Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Dr. Ibrahim Rugova - Arkitekt i Pavarësisë

| E shtune, 11.01.2014, 08:39 PM |


Arkitekt i pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe do të mbetet vetëm Dr.  Ibrahim Rugova

Nga Ismet Uka - Vushtrri,  Ish punëtor i Kombinatit Trepça

Gjatë zhvillimit dhe përparimit si popull, nëpër etapa të ndryshme kohore e historike vuajtëm shumë, përjetuam ngjarje të karakterit dramatik,  vajtuan Nënat tona bijtë dhe bijat e veta, nëpër troje të ndryshme të shqiptarisë të cilat ishin nën okupim dikush nga ato vdekje tronditej e dikush përpiqej që ta forcojë karrierën e vet në pushtet duke i akuzuar të vrarët dhe të persekutuarit e popullit të vet pse ata nuk ndejten urtë pse nuk e duruam robërinë pse lëvizën drejt lirisë e ja prishen timin e duhanit okupatorit por edhe bashkëpunëtorëve të tij. Pra historia po na tregon se populli shqiptar rrugëtimin e vet që e beri drejt lirisë dhe pavarësisë së vet në rrugëtim ishte plot lot, plot zhula dhe plot gjak.

Historia po na tregon se ky popull nuk ndejti kurrë duarkryq por çdo here ju përgjigjej thirrjeve për liri, thirrjeve për çlirimin e trojeve të veta atje ku shfaqej nevoja për të derdh mall edhe gjak populli shqiptar kurrë nuk ka hezituar ti japë ato.

Në mesin e popullit tonë ka shumë njerëz që flijuan për lirin e popullit të vet atyre njerëzve e heronjve dekada me radhë ju thurin këngë në mungesë të ndërtimit të përmendoreve, këngën e kanë përdorë si mjet që këta luftëtarë për lirinë e trojeve shqiptare mos të lihen në margjinat e harresës. Secila luftë që zhvillohej popullin shqiptar e zinte në gjumë të pa përgatitur si në aspektin ekonomik, organizativ si në atë ushtarak por edhe në aspektin politik, pra popull i pafaktorizuar i paorganizuar, pastaj kur ndodhshin luftërat edhe pasojat e luftës do të jenë më të mëdha dhe caku i dëshirueshëm nuk mundet me u arritë. Ta marrim shembull luftën e dytë botërore, të gjithë e dimë Gjermania fashiste çka dëshironte dhe nga dëshira e saj për ta mposht botën me luftë e pastaj për ta sundua sipas qejfit të saj. Lindi nevoja për tu bashkuar shtetet në luftë kundër saj, një nder to edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo prapë brenda ne shqiptarëve lindën mosmarrëveshje, kontradiktat dhe gjatë luftës u ndamë në dy toborre një pjesë bashkëpunonte me okupatorin duke u bind se nëse ai fiton do të përjetojmë çlirimin nacional kurse pjesa tjetër e shqiptarëve ju bashkëngjit aleancës së shteteve në luftë kundër fashizmit gjerman,  në cilën aleancë ishte edhe okupatori i jonë qindvjeçar Serbia. Pra vet rrethanat e krijuara politike në arenën ndërkombëtare ta imponon një mbështetje diku ndoshta, jo të lakmueshme siç ju ndodhi shqiptarëve gjatë luftës së dytë botërore, por nëse bën ndonjë veprim tjetër pasojat janë të pa parashikueshme. Pra kaçiku duhet të matet gjithsesi edhe duhet ti shikosh mundësit se a mundesh me kërcye i pa varur atje ku dëshiron apo të duhet far përkrahje nga dikush. Nuk e kam ndërmend të shpjegoj far historie se ne shqiptaret kemi pas historian boll por atyre ju ka deshtë të veprojnë e punojnë sipas rrethanave  të krijuara pas luftës së dytë botërore dhe historinë e kanë shkrua ashtu qysh se kanë irrituar palën e kundërt e cila ka pas  pushtet absolut.

