| E hene, 06.01.2014, 05:22 PM |
Kolonelit
ka kush t'i shkruaj
" Kujtime të përjetuara" të Fatosh Voshtinës
(esse)
Nga Përparim Hysi
Jam i ndërgjegjshëm që po bëj pak "plagjiat": po i "vjedh" titullin romanit të Markesit "Kolonelit nuk ka kush t'i shkruaj". Në të vërtetë, edhe libri për të cilin do të bëj një rencencë të shkurtër ka për autor një kolonel: Kolonelin në lirim Fatosh Voshtina. Ndërsa kolonelit të Markesit nuk ka kush t'i shkruaj, këtij tonit jo ka kush i shkruan, por nga vlerat që ka, sado që ka gati tri dekada në pension, por, siç mendoj unë, duhet zënë radha për t'i shkruar.
* * *
Kur
shkruaj kështu, ky nuk është një gjykim subjektiv me apriori. Jo. Ka shumë
arsye për t'i shkruar këtij ushtaraku që
është aktiv dhe sot e kësaj dite. Libri
që botoi në këtë fundviti që kaloi, është si një almanak ku përmjet
shkrimeve të vet autorit,
Në shkollën ushtarake "Skënderbej" i shkëlqyer. Dërgohet në akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe mbaron po "atliçno"( shkëlyeshëm). Pa u mbushur mirë me frymë, rikthehet për së dyti në akademi tjetër dhe po shkëlqyeshëm. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet në detyra me rëndësi. Fokusi i studimeve të tij, ka qenë ajo për ndërtime detare dhe, kjo qe arsyeja që në mars të vitit 1958 emërohet drejtor i drejtorisë së riparimeve të anijeve. Me detin,anijet, nëndetëset është e lidhur jeta e tij.
* * *
Fatosh Voshtina nuk qe vetëm student honor, por një ushtarak që punës i rrinte mbi kokë. Dijet e shkollës nuk qenë "luxs", si spaleta karshillëku, por duke i vënë në jetë këto dije, ai e bëri beli së bashku me kolegët e vet, në atë kohë kur vëndi ynë, sfidoi fuqinë më të madhe ushtarake jo vetëm të krejt Lindjes , ku na hodhi era, por një nga fuqitë ushtarake më të mëdhatë në botë: atë të BS dhe "Traktatit të Varshavës". Në për lexuesin shqiptar, heroizmi i marinës luftarake shqiptare, është i njohur dhe përmjet filmit "Ballë për ballë", unë dua të shtoj,se pikërisht, Kolonel Voshtina është një nga ata kuadro të ndenja të asaj kohe. Ai ka patur një detyrë me rëndësi dhe, për hir të interesave të Atdheut, ka shkelur dhe mbi parime vetiake. Sakrifikoi miqësinë me oficerin rus (kishin vajtje e ardhje familjare) dhe mbrojti interesat e Atdheut.
Ai e njeh mirë atë "përplasje" ruso-shqiptare dhe tregon as duke zmadhuar,por as duke minimizuar të gjithë ato ngjarje aq të mprehta të asaj kohe.
Pse ka qenë i tillë, nga ana e partisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë i vlerësuar. Në vitin 1964- 1969 emërohet Drejtor i K.R.A.F.-it dhe përgjegjës i grupit për riparimin e nëndetseve. Në shtator 1969 Drejtor i Drejtorisë së Industrisë Ushtarake. Në vitin 1975 Drejtor i Uzinës së Tankeve. Në vitin 1986 ka dalë në pension.
* * *
Koloneli
ynë ( më lejoni ë ta quaj të tillë) ka
një biografi të shkëlqyer pune. Ai, për punën që bënte, i është dashur që të shoh ballë për ballë dhe jo "pas
perdeve" gjithë atë kohë të përleshjes së madhe . I përhkruan si një
dëshmitar autentik të gjitha momentet ( të nxehta e të ftohta) dhe, tek tregon,
ruan një qetësi olimpike. Nuk ka nevojë që t'i japë penës revan. Përkundrazi.
Koloneli ynë "nxehet" kur lexon shkrime të shkruara si "kaluar
mbi kalë". Atëherë, ngrihet e polemizon, sa me fjalë,aq me dokumente
autentike. Me penë ai do t'u thotë
"ndal" të gjithë atyre që duan të flasin për diçka që nuk e dinë. Jo
vetëm "përleshet" me ta, por i vë poshtë. Në një farë mënyre, Kolonel
Voshtina, vjen në polemikat e tij si ai prifti i proverbave,që vinte nga
pazari, por ç'kishte pazari, fliste priftëresha që nuk
* * *
Ka dhe
arsye të tjera "për t'i shkruar" këtij Koloneli. Gjatë detyrave me
rëndësi që ka patur, për hir të punës,
ka njohur figura të tilla,si: Hrushovi, Mao Ce
Duni, ÇU En Lai, Ten Hsia Pin,Otto Grotevoll apo marshallë admiralë ku
ka qenë ose përkthyes,ose shoqërues i tyre. Flas për të huajtë, po për tanët e
ka çuar puna me afrë gjithë udhëheqësti shqiptar nga
Besoj se ia vlen që t'i shkruash një koloneli të tillë, Markesit i mohova vetëm ndajfoljen s'(nuk) dhe do ma falë këtë "vjedhje" të vogël.