| E diele, 12.01.2014, 05:42 PM |
ODA E JUNIKUT DHE KOSOVA AKTIVE NË
TROJET GJERMANE
(Bisedë me zt. Naser Hoxha, kryetar i SHKA “Dardania” në Manheim)
Nga Ramiz Dërmaku
Naser Hoxha vjen prej një familje të mesme fshatare, por e djegur për liri dhe atdhedashuri. U lind më 1960 në Junik, ku kreu shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Deçan. Studimet i mbaroi pranë Fakultetit Juridik në kuadrin e Univerzitetit të Prishtinës, ku edhe u diplomua. Ata që e kanë njohur e dinë se është pjestar i një familje atdhetare e përparimtare, e njohur në Kosovë dhe më gjërë. Juniku ishte një ndër qendrat e rëndësishme ku mirreshin vendime për çështje kombëtare, politike, ekonomike dhe kulturore. Avdyl Hoxha ishte kryeplaku i Junikut dhe Kryetar i Kuvendit të Junikut, i cili u mbajt në odën e Junikut gjatë periudhës 21 - 25 maj 1912. Vendi ku mbahej Kuvendi ishte siguruar mirë, pra kishte një organizim dhe sigurim të fortë nga ana e Avdyl Hoxhës. Oda e Junikut, por veprimtarëve tjerë, përbëhej edhe nga prindërit (Brahim dhe Sofije Hoxha), të cilët kishin 6 fëmijë. Naseri ishte fëmija i 5-të, nga gjithësejt (dy vëllezër e katër motra). Djali i familjes Hoxha ishte sinonim i Odës së Junikut. Ishte gjithmonë nën përgjim dhe shënjestër të pushtusit serb.
Naser Hoxha duke parë pasojat e regjimit kriminel të asaj kohe, i vizitonte familjet shqiptare pa kurfarë paralajmërimi. Duke parë forca të mëdha ushtarake dhe paramilitarë serbë, vendosi të emigrojë diku. Sa më tepër që rritej, po aq më tepër i shtohej urrejtja ndaj okupatorit që e mbante nën thundërr Kosovën. Si e shpjegon këtë, e pyesim: “Në fillim, policia serbe dhe armata ish jugosllave filluan të ushtrojnë dhunë ndaj meje. Duke e parë gjendjen e rëndë politike, thirrjet e shpeshta në biseda të ashtuquajtura “informative“, filloi edhe përdorimi i forcës ndaj meje. Me lotë në sy dhe pa dëshirën time, edhe unë si shumë të tjerë të marr rrugën e gyrbetit. Pasë sakrificave të shumta që përjetova gjatë rrugës, arrita në Gjermani dhe u vendosa në qytetin e Mannheimit.” Akoma pa u stabilizaur mirë, Naseri iu bashkua të gjitha aktiviteteve që organizoheshin në ato lokalitete, duke filluar nga ndihmat materiale, veshëmbathje, gjëra te amvisërisë, medikamente. E ka përkrahur intenzivisht Fondin e Qeverisë së Kosovës, Fondin “Vendlindja ju therret“. Ende pa u stabilizuar mirë filloi të angazhoheni në të gjitha aktivitetet për internacionalizimin e kauzës kombëtare dhe organizimin protestave, demostratave, aktiviteteve kulturore, arsimore, sportive dhe muzikore.
