personazhët e këqij, të mos e pësonin si e meritonin. Në jetën tonë dukej gjithçka perfekte, deri kur regjimi iu vërsul atit tim dhe familjes tonë të re, të përbërë nga tre veta. Një burrë, e një grua, fare të rinj dhe një fëmijë.
Iliria: Me siguri jeta juaj ndryshoi?
Elida
Buçpapaj:
ILIRIA: A mos ajo„Biografia e keqe“ ishte mallkim për atë pjesë të jetës tuaj?
Elida Buçpapaj: Pikërisht ashtu, dhe jo vetëm për mua. Por janë mijra e mijra familje që kanë përjetuar një dramë të madhe shoqërore, sepse regjimi i degdiste nëpër fshatra të humbura, në kampe përqendrimi, ku jetohej ne kushte të pamundura, vetëm për të mbajtur frymën gjallë.
ILIRIA: Vdekja Enver Hoxhes dhe rrëzimi i Murit të Berlinit solli një erë të re në jetën tuaj apo jo?
Elida
Buçpapaj:
ILIRIA: Në atë kohë filluat lidhjen me bashkëshortin Skënderin Buçpapaj. Me siguri keni investuar shumë në këtë martesë të suksesshme?
Elida
Buçpapaj:
Natyrisht që kemi investuar shumë të dy në mënyrë reciproke për këtë lidhje, sepse kështu u ndërtuan themelet e shëndosha për familjen tonë, dy djemtë që i kemi, që janë gjithçka si për mua, ashtu edhe për Skënderin.
ILIRIA:
Elida Buçpapaj: Letërsia, poezia, krijimi, profesioni filloi për mua pas rrëzimit të diktaturës. Sepse përpara gjithçka ishte e pamundur. Ishte po aq e pamundur, sa edhe takimi i shqiptarëve të Kosovës me shqiptarët e Shqipërisë, paçka se ishim pjesë e të njëjtit komb dhe aq pranë me njëri-tjetrin. Me rrëzimin e diktaturës, unë nisa të rifitoj kohën e humbur. U aktivizova në shtypin shqiptar. Botova libra. Por gjithçka e arrita me ngulmim dhe profesionalizëm të lartë, pasi në Shqipëri demokracia është shumë fraxhile, dhe këtu vazhdojnë e funksionojnë ende ingranazhet e së shkuarës.
ILIRIA: Në kohën e lëvizjes demokratike në 1991-1992, ju niset të raportoni për “Zërin e Amerikës”, ndërsa bashkëshorti juaj ishte drejtor i përgjithshëm i RTSH?
Elida Buçpapaj: Pikërisht. E kujtoj atë kohë sikur të jetë sot. Tirana i përjetonte netët në një blackout të plotë, jeta bëhej nën dritat e venitura të qirinjve, ku heshtjen e thyenin rafalët e kallashëve. Djali jonë i madh, Prizreni, që asaj kohe sapo kishte filluar të ecte, kishte frikë nga errësira. Skënderi ishte një nga emrat më të spikatur të publicistikës shqiptare, me një zë të qartë kritik kundër regjimit. Ai luajti një rol shumë pozitiv në drejtimin e RTSH, i cili deri atëherë kishte qenë institucioni më i kontrolluar nga diktatura.
ILIRIA: Në atë kohë edhe ju keni kontribuar, duke raportuar për Zërin e Amerikës
Elida Buçpapaj: Asaj kohe Zëri i Amerikës transmetonte me valë të shkurtra, por kjo nuk i lodhte aspak shqiptarët që të qëndronin pranë radiove për të marrë sinjale shprese e për t’u trimëruar. Pas fitores së PD-së, më emëruan zëdhënëse të kryeministrit Alekandër Meksi, por unë preferova të vazhdoj punën time si gazetare thjeshtë. Dhe mendoj se kam bërë mirë, sepse kështu arrita që të krijoj personalitetin tim sa më larg zyrave të shtetit .
ILIRIA: Në vitit 1996 bashkëshorti juaj,Skender Bucpapaj nisi punën në Zvicër si diplomat, por shpejt ndodhën ngjarjet e 1997, ku në Shqipëri shpërtheu luftë civile. Çfarë ndodhi me ju, kërkuat azil politik?
Elida
Buçpapaj:
ILIRIA: Ne eksodusin e njohur të asaj kohe, sa shqiptarë u larguan nga shteti amë.
Elida Buçpapaj: Eksodusi biblik i shqiptarëve nga shteti amë ka nisur prej 1991 e deri sot vendin e kanë lënë rreth 3 milionë shqiptarë. Ne morëm azil politik në Zvicër dhe në të njëjtën kohë filluam kontributin tonë dhjetë vjeçar tek Bota Sot, ku bashkëshorti im Skënderi ishte kryeredaktor dhe unë redaktore-kolumniste. Letërsia, poezia, krijimi, profesioni filloi për mua pas rrëzimit të diktaturës. Startuam të punonim në gazetën Bota Sot kur Milosheviçi dërgoi makinerinë e tij agresore kundër familjes së Adem Jasharit dhe na larguan nga gazeta, dy muaj përpara se Kosova të fitonte pavarësinë.
ILIRIA: Ndërkohë sot, së bashku me kolegun dhe bashkëshortin tuaj Skënder Buçpapaj, jeni editorë të Zërit të Shqiptarëve, portal online.
Elida
Buçpapaj:
ILIRIA: Dhe në fund, e dashura Elida, na tregoni për rolin e femrës shqiptare në atë sistem dhe sot në demokraci. Cilat janë përparësitë?
Elida Buçpapaj: Femra shqiptare në diktaturë nuk gëzonte asnjë lloj lirie. Gjithçka vendosej prej regjimit. Shkollimi, punësimi, jeta. Kur ishe mirë me biografi, regjimi kujdesej deri për martesat. Një mjerim i pafund shpirtëror, një jetë pa asnjë lloj perspektive, ku Vëllai i Madh – regjimi diktatorial - kishte gjithçka nën kontroll.
Prandaj kam një vlerësim të pakufishëm për Ismail Kadarenë, sepse me veprën e tij ishte përjashtim dhe na edukoi në subkoshiencë për të mbetur të pavarur, të paktën shpirtërisht të mos ishim skllevër të botës tepër te vrazhde që na rrethonte.
Natyrisht koha që jetojmë është koha kur femra shqiptare mund të pohojë vlerat e saj, me gjithë barrierat. Më duket vulgare kur personaliteti i femrës të reduktohet apo varet nga hiret e saj, por përsëri liria ka krijuar shanse që të aftat të arsimohen dhe të luftojnë për të fituar të drejtat e tyre. Duke triumfuar mbi vështirësitë, sepse ende botëkuptimi i shqiptarëve ka mbetur ballkanik, shpresoj tek roli i femrës shqiptare për të ndikuar në shërimin e plagëve të këtij tranzicioni të vuajtshëm si dhe në ndërtimin e një shoqërie të denjë për të rritur fëmijët. Sepse femra, duke qenë nënë, është shumë më e përgjegjshme.
Në fund të kësaj interviste, përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar ju Shenida Bilalli, që jeni një nga emrat më të shquar të diasporës shqiptare në Kroaci. Dhe unë ndihem krenare që ju kam kolege.