Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Angjelina Krasniqi: Epigrame

| E merkure, 08.01.2014, 08:06 PM |


Angjelina Krasniqi....

- epigrame –

 

PIKTURA

 

Tek një pikturë ngjyrë e derdhur,

Mos gjykoni e prisni menjëherë,

Kornizës që e mbështjell dredhur,

Mos i dhuroni më shumë vlerë!...

 

MULLIRI  LLAFAZANIT

 

Ka mulli që bluan misër dhe grurë,

Mulli që bluan mendim dhe kulturë.

Por ka dhe mulli që bluan ujë e det,

Gjithë jetën fërkohet han veten e vet...

 

Sot shumë mullinj të tillë kanë dalë,

Bluajnë mburrje dhe prodhojnë fjalë!...

 

ÇELSI  I  KUJDESIT

 

Të kesh një çelës,ke në dorë një portë,

Një portë që hyn dhe del në të çdo ditë,

Ky çelës për mua shumë gjëra më thotë,

Duhet ta ruash e ta mbash si të florinjtë...

 

Ndryshe mbetesh jashtë, dhe flë me minjtë !

 

KOKËFORTI

 

Kokëforti është një qukapikth,

Ulet në degë pranë trungut,

Me sqepin e tij rreh në një pikë,

Vrima dëmtuese bënë dhe ikë!...

 

E MIRA DHE E KEQJA

 

E mira dhe e keqja janë si një pemë,

Po nuk e krasite si duhet e me kujdes,

Do hap degët anë e mbanë pa plan,

Dhe me kohën pjesa e frutshme vdes.

 

VITET

 

Rroba e lënë nën shi e vjerrë,

Nën diellin që nxeh e përvëlon,

Lëkundet,laget e thahet përherë,

Pa e kuptuar ngjyra i ndryshon!....

 

BESIMI

 

Besimi është si thjerrëzat e syrit,

Shikimin e kthjellët e ndihmon,

Po ra nga syri xhami i saj grrithet,

Si më parë të shikosh nuk ndihmon!....

 

BESNIKËRIA

 

Qeni bredh gjithkund

Edhe mbi ndonjë ndytësirë,

Kur kthehet në shtëpi

Lëpihet dhe bishtin e dridhë!....

 

BUKURIA  E  SHPIRTIT

 

Gruaja e matur me vetën adhurohet,

Edhe pse mbart pak bukuri e freski,

Si për më të bukurën flitet,shkruhet,

Për shembëlltyrën që ka në mbrëndi!...

 

BUZËQESHJA  CINIKE

 

Gota e përplasur e thye copë e grimë,

Lëshon një cingërrim,sikur të të vrasi,

Kujdes në copat e thyera mos shkelni

Pret ashpër si tingëllima cinike e një gazi!....