Po flas për atë çka e kemi përjetuar ne si gjeneratë se nuk ka nevojë sa për neve historia ta thotë fjalën e vet sepse në ngjarjet i kemi përjetuar vet  e për gjeneratat e ardhshme gjithë sesi këto ngjarje duhet të mbesin si mësim historike që ata ta din se çfarë rruge kanë kaluar të parët e tyre për tu çliruar nga një popull me të cilin bashkëjetuam më shumë se një shekull e ky popull çdo here sa here i vinte shanca gjatë historisë u ’a kthente pushkën shqiptarëve e tentonte ti përzunte nga trojet e veta.

Tani pse kemi qen rob të shkuat kaq gjatë jemi duke akuzuar shumë personalitete kosovare që kanë qen në krye të kombit, që në krye të kombit ka dal duke menduar se do ti orjentojnë në rrugë të drejtë, normal e kanë ditë se vuajtje do të përjetojnë por tmerre të vdekjes do të ketë më pak.

Sot kritikohet i ndjeri dhe i madhi Fadil Hoxha i cili e udhëhoqi luftën  anti fashiste pse nuk shkoi mbas Mehmet Gradicës, Ahmet Selacit,  e Ukshin Kovaqicës. Të gjithë këta njerëz të cilët kishin vizion tjetër se si duhet të çlirohemi nga thundrat e shkuat dhe idetë e tyre askush nuk mundet ti hedh poshtë dhe për jetë e mot këta në historinë shqiptare dhe në mendjet e shqiptarëve do të përkujtohen si hero dhe si trima që vërtet jetën e flijuan duke i mbrojt fshatrat shqiptare nga çetnik partizanët që vritnin shqiptarë sa here ju vinte rasti. Mirëpo një duhet ta dimi se vet rrethanat e kohës dhe hapësirës, pozicionin në të cilën jemi gjend e konteston veprimin e tyre si të gabueshëm. Fadili në atë kohë me siguri ka pas një bindje se forcat aleate do ta mposhtin Gjermanin fashiste dhe me atë bindje që pas kësaj lufte populli nuk do të jetoj shkëlqyeshëm se e ka dit me kënd do të ketë punë por e ka dit se gjatë proceseve politike do të kanalizohen gjanat dhe do të mbërrij deri te një barazi me të tjerët ndoshta jo barazi absolute por barazi e cila kish me ndërtuar dhe faktorizuar shqiptarin në truallin e vet i quajtur Kosovë.  Kurse po ta zgjidhte rrugën e ballit kombëtar me siguri se aq fort do të shkatërrohej populli shqiptar sa që sodë kur po themi se jemi mbi dy milion shqiptar në Kosovë nuk do të ishim , dhe nuk do të bëhej fjalë për shtetin e Kosovës.  Prandaj Fadil Hoxha për mendimin tim është njeri i madh dhe nëse dikush ka dit rrugë tjetër se si duhet ruajtur populli e i ka treguar le të paraqitet.

Të gjithë i kemi në kujtesë edhe demonstratat që ndodhen në Kosovë, flasim për demonstratat e vitit 1968 dhe demonstratat e vitit 1981 të gjitha këto demonstrata kishin për synim arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës edhe se kishte burgosje tortura e presione tjera pozita juridike e politike e Kosovës brenda vet federatës Jugosllave shkonte duke u avancuar që vërtet secili i din të arriturat në arsim çfarë kanë qen. A sidomos demonstratat e vitit 1968 I dhanë rezultate të lakmueshme. Nja duhet ta dimë se çdo gjë çka ndodh në rrugë brenda politika merret me të prandaj vet vetiu nuk lind asgjë e kushtetuta e vitit 1974 nuk lindi vet vetiu por ajo lindi nga dialogu politik I Fadil Hoxhës me krerët e udhëheqjes Jugosllave e me atë Serbe, pra kemi të bëjmë me një njeri luftarak sa i përket të drejtës dhe mirëqenies së popullit të vet. Adem Demaqi vepronte në ilegal politikisht, hynte në burg për veprime politke kishte pikëpamjet e veta se Kosova duhet të bashkohej me Shqipëri me një regjim Stalinist të cilin e kishte përkëdhel Enver Hoxha në Shqipëri , më tepër për ta ruajtur pushtetin e vet absolut mbi shqiptaret e vriste e prente edhe kolegët e vet vetëm nëse kishte dyshimin më të vogël në të se puna e Enverit nuk po i dukej e drejt.

