Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Diaspora i ndihmon vëllazërit në Kosovë

| E diele, 12.01.2014, 05:47 PM |


Shoqata Humanitare “Zukë Leci” Zürich - Zvicër

Ja si diaspora i ndihmon vëllazërit në Kosovë

Nga Xhafer LECI

Me aktivitetin bamirës të kësaj shoqate të vogël familjare-humanitare, pa përmendur ndihmat e tjera që janë dhënë në të holla për nevoja të skamnorëve, pas luftës së fundit 1998-1999, janë ndërtuar 4  shtëpi, dy të përfunduara, në të cilat janë vendosur me banim njerëzit nevojtarë që prej vitit 2002, dy të tjera ende të papërfunduara dhe një objekt i përfunduar para një dekade, tek varrezat për nevoja të qytetarëve të Kamenicës. Për ndërtimin e të gjitha këtyre objekteve, është shpenzuar një shumë mbi 180 mijë eurosh. Shtëpia e parë është rindërtuar në Gjilan, për Milaim Islam Lecin. Kjo shtëpi ka qenë e djegur dhe e rrënuar deri në themel nga focat e ushtrisë, poilicisë, dhe bandave paramilitare e kriminale serbe, gjatë luftës së fundit  (1998-1999). Atë e kanë ndërtuar vëllezërit e Milaimit, Bajram e Zenel Leci. Kjo shtëpi ka kushtuar 70 mijë euro. Shtëpia e dytë është ndertuar nga mjetet e grumbulluara në kuadër të shoqatës, po ashtu në Gjilan, për Taip Lecin, tash i ndjerë, dhe ka kushtuar 40 mijë euro, pa llogaritur truallin për ndërtim, të cilin e kanë falë vëllezërit nga nëna e Taipit - Nuri, Zijadin dhe Safet Keka.

Ndihma edhe për qytetarët

Po ashtu, edhe për objektin  tek varrezat në Kamenicë, të hollat janë grumbulluar nga shoqata. Ky objekt  ka kushtuar 37 mijë euro, pa llogaritur punën vullnetare, e cila llogaritet në disa mijëra euro. Ky objekt u shërben të gjithë qytetarëve të Kamenicës, për raste  vdekjesh, është pajisur me 3 arkivolë, dhe mjete tera për varrërrmihjet, është lidhë me ujësjellës dhe kanalizim, të cilat nuk i kishte dhe që u mungonin qytetarëve deri para një dekade. Idenë për ndërtimin e këtij objekti e dha Ahmet Rexhep Leci, cili edhe e udhëhoqi punën vullnetare për ndërtimin e tij, i ndihmuar edhe nga Sabit Hamdi Lecin etjrë.

Ndërsa vitin e kaluar janë ndërtuar edhe dy shtëpi, ende të papërfunduara, po ashtu nga shoqata në fjalë, për Ramadan Sahit Lecin - në Kamenicë, janë grumbulluar 16 mijë euro - dhe për  Ramiz Shaban Lecin, në Gjilan, për të cilin janë grumbulluar 17 mijë euro.  Shpresojmë se këtë vit, në kuadër të shoqatës, do të ndërmarrim edhe një aksion për t`i përfunduar dhe rregulluar për banim edhe këto dy shtëpi.

Për kontributin e dhënë i falënderojmë të gjithë, e sidomos edhe disa bija e dhëndurë të Lecajve, të cilët,  me vetë dëshirën e tyre, në mënyrë solide, kanë ndihmuar aktivitetet tona humanitare-bamirëse.

Shoqata "Zukë Leci", është themeluar në vitin 1998 në Zürich të Zvicrës, me iniciativën e autorit të këtij shkrimi, e  përkrahur edhe nga të tjerët.

Në fillim Xhafer Leci foli për qëllimin dhe arsyen e themelimit të kësaj shoqate, të gjithë të pranishmit e mirëpritën diskutimin si qëllimmirë.

Shoqata është e përbërë vetëm nga familjarët Lecaj, nga fshati Gmicë, Komuna e Dardanës - ish-Kamenicë, fshat ky tani gati tërësisht i zbrazur, kryesisht për shkaqe ekonomike. Gmica në vitet 1980 ka pasur gjithsej 104 shtëpi, me mbi 600 banorë, ndërsa sot ka vetëm nja 10 shtëpi, me nja 30 banorë, shkolla është mbyllur, sepse nuk ka më nxënës.

Me propozimin e autorit të këtyre rreshtave dhe me pëlqimin e mbi 40 pjesëmarrësve në Kuvendin e parë Zgjedhor, më 1998,  Shoqata u pagëzua me emrin e personalitetit  të njohur të Malësisë së Kamenicës dhe të Anamoravës, Zukë Leci ( 1900-1987).

Biografi e shkurtër: hasmëritë, ngatërresat dhe vrasjet me serbomalazezët fqinjë me familjet Leci-Lecaj, datojnë nga viti 1878, kur gjyshi i Zukës, apo stërgjyshi  i artikullshkruesit, Osmani, është vrarë në luftërat serbo-turke më 1878. Edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, janë vrarë axhallarët e Zukës, Limani më 1910, Bala me 1912 dhe i ati, Ahmeti, më 1939.