Që të gjitha këto kishin karakter kombëtar. Me shumëfishimin e aktiviteteve ndaj çështjes sonë, dita ditës shtohej numri i atyre që e urrenin regjimin serbosllav. I angazhuar ne të gjitha veprimtarit e mërgatës shqiptare e cila për çdo ditë i shtonte rradhët e veta, gjithnje e më shumë nga presioni i shtuar i armikut në Kosovë. Faktet flasin ser familja e këtioj njeriu është një familje tipike shqipëtare e cila gjatë tërë historisë kurrë nuk pushoi së vepruari, dhe kurrë nuk e njohu regjimin barbar të Serbisë antishqiptare. Kjo familje përparimtare ishte një model dhe shembull për të tjerët se si duhët të punohet për çështjen kombëtare. Si na e sqaroni këtë? Naser Hoxha thot: “Kosova kishte Odën e Junikut, por edhe plakun e kësaj ode që vinte nga gjiri i familjes sonë. Kjo familje rëndësi të madhe i kushtonte atdheut dhe dukurive pozitive, traditave e bdokeve dhe zakoneve tona, sipas kanunit te Lek Dukagjinit. Plaku i odës ishte edhe Udhëheqës i Këshillit të Pleqve. Juniku ishte një nga qendrat më të rëndësishme në Kosovë. Kërkesat e atij Kuvendi ishin: Caktimi i kufijve të Shqipërisë, Krijimi i një administrate shqiptare, Ngritja e Flamurit Kombetar, Njohja e Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare,
Caktimi i një Guvernatori të Përgjithshëm, që do të zgjidhet nga një familje e njohur e vendit. Plotësimi i këtyre kërkesave të garantohen nga fuqit e mëdha. Kuvendi i Junikut u mbajt në maj të vitit 1912, i kryesuar nga ideologu, politikani, demokrati, revolucionari dhe organizatori Hasan Prishtina.”
Mund të shtoni edhe diçka për odën e Junikut, e pyesim. Naseri thekson se Oda e Junikut është e njohur në Kosovë dhe tejmatanë kufinjve të saj. Ajo ka qenë dhe mbetet një Institucion i të Drejtës Tradicionale tipike shqiptare. Pikërisht në këtë odë u rritë dhe u edukua edhe dëshmori i kombit Edmond Hoxha. Se sa ishte familja janë atdhetare, trime dhe besnike, u dëshmua gjatë gjithë shekullit të kaluar. Adhetarizmi i kësaj familje u dëshmua me fakte konkrete. Në fund të dhjetorit të vitit 1997, veprimtari, atdhetari, trimi, guximtari, studenti dhe së fundi dëshmori i kombit, Edmon Hoxha, nipi i Avdyl dhe Brahim Hoxhës, djali i Hisniut, do të ishte njeri nga martirët e parë të Lirisë, të rënë së bashku me shokët e gueriles, dy llapjanët: Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu. Krahas traditës, familja Hoxha me kohë e kuptoi rëndësinë e arsimimit të gjeneratave të reja. I shkolloi, jo vetëm djemtë por edhe vajzat. Naser Hoxha, jurist i diplomuar, vëllau Avdyli, dr. i Historisë, motrat Melihati dhe Fadileti poashtu (të diplomuara në Fakultetin Juridik, njëra ndër to duke qenë sociologe).
Brahim
Hoxha, ishte emër i njohur, njëri ndër pleqënarët dhe pajtuesi më i mirë i
gjaqeve në Kosovë. Pas ekzekutimit të babait (Avdyl Hoxha) nga forcat çetnike
serbe, djali i tij, Brahimi, mer
përgjegjësin e Odës së Junikut. Tërë kohën e kaloi duke i ndihmuar çështjes
kombëtare. Krejt veprimtarinë ia kushtoj popullit të vet. Edhe pse pushtetin
komunist e kishte mbi supe, asnjëherë nuk u ndal së punuari për pajtimin dhe
zgjidhjen e problemeve të ndryshme në vendlindje e më gjerë. “Unë, thot Naseri,
gjatë gjithë veprimtarisë isha bashkëpuntor i ngushtë në shqyrtimin e
problemeve dhe e ndihmoja babain aty ku ishte nevoja. Te jesh nipash i Avdyl
Imer Hoxhës, dhe djalë i pleqnarit në zë, Brahim Avdyl Hoxhës, sa është krenari
po aqë është edhe obligim që amanetin e tyre ta përcjell tek gjeneratat që
vijnë. Unë jamë gjenerata e njëmbëdhjetë në familjen Hoxha që bëri pajtimin e
gjaqeve dhe rregullimin e konflikteve dhe e mosmarëveshjeve, etj. Në vitin
1991, për t‘i shpëtuar më të keqes, edhe unë u detyrova të marr rrugën e
mërgimit. Pasë shumë sfidave arrita në Gjermani.” Pra shkaku i largimit të
Naserit nga Kosova, ishte rreziku i burgosjes. Pasi arriti në
Naser
Hoxha u antarësua në LDK-es në