Teposhëza e popullit shqiptar në zhvillim e përparim si dhe në të drejta nacionale filloj të degradohet nga demonstratat e vitit 1981 Serbia këto demonstrata mirë diti ti shfrytëzoj për pozicionin e vet kundër shqiptarëve si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe brenda Jugosllav akuza të rënda ju mveshen shqiptarëve si nga vet komiteti qendror i LKJ si nga komiteti i LKS.

Sulmet vinin nga të gjitha anët dhe pas këtyre demonstratave të gjithë e dimi që u futen edhe masat e jashtëzakonshme brenda territorit të Kosovës policia speciale federative ishin me presion të Serbisë brenda Kosovës dhe reagime ndërkombëtare fare nuk kishte por as përkrahje në favor të shqiptarëve pra Serbia shqiptarëve ua mveshi lloj lloj epitetesh të cilat epitete Serbia i përdorte si paravan për presion kundër shqiptarëve deri në detyrimin e tyre për ta pranua nënshtrimin, por nënshtrimi nuk ndodhi kurrë. Të gjitha vlerësimet rreth demonstratave u dhëshin në krye të komitetit qendror të LKJ-is e më pastaj me presione kërcënuese ju impononte edhe udhëheqjes shqiptare në Kosovë ti pranoj ato dhe filloj një diferencim i ashpër politik burgosje e besa edhe tortura por edhe jo edhe nënshtrimi për luftë politike nder shqiptar kurrë nuk pushoj tani për të mbrojt ato të arritura gjatë  etapës 1974-1981 sa zgjati vetëqeverisja. Mirëpo të gjithë e dimë që për ta mbrojt politiken duhet ta kesh forcën neve shqiptarëve të Kosovës përpos forcës morale nuk kishim tjetër prandaj edhe na u deshtë me një kujdes të madh ta zgjedhim rrugën e urtë dhe të gjatë me ardhë deri te çlirimi. Forca e Serbisë dhe e Jugosllavisë Kosovën të gjithë e dimi që e zhveshi nga çdo e drejt dhe me forcë ju murr autonomia e cila autonomi pak dallonte nga ajo e republikave që ishin të lidhura në federatën Jugosllave. Pra Kosova nuk kishte ushtri Kosova e kishte një polici të armatosur shumë dobët kishte një mbrojtje territoriale, edhe ajo e kontrolluar në mënyrë të rreptë, nga Serbia dhe çdo vendosje që në atë kohë në vitet 1981-1990 që të thirret populli në far rezistence të armatosur që kjo i konvenonte edhe Serbisë nuk kish me qen punë e mençur e as politikisht e pranueshme, Pasi që mundësit për ndonjë fitore ishin minimale dhe një luftë e tillë popullin shqiptar të Kosovës do ta qonte në shkatërrim shumë të ashpër. Thyerjet e mëdha dhe divorci politik mes Jugosllavisë Serbisë e Kosovës ndodhi në vitet 1988- 1990 lindi edhe lëvizja gjithë shqiptare mu në krye me njeriun e madh dhe atdhetarin, profesorin Ibrahim Rugova i cili diti ti jap përgjigjeje secilës rrugë të rrezikshme e cila paraqitej gjatë rrugëtimit drejt lirisë.

Shumë analist mendonin në atë  kohë se rruga drejt lirisë e popullit shqiptar do të jetë e shkurt duke dhanë lloj lloj opsionesh se si duhet vepruar politikisht neve si popull. Shumë nga ata analist erdhën te propozimi pas vitit 1990 se Kosova duhet të dal në zgjedhje që i organizonte Serbia dhe në ato zgjedhje shqiptarë do i fitonin diku 25- 30 deputet me qellim për ti hi Serbisë për brenda e me bë demokratizimin e saj.

