| E premte, 03.01.2014, 07:29 PM |
Nga Serbia pensionistët kosovar nuk duhet të
presin pensione!
Nga Ismet Uka - Vushtrri, Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Para disa ditësh Nenad Rashiqi për mes televizioni i këshilloj pensionistët e Kosovës se pensione nga Serbia nuk do të kenë derisa Kosova mos të futet me Serbin në dialog për çështjen e pensioneve duke harruar Nenadi se pensioni është i garantuar me vet ligjet e Serbisë e besa janë të garantuara edhe me çdo konventë ndërkombëtare ,duke harruar Nenadi se aty ku ka garanci ligjore politika nuk mundet me pas vend .Mirëpo Nenadi e ka vërejt që Kosova u bë poligon eksperimental ku të drejtat legjitime të qytetarëve shqiptar po shkelen në mënyrën më diskriminuese e fyese bile në rastin e pensionistëve kontribut pagues mundem me than lirisht se këtyre pensionistëve ju grabit djersa e tyre qe 14 vjet pas çlirimit.
Grabitja kundër tyre u bë nga institucionet e Serbisë por edhe nga ato kosovare para ndërkombëtarëve të cilët erdhën kishe si mësues se si duhet të trajtohen të drejtat e njeriut në bazë të ligjeve,konventave me qellim që nesër Kosova të pranohet në gjirin e shteteve evropiane .Ndonëse Kosova ishte nen okupim klasik nga viti 1990 ligjet diskriminuese të Serbisë u shpallen të pa vlera me presionin e disa kuadrove shqiptare të drejtësisë dhe u vendos që të gjitha ligjet para vitit 1988 të futen në veprim një nder to edhe ligji i pensioneve i cili ligj ka qen ligj i cili pensionistet e të gjitha kategorive i ka trajtuar në mënyrë të merituar sepse kontributet e punëtorëve kosovar kanë shkuar në fondin pensional të kovës dhe ka qen ligj i cili e ka obliguar gjeneratën të mbaj gjeneratën.
Pyetja e pensionistëve kontribut pagues kosovar çka me pensionet tona po jetë pa përgjigjeje ose me do përgjigjej qesharake përgjigjje që shpesh herë as nga rrugaçet nuk mundesh mej dëgju e kur ti dëgjosh nga,kuadrat institucionale që vërtet e kanë për detyrë të përkujdesen për ketë kategori qytetaresh ta merr menja se kjo kategori pensionistesh nuk njihen ma si qytetar të Kosovës por janë azilanta në truall të saj.
Ky veprim institucional i cili është duke u ber kundër pensionistëve kontribut pagues kosovar është një veprim tronditës I dhimbshëm dhe shumë i pa pranueshëm,që kësaj gjenerate që vërtet e ndërtoj Kosovën dhe nga kontributi i tyre u shkolluan shumë kuadro ,Sodë nga sillja e pushtetarëve ndaj tyre në mënyre të kundër ligjshme është duke ju krijuar dhembje të dyfishtë përpos pleqërisë dhe sëmundjeve që javë ka krijuar natyra ky pushtet javë ka krijuar edhe dhimbjen e skamjes duke u’ a grabit parat e tyre që vite të tera i deponuan në fondin pensional e invalidor,që në ditët e pleqërisë ti shfrytëzojnë ato siç ndodh edhe me krejt pensionistet e botes me qellim që në pleqëri mos ti bahen barrë askujt.
Tani duke e par ministri Rashiq se qeveria e Kosovës së bashku me parlamentin ketë gjeneratë njerëzish i ka hedh si leckat në pik të rrugës dhe fati I tyre nuk po i intereson si institucione Rashiqi po del me deklerata politike që sa here, se pa bisedime politike Serbia nuk i jep pension as kujt prej pensionistëve të nacionalitetit shqiptar .Pra Nenadi po harron se pensioni është pronë e krijuar e pensionistit gjatë mardhënjës së punës dhe ketë pronë pensionistët nuk do t’ ja falin askujt dhe për pronë të vet nuk e kanë ndër mend të bëjnë bisedime as politike e as teknike me askënd.
Pensionistët kosovar nuk kanë lan derë të institucioneve të Kosovës pa trokit,për ta realizuar ketë të drejt të tyre legjitime dhe të shenjët ,mirëpo te njerëzit që punojnë në institucionet tona nuk po ka vullnet që të krijohet një shtet që vërtet brenda ati shteti sundon rendi ligji dhe e drejta .Por brenda këtyre institucioneve të gjithë e dimë si erdhën njerëz që se din çka është matja me metër,milimetër e me mikrometër por erdhën njerëz që brenda institucioneve kosovare po matin me kuti e me pëllëmbë,duke u sill në mënyre diskriminuese ndaj pensionistëve të Kosovës që vërtet kjo gjeneratë e njerëzve nga viti 1945- 1999 meritën më të madhe e kanë për ndërtimin e Kosovës,arsimimin e gjeneratave .Por edhe mos të harrojmë edhe së fundi çlirimin e Kosovës.
Të diskriminosh qytetaret në formën si janë diskriminua pensionistët e në anën tjetër të deklarohesh se po ndërtoj shtet kjo pikëpamje është vetëm mashtrim i vetvetes tendencë për manipulim me qytetar dhe humbje kohe për tu inkuadruar në rrjedhat politike të shteteve evropiane,ku për matje të drejtësisë përdoret metri milimetri dhe mikrometri.
Edhe një here në fillim të vitit 2014 vendosa të dal me një vërejtje të madhe ndaj institucioneve të Kosovës se shteti nuk ndërtohet duke i diskriminuar qytetaret në formën si po diskriminohen,pensionistët punëtoret e fëmija i Kosovës. Përkundrazi me veprime të tilla shteti rrënohet .Prandaj apeloj si antar i federatës sindikale e pensionistëve të Kosovës që këtij diskriminimi të kundër ligjshëm ti jepni fund dhe gjeneratën e pensionistëve kontribut pagues ta trajtoni si krejt pensionistët e shteteve për rreth sepse pensionistët kosovar nuk janë duke kërkuar lëmosh po po i kërkojnë parat e veta të deponuara në fondin pensional të Kosovës që në ditët e pleqërisë ato para ti harxhojnë për nevoja të veta.