Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Radikalizmi i kryeministrit të Turqisë

| E marte, 07.01.2014, 07:55 PM |


Radikalizmi i kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shqetësim për   Sirinë dhe vendet rajonale!

Nga Asllan Dibrani

Qëndrimi i Turqisë mbi situatën në Siri  i  kryesuar  nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan  i dobët politikisht për çdo ditë,   po i shkundet  pozicioni politik.  Trazira të  përhershme  nga e cila u  konstatua  edhe     prezenca e grupeve  kriminale,  gjë qe  po sfidon  politika   e Erdoganit me sinjale negative!

- Radikalët me  një ideologji të grupeve terroriste  operojnë  drejtë destabilizimit të Sirisë të nxitur nga Kryeministri Erdogan ,siç duket nuk po i shkon sipas planit strategjik,   mbi ideologjitë e tyre që të plotësojnë të gjitha objektivat  e "Vëllazërisë myslimane    për rrënimin e sistemit të  presidenti al - Assad    Siri".

Grupe të tilla    përkrahura të financuara dhe të   organizuara  nga Kryeministri i Turqisë ,  po krijojnë një gjendje terrori me degët e saj  të organizatës  të Al -Kaedës edhe  në tjera  vende islamike .

-Ndërkohë në anën tjetër të kontinentit, aty ku mbaron Ballkani , po krijon paqartësi, po me të njëjtin  avaz duke  krijuar kundërshtar edhe në Evropë. Stambolli një qytet i madh me mbi 15 milion banor , po përballet  me  pakënaqësi të përditshme   , po   politikë me ngjarje  dramatike  është duke e përcjell edhe kryeqytetin,   Ankaranë  qe u suspenduan dhe  u arrestuan shume ministra e sidomos  nga   ministria ushtarake duke i akuzuar si  përmbysës,  apo puçist për  rrënimin e  sistemit    Kryeministrit Erdogan  .Ky konsiderohet si "sulltan i qëndrueshëm dhe  me një politikë  të hekurt  kundër atyre qe nuk janë në     një  mendje ideologjike me  xhihadistët  aktual qe çdo ditë po shihen në tërë botën.

Mbështetjen publike në rastin e ngjarjeve të Sirisë ,u panë  hapur nga Erdogan si  mbështetjes publik për grupet terroriste .Ka shumë arsye për këtë . Kjo nuk është diçka e re tek politikani me bindje islamike dhe qëndrime kundër te tjerëve qe s'janë  te një feje me ta.

Partia e Erdogan i cili përfaqëson  aktualisht edhe qeverinë , është përgjegjës për gjakun e dhjetëra të mijëra sirianëve  . Qeveria  dhe politika e Erdoganit   po verifikohet  për çdo ditë  si përgjegjëse për prishjen e stabilitetit në të gjithë rajonin . E vërteta e njohur në Egjipt , Libi , Tunizi dhe kishte për të ndërhyrë në shumë vende të rajonit,  pa e lëne të qetë as popullin shqiptare me grupet  xhihadiste  me theks te veçanet  në Kosovë dhe Maqedoni . Në të njëjtën kohë të populli turk  i Turqisë po  reflektohen  pakënaqësi nga  lideri i tyre  i mbrapsht, qe  po e armiqëson  me gjithë rajonin për qëndrimet e tij   fetare si konservator  ,  që infekton për çdo dite  përkrahësit e tij  me  luftëra frontale deri ne gjakderdhje  shpesh edhe me kërcime  sulltanate nga koha mesjetare  . Pra, ne shohim qëndrime kontradiktore  në Turqinë zyrtare ,janë parë në dy mënyra . Njerëzit në një drejtim  politik  me qendre politike   progresive , dhe qeveria e Erdogan me një politikë të pa krye  drejt një  humnere  për ardhmërinë e Turqisë!.

E themi këtë sepse në gjithë botën  shtetet demokratike   po e luftojnë  terrorizmin   dhe  grupet e armatosura radikale islamike qe po i nxisin edhe fëmijët e vegjël pa mëshirë te bëjnë vetëvrasje  kamikaze siç ndodhi këto dite me vogëlushen 8 vjeçare ne trazirat arabe !

Sipas tyre , për t'i shërbyer Islamit , është thjesht për të shkatërruar të gjithë ata që i kundërshtojnë . duke shfaqur  veprim të dhunshëm deri  të prerja e kokës !

Prandaj , ata duan të krijojnë shtet , islamik me konceptin e vet edhe në Siri,  po edhe ne vendet  qe i konsiderojnë   islamike.  Por sigurisht , ato veprime  radikale  nuk përputhen, dhe  as  qe  kanë të bëjnë asgjë me Islamin . Por qëllimi është për rryma  antinjerëzore  gjë që në kohët e fundit kanë  shfaqje edhen në Kosovë e ma gjerë   në trojet shqiptare. Ata në shumë vende të ndryshme të botës përpiqen  ta zyrtarizojne   xhihadin dhe rrymat ekstremiste  dhunë  e terror!

Në një mënyrë  apo tjetër  qeveria  dhe populli i Sirisë nga e gjithë bota po përballet kundër grupeve terroriste , konkretisht grupet e xhihadit ndërkombëtare që shkojnë   për dhunë plaçkë dhe terror .

Në grupe të tilla janë të përfshirë edhe grupe terroriste nga shqiptarët ,    edhe të populli shqiptar dhe në Kosovë kanë krijuar  një  pasqyrë të keqe deri sa jemi në procesin e ndërtimit të Kosovës !

Prandaj  një numër i  terroristëve dhe mercenarëve shqiptar apo te përzier po vriten ne luftën e Sirisë.  Verifikimi i tyre  po e zbeh edhe politiken  ndërkombëtare  për Shqipërinë dhe Kosovën. Për  Shqipërinë ishte edhe një shuplakë nga Bashkimi Evropian si pasojë e këtyre grupeve    qe i kane dhënë një imazh të keq  kombit shqiptar !.

Pasojat po i ndien populli shqiptar e jo grupet që shkojnë për pare te majme dhe presin e vrasin  popullin sirian pa faj ne vendin e vet.

S'ka dyshim se  në Siri forcat radikale terroristë  hyjnë nga jashtë e sidomos  përmes  kufijve të Turqisë.  Shumë prej  këtyre grupeve terroriste në Siri në periudhën e ardhshme , do të jetë një rrezik për kufijtë e Turqisë dhe  ka sinjale qe  politika e Erdoganit  do ti kthehet bumerang  kundër Turqisë?Efektet do të jenë në të ardhmen e afërt dhe ndoshta Turqia duhet të paguajë, radikalizmin e Erdoganit   me pasoja rajonale po edhe vet Turqia  siç po ndodh sot në Kosovë nga këto grupe.