| E marte, 07.01.2014, 07:11 PM |
Shkruan, Rrustem Geci – Dortmund, Gjermani
A M E R I K Ë S
Në një kohë tepër të errët
shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
të bëhem me shumë duar
Në një kohë tepër të errët
shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
Kur fjala shqip dënohej
Në një kohë tepër të errët
shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
kur Kosova gjenocidohej
Në një kohë tepër të errët
Shtypëse dhe mbytëse
Amerikë, ti ma dhe dorën
që fjala shqip të rritet