| E enjte, 09.01.2014, 09:01 PM |
Kur paraja shkërdhen intelektin!
Nga Florim Zeqa
Me të ndëgjuar lajmin për ndarjen e 55 milion eurove nga kryeministri i vendit, si "dëmshperblim" (kompenzim) për ish të burosurit politik në burgjet e Jugosllavisë, m'u kujtua vizita e para 13 viteve në SHP të TMK-së (Trupat Mbrojtëse të Kosovës), respektivisht njëra nga zyrat ku ndodhej një kornizë e varur në murë në të cilën shkruante; "Bukurija dhe paraja shkërdhejnë çdo intelekt".
Atëbotë ai mbishkrim nuk më kishte bërë shumë përshtypje, por më kalimin e viteve jo një herë, por qindra herë m'u ka sjellur në kokë si formulimi më i sakt i kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Nuk është befasi shpërndarja e miliona eurove të buxhetit të Kosovës nga ana e kryeministrit, ngase jemi mësuar me të,...sa herë që e ka punën ngusht për humbjën e pushtetit shpërndan miliona sikur ato të ishin fleta dushku nga "bahqja e babës" e jo para të taksapaguesve të varfer të këtij shteti!
Por befasia qendron diku tjetër, tek ata që u shpërblyen. Si nuk doli (deri më tani) as një ish i burgosur politik, t'i thërret ndëgjegjës së tij njerëzore e të thotë se kjo nuk është e drejtë dhe as humane që dikush të shpërblehet më mijëra, tjetri dhjetëra mijëra e dikush tjetër me qindramijëra euro (Demaçi 177 mijë euro), për diçka që nuk është obligim i kësaj qeverie, dhe as meritë që na takon, e cila nuk përkon më kohën dhe rrethanat kur në Kosovë rrethë 17 % e popullatës jetojnë në varfëri të skajshme, kur çdo ditë vdesin të rinjë nga sëmundjet e rënda kancerogjene.
Përkundër spoteve të shpeshta në televizionet publike të kërkim ndihmës nga qytetarët dhe diaspora për shërim,...babadimri (Thaçi) jo vetëm që nuk ndanë asnjë cent për ta, nuk bënë as përpjekjën më të vogël morale për t'i mbështetur më ndonjë fjalë të mirë, injoron dhe anashkalon ata sikur të mos ishin qytetar të këtij vendi...
Përderisa në të gjitha vendet e botës dhuratave të babadimrit ju gëzohen vetëm fëmijet, tek ne në Kosovë kanë filluar t'ju gëzohen edhe të rriturit.
Shpërblimi për ish të burgosurit politik përveq që ju ngjetë dhuratave të babadimrit, është një lojë politike e kryeministrit më qëllim të zbutjes së zëmres disa të pakënaqurëve në radhët e partisë së tij (PDK) dhe një rrethi të ngushtë ish të burgosurish politik që janë lojal të kësaj qeverie, dhe ajo çka është më kryesorja shpërblenë papagallët që fyejnë e shajnë vlerën më sublime të kombit, arkitektin e shtetit të Kosovës, liderin shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës, presidentin historik Ibrahim Rugova.
Dëshiroj që të mbetëm edhe më tutje më shpresën, që të burgosurit politik do t'i thërrasin ndërgjegjës së tyre, dhe se nuk do të mashtrohen nga dhuratat e babadimrit,...ngase ato nuk janë dhurata nga Beogradi e as Brukseli, por janë para të taksapaguesve të varfër të këtij vendi.
Askush më mirë se të burgosurit nuk e dinë ç'është tortura.
Varfëria e skajshme dhe sëmundjet e rënda janë tortura të mundimshme dhe mjaftë të dhimbshme nëpër të cilat është duke kaluar një pjesë e madhe popullatës shqiptare në këtë shtetin multietnik të Kosovës.
Nëse këta të burgosurit djeshëm prapa grilave kishin idealin që u mbante gjallë shpresën,...këtyre të burgosurve të torturës sociale në burgun pa grila të quajtur Kosovë ju mungon ideali dhe shpresa, sepse ajo për të cilën skarfikuan gjatë për të (pavarësia e vendit) i mashtroj dhe zhgënjeu shumë keq, për dikë (minoritetet) u bë nënë dhe për dikë tjetër (shumicën shqiptare) njerkë...pra janë shëndrruar në të harruarit e shtetit!
Andaj ju ish të burgosur politik, kujdes nga burgosja e shpirtit, nga egoja për pushtet e privilegje (dhurata) të këtij pushteti dhe mos lejoni të keqpërdoret forca e juaj intelektuale dhe shpirti juaj i pastër kombëtar, për interesa politike të askujtë, qendroni vertikal ashtu siq qendruat dhe sakrifikuat shumë dhe për një kohë të gjatë burgjeve të një shteti gjakatar.
Oferta e kryeministrit të vendit nuk ju bënë nderë të burgosurve më ndërgjegje të pastër, andaj si e tillë duhet refuzuar nga ana juaj për dy arsye;
-e para, për faktin e thjeshtë se dëmshpërblimet (kompenzimet) duhet t'i paguaj shteti serb, nëse ekziston baza ligjore për një gjë të tillë, e jo shteti i Kosovës,
-dhe e dyta, veprimtaria atdhetare nuk shpërblehet më para e privilegje pushtetesh,...por më respektin dhe mirënjohjën nga populli.
Në të kundërten, e mbajshi më shendet thënjën e sipërpërmendur!