Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit me zjarr patriotik

| E hene, 13.01.2014, 10:00 PM |


Shqiptari i Bukureshtit me zjarr të ri patriotik

Nga Baki Ymeri

“Shqiptari” i Nikolla Naços përfaqëson një harmoni magjike të universit kombëtar dhe njerëzor. Derisa stalinistët që kanë ndotur duart me gjakun e bekuar të bijve më besnikë të LDK-së, Bota sot dhe Zemra Shqiptare kanë bërë të pamundurën për demaskimin e tyre dhe mbrojtjen e vlerave adekuate të demokracisë shqiptare në Kosovë. Shqiptarët nga MiniAlbania që i kemi këtu, me gjithë inteligjencinë fenomele që kanë, as që u han palla për interesin kombëtar që e kanë zëvendësuar me interesa meskine, private, karieriste, familiare dhe komerciale, duke e kthyer gunën nga fryn era, disa duke bashkëvepruar madje edhe me deputeten antikosovare Oana Manolescu. Subjekte të këtilla defilojnë edhe në numrat më të ri të revistës “Shqiptari” (dhjetor-2013, janar 2014). Duke patur parasysh moshën 126 vjeçare, që kurë se filloi të dalë për herë të parë në Bukuresht (19 Gusht 1888), revista “Shqiptari” ka një profil dhe vlerë të jashtëzakonshme patriotike, historike dhe sentimentale. Korçari Nikolla Naço, është ai që ia pat vënë motorin shoqërisë Shqiptare “Drita” më 1884.

Çka sjell të re “Shqiptari” i dhjetorit (2013)? Ambasadori Sami Shiba është përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në këtë vend, që nuk flet por vepron. Për të apo kundër tij flasin të tjerët, sidomos një tresh i përskitur antikosovar (na falni për shprehjen!). Ky zotni dha kontribut konkret për ianugurimin e Naum Veqilharxhit në Brailë sipas idesë sime që ia transmetova një diplomati tjetër shqiptar për të kërkuar leje nga Bashkia e Brailës. Antikosovarja Oana Manolescu asokohe, ditën e inaugurimit, tentoi të gënjejë autoritetet e Brailës gjoja se ajo paska merita për këtë monument, por autoritetet e atjeshme ia mbyllën gojën duke i thënë stop se gënjen dhe nuk ke të drejtë! Ambasadori i Shqipërisë dha kontribut për ianugurimin e një pllake në ish kishën shqiptare të Bukureshtit, poashtu sipas idesë sime që e lansova në tubimin a parë që patëm në 100 vjetorin gjatë muajit mars 2013. Nuk është fjala për vetëlavdërime por për vepra konkrete që do dëshmojnë se një ditë do të na vijë edhe Ismail Qemali para hotelit Continental ku u vendos fati i Shqipërisë në këtë vend.

Shfaqen për herë të parë 5 fotoportrete të firmëtarëve të pavarësisë, Shkrimtari i madh rumun me origjinë shqiptare Viktor Eftimiu (Hajro Hajra), Urimet e ministrit Makolli për Ditën e Flamurit, Arben Xhaferi dhe disa shenja për historinë (Behxhet Pacolli), Makolli inkurajon krijuesit e diasporës, Revista “Shqiptari” e prezantuar në shtypin rumun, Nga aktivitetet e Ministrisë së Diasporës, Emri Juaj do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e mërgatës sonë (Ramiz Dërmaku), Luani i Sharrit në Moldovë (Lazim Rexhepi), Kënga e Shqipërisë së Re (Lasgush Poradeci), poezi nga Hasko Hysmeti, fotografi të Luigj Gurakuqit me delegacionin e tij në Bukuresht, albanologu Grigore Brënkush, historiani Xhelku Maksuti, Banda muzikore e Kolë Bojaxhiut, ballina librash gazetash të vjetra shqiptare, Mirënjohje në adresë të Behxhet Pacollit, Mimoza Kuasri-Lila, Ardita Kika, Shyhrete Gosalci etj., janë disa nga vlerat e reja të revistës “Shqiptari” (Nr. 12/2013). Po kalojmë nga dhjetori në janar.

Në numrin e parë të këtij viti vjen ministri i Punëve të Jashtme, Dimitri Bushati në një takim me ambasadorin e Republikës së Egjiptit, editoriali Kush tallet me fatin e Shqipërisë në botë, Ku janë shqiptarët e Rumanisë, zoti ministër (Tiberius Puiu), 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Rumani (Sami Shiba), Kosova dhe dallaveret e spiunazhit serb në Bukuresht (T. Puiu), Diplomati antidiplomatik dhe presionet e kërcënimet e tij, Intrigat e deputetes antikosovare Oana Manolescu (Mona Agrigoroiaiei), Demonizmi antishqiptar i një butaku ballkanik (T. Puiu), lansimi i librit Kosova në Fundacionin Titulescu në Bukuresht (rumanisht), intervista e Marius Toma “Kosova po përlindet nëpërmjet basketit” (në gjuhën rumune), Kujtohet roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit (huazuar nga Bota sot), Fituesit e diasporës, si dhe fotografi dhe artikuj tjerë që e justifikojnë sintagmën “O sa mirë me qenë shqiptar!”.