| E enjte, 09.01.2014, 08:14 PM |
Luan
Kalana
VITI I RI, NE XHUNGEL...
"Horizonte , dete e diell, në mes të planetit,
larg në oqeane ,në zemër të koninentit,
si dikur telegrafët,mesazhet prisni me vonesë ,
ndjekem rrugën e stërgjysheve tanë të detit....
Shekuj më parë,prisnin të frynin erërat,
çanin detet anije çarçafe me litar e vela
sot pallate luksoze,Titanik ,vaporë gjigand,...
kazino, disko,qytet me kate,pishina brenda.
Jo si pirat të frikshëm me maska,
detar me lopatka dikur si Ilirët,
sot qytetar modern, me santallëk ,
me "republikë" ,me papion,s'më pelqen.
Sytë u verbuan ,ishull paradajs,s'ishte ëndërr,
grataçela ngritura ovale ,shkrepse mbi gurë,
pishina e
ca plazhe lakuriq,për turp,me njerës " modernë".
Presnim,,si dikur Kolombi zbuloi " botën ",
gjemuan sirenat, sihariq, furishëm duartrokitjet,
thirrëm brohoritëm ,më shumë gëzuan fëmijët,
kur anija leshoi spirancën,si aeroplani që prek tokën.
Hedhim çapat në gjurmët e lashta të rërës,
nuk ishim të pirë a të dehur,por aventurirerë,
me sy hapur të shihnim t'parët,njerëzit e egër,
me harqe,hushta prej guri,me lesh e me mjekër.
Këmbët pa dashur na futën në xhungël,
kureshtarë lamë vaporin,njerëzit e detin,
hymë të pataksur të shohim mrekullitë,
humbëm,si Robinsoi në ishull,mbetëm...
Gjethet mbylleshin e hapeshin si cadra mbi kokë ,
lule ,flutura ,kafshë ,shpende a zogj margaritarë,
hidheshim perpjetë kur preknim zvaranikët
majmunët nga gezimi ulerinin e hidheshin ne degët..
Nata me xixëllonjë ,pllakosi mbuloi si re e zezë,
qeshnim nga frika ,zëri dridhej bëhej jehonë,
këputnin shakara të trembur, të hiqnim memndjen ,
"u kthemë ne origjinë,..te lashtë,.. me bisht e mjeker,.."
Befas të shtena si krismë, buçima pa pushim,
lëmsh mes gjetheve e degëve ,frika na hyri në palcë,
në qiellin shpëtimtar shpërthenin fishekzjarret,
miks ndjenjash ankth e tmer,kush i përshkruan,
na ngrinë kokolkat,...ç'të ishin,... piratë,... apo tanët ?!
Viti i Ri,.për natë..në anije buciste kënga e valle,
s'kish si ai dëfrim,u puthëm u përqafuam,
me kafshet si vellezer,te frikur a gëzuar,
per Vitin e Ri a nga xhungla që u befasuam...
Kolombi për Indine zbuloi pa dashur Tokë,
ca fluturojne sipër reve , per qejfe në planetet,..
pa Tokën , planetin " Earth "-ën kush e zbuloi ..?!
të Tjerët ,Alien ,Ufot, nejse.. gjallesa pa emër,...
Si krushqit takuam të Parët,mbretërit e tokës,
hanin e pinin pa lekë,paçka se ishin ca lakuriq,
tymosur pas zjarrit natën ,ritet këndonin e vallzonin,
ne Crues,ballo vals vienez me shampanjë,
servirnin kamarjeret steka e skallopë pa pushim ..
Ne tundeshim e shkundeshim në zjarrin bubulak,
me kostumet reckosur, vellezërit me brinjë e bisht,
britma me melodi, të irrituar therrisnim a kënduam,
ne zjarr vertitej helli, skundërmonte herë mishi në prush,
kafshët e njerezit të mrekulluar a te dehur,Bota e jona .
Haruam atë natë, s'kish si ne më të lumtur ,
jetuam ca çaste si të lashtet,mall e kënaqesi,
pa luftra,pa brenga, vuajtje,billa ,karta e stresë,
shkonin per gjueti por s'vrisnin njerez,shpende e peshk
rreth zjarit vallzonin e hanin mish te djegur a te pjekur.
Po Ne ç'na u desh të futemi si firaunë në perrallë ,
kur kishim krusin qytezë paradajsë si në endërr,?!
Suprjajzë, dolli me të Parët tanë, ne xhungël ,
koncert sifonik ne natyre i paparë si i Vivaldit ,
mbi supet kalikiçë si femije na perqafonin majmunët.
Thyenim e pinim leng, si me gota me arat e kokosit,
putheshim ne faqet ,në buzët me jargë si vellezër,
si dikur me gjethe lakuriq , këmbekryq e në degët ,
takim i paharuar, në ishull ,simbolik ky Vit i Ri,
banorë të Tokës pa dallim,të Parët, me Modernët...
LUAN KALANA
Bahamas ,Karaibet