| E marte, 07.01.2014, 07:19 PM |
Ajkune Peja
KUR GJUMI S`MË ZË
Natën kur gjumi s`më zë
Fluturë të bëhem dua
Lehtë me erën të flutrojë
Të ulem pa zhurmë
Në buzët e tua...
Natën
Kur gjumi s`më zë
Lus ta shohësh
Ëndrrën time
Ndoshta do vi
Edhe unë me të
Mes gjoksit
Buzës tënde
Vend ti bëj.
LULJA MË E BUKUR
Më thoshe lulja më e bukur e kopshtit tënd isha unë
Këngët tua vetëm unë guxojë ti këndoja
Këngët e shkruera nga vetë dora e zotit
Ngacmuan rëndë tingujt e zërit tim.
Sa shumë dhëmbje ndjehet në këtë këngë
Ndoshta janë të fundit që këndoj
Ti që kalove në ëndrrat e mia
E barte të tërën në dashurinë tonë.
Lamtumirë kurr s`desha të them
Se jeta ime ishe ti
Me tër qenjen ishe i imi
E jotja smund të isha unë.
ZEMRËS DRYRIN IA VURA
Ka kohë
Që mëngjesi
Zgjuar më gjenë
Ka kohë
Etjen
Me gjak e shuaj
Ka kohë
Ëndrrën time
Syhapur e shoh
Ka kohë
Zemrës time
Dryrin ia vura
14.11.2013
Per ZSH perzgjodhi
Selim M. Nengurra