Rugova në atë kohë kategorikisht e refuzoj ketë ofertë duke u përgjigj se Serbia e din mirë çka është demokracia dhe kur të jenë në pyetje shqiptarët ajo nuk i pranon normat demokratike ne jemi popull i përjashtuar nga këto norma nga ana e Serbisë, prandaj çdo pretendim që të dalim në zgjedhje Serbe është i pa pranueshëm, për neve shqiptaret, duke qen i vendosur në atë çka e thoshte i madhi Ibrahim Rugova, sepse e dinte të veprohej ashtu me vet dëshirë po e pranon hyrjen në kuadër të Serbisë që do të ishte pranim i një robërie të përjetshme.

Krejt ata qe e kritikojnë politiken e  Rugovës fare janë njerëz të pa njohur që fare kurrë nuk i ka njohur askush, kurse Rugovën me politiken e vet paqësore dhe me durimin e tij duke mos pranuar kurrë atë çka Serbia donte ta instalonte në Kosovë dhe duke punuar çdo gjë çka i përket një shteti të pa varur Rugova dhe politika e tij e internacionalizoj çështjen e Kosovës duke fituar edhe miq të mëdhenj në politiken botërore nga shtetet më të fuqishme edhe ekonomikisht por edhe ushtarakisht. Autoriteti i Rugovës edhe shumë vite do të jetë i ngulitur në mendjet dhe shpirtin e miqve të shqiptarëve për Rugovën si njeri që vërtet e ka deshtë paqen por për lirin e popullit të vet nuk e ka përjashtuar as luftën por  ka qen i matur në fjalor ashtu si, na  kanë edukua të paret që fjalën e fundit kurrë mos e thuaj të paren dhe dasmën pa mish mos e nis kurrë se koritesh.

Pra liria e Kosovës u fitua me ndihmën më te madhe të miqve Amerikan u derdh gjak nga bijtë e bijat e Kosovës por faktor vendimtar që i dha grusht Serbisë ishte NATO forca ushtarake më e fuqishme në bot. Pavarësia e Kosovës mendohej nga disa se mund të arrihej shumë më herët nëse kishim me hi në luftë në vitin 1981 gjë që gjasat për një fitore ishin shumë minimale kurse vet flijimi ishte shumë I sigurt. Rugova edhe se ishte njeri i shkolluar njeri akademik kurrë nuk I mohonte mësimet e të vjetërve që rruga e gjatë është më e vështir por është më e sigurt. Rugova i ra rrugës së gjatë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës por tani që edhe popullin e ka shendosh e mirë që ky popull për jetë e mot do ta njeh për kryetar të vetin dhe për një prirjes të suksesshëm që diti ti bashkoj shqiptaret nga të gjitha viset ata ku jetojnë dhe ti tregoj botes në mënyrë shkencore dhe intelektuale se kush janë shqiptaret.

Prandaj Demaqi akuzat të cilat i drejtoj kundër Rugove nuk janë asnjëra akuzë me vend nëse dikush meriton të ketë përmendore në secilin qytet të Kosovës ai njeri është Rugova. Këtë do ta kuptoj edhe Demaqi nëse vërtet i premton jeta. Demaqi për akuza aq të rënda duhet ti kërkoj falje shumicës së popullit shqiptar e besa edhe familjes Rugova nëse Demaqi vërtet donë ti kthej vlerën e vet vetes dhe disidencës dhe  rezistencës se ti ndaj pushtuesit shekullor e quajtur Serbo Sllavi edhe,  se ajo padëgjueshmëri e disidencë ishte për një bashkim me Shqipërinë që vërtet sistemi atje ishte i një dore të fort dhe të gjithë duhet të mendonin si Enveri nëse nuk mendoje si ai do të interrnohsh ose do të ekzekutohesh me siguri se Demaqin në Shqipëri nuk do ta përcillte ndonjë fat më i mirë se në Jugosllavi.

Prandaj në fund po e them edhe këta çdo veprim që të bënë njeriu në interes të popullit dhe kombit të vet duhet në radhë të par ta bëj veprimin brenda kohës e hapësirës të pa kontestueshme se nëse e bën të kundërtën vuajtjet do të jen të gjata dhe të pa suksesshme.

E Rugovës I qoftë dheu i lehtë i Kosovës e gëzofët bekimin e popullit të vet dhe e në atë bot u ballafaqoftë me parajsën.  Se vërtet ka qen priris i vërtet me të gjitha tiparet e një njeriu që punon e sakrifikon për popullin e vet.