Më 1916, në mes Zukës  dhe familjes malazeze të  Milivoje Durkoviqit, apo, siç ishte i njohur në popull si Milivoji i zi,  lind  një ngatërresë. Pas pak ditësh,  Milivoje Durkoviqi,  vet i tretë, duke menduar se po  vrasin Zukën, të cilin nuk e kanë njohur aq mirë, gabimisht, vrasin të vetmin vëlla të Zukës,  Mehmetin, në moshën 14-vjeçare, cili me trup ka qenë më i rritur se sa Zuka që ishte 16 vjeç.

Mehmtin, 3 malazezët, e qëllojnë përnjëherë vetëm me nga një plumb, në gjoks dhe kokë, dhe e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së vet.

Mandej pason hakmarrja: pas shumë përpjekjeve për hakmarrje, vritet daja i Milivoje Durkoviqit, ndërsa  plagosen lehtë Milivoje dhe një tjetër, cilët, me mjeshtëri, largohen fshehurazi  nepër një mal të dendur...

Pas daljes nga burgu që bëri në vitet 1920-1938, Zuka ka qenë njëri nga pleqnarët më të njohur dhe më të sukseshëm për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave të asaj ane. Zuka, me gjithë babën e tij Ahmetin, për  vrasjet që kanë ndodhur  rrëzë zonës kufitare (se ata kanë jetuar afër kufirit vetëm nja 500 metra larg) me kolonët-ardhacakë serbë e malazezë të vendosur në tokat shqiptare, më 1878, nga kralët serbo-malazez, janë dënuar me pushkatim.

Pas një ankese, të cilën e kishte bërë me shkrim tek krali i Serbisë, Aleksanër, axha i akademik Idriz Ajetit, hoxhë Zenel Ajeti, apo siç është i njohur  në popull hoxhë Tupalla, i katundit Tupall-Banja e Sjarinës, komuna e Medvegjës, Zuka dhe Ahmeti, pas katër vitesh jetë kaçakësh, janë falë nga pushkatimi dhe janë dënuar me burg të rëndë: Ahmeti 15 vjet dhe i biri i mitur, Zuka, 18 vjet, të cilët edhe i kanë vuajtur.

Lecajt , si edhe vetë Zuka, axha dhe baba i artikullshkrusit Sahit e Osman Leci, kanë qenë aktivë me pjesëmarrjen e tyre në Luftën e Dytë Botërore si NDSH-eist më 1941-1945, edhe në këtë të fundit 1998/99, kanë marrë pjesë shumë quna.

Sa për njoftim, në Kuvendin e parë zgjedhor 1998 qe zgjedhur një kryesi prej 5 anëtarësh, me kryetar Xhavit H.Lecin. U caktua anëtarësia mujore me nga 30 DM, gjegjësisht 30 SFr.

Pas  4 vitesh u zgjodh një kryesi e  re, e cila  nuk arriti të relaizojë detyrat dhe premtimet për të cilat qe zotuar...

Përgjysmimi i antarësisë

Për shkak të mosangazhimit të duhur të  kësaj kryesie, u ndërpre pagesa mujore e anëtarësisë dhe u përgjysmua anëtarësia.

Megjithatë, Shoqata nuk e ndërpreu asnjëherë aktivitetin e saj human, fisnik e kombëtar.  Afër gjysma e kësaj antarësie filloi të japë kontributin e vet veç e veç, jashtë organizimit të Shoqatës, duke ndimuar më të afërmit e familjeve të tyre. Edhe këtë ndarje e konsiderojmë jo si të dëmshme, por si të suksesshme, sepse edhe jashtë organizimit në kuadër të Shoqatës, ata po japin kontributet e tyre me vlerë të madhe .

Ndërsa pjesa tjetër vazhdon edhe më tutje në mënyrë të organizuar me grumbullimin e mjeteve materiale për nevoja të skamnorëve. Dhe kjo është mënyra më e mirë e organizimit, sepse të gjitha mjetet e grumbulluara arkivohen, të shoqëruara me raportimet finaciare të punës me pëpikëri, me shënimet për hyrje-daljet, datat, emrat kontribuesve, veç e veç, dhe me shumën e përgjithshme të mjeteve të grumbulluara.

Vlen të përmendim se në vitin 2010 në Würenlingen të Zvicrës, në shenjë respekti, në kuadër të Shoqatës Humanitare “Zukë Leci”,  në praninë e rreth 100 të pranishëmve, burra,gra dhe fëmijë, djemtë e Zukës, Beg e Ahmet Leci, në përkujtim të 110 vjetorit të lindjes së babait të tyre Zukë Leci,  organizuan një mbremje  pëkujtimore, duke shtruar një darkë të begatë, me mjete vetanake për të gjithë të pranishmit.

Pllaka e Shoqatës  me fotografinë e Zukës, e varur në ballë të murit të objektit.

Pamje e objektit të ndertuar para varrezave të Dardanës-ish Kamenicë

Shtëpia e Milaim I.Lecit, Gjilan

Shtëpia e Taip Lecit, Gjilan


Shtëpia e Ramadan S. Lecit, Kamenicë

Shtëpia e Ramiz Sh. Lecit, Gjilan