Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Jetë e shkruar në letër

| E enjte, 02.01.2014, 09:10 AM |


Jetë e shkruar në letër

 

Kjo  poezi  e  zgjedhur  për  botim

e  dalë  nga  një  çast  shpirtëror

ka  qetësinë  hyjnore    dhimbjes

dhe frymën e kombit tim    sertë

 

Kjo  poezi  e  zgjedhur  për  botim

e  mbushur  me  frymën  e  gjeniut

me vete e ka edhe  dashurinë  tuaj

shkëlqimin  e  erërave      ylberit

 

Kjo  poezi  e  zgjedhur  për  botim

sytë  i  ka     gjelbërt   prej   barit

këmbët i ka    tokëzave    gurit

dhe duart i ka, ura  të lumenjve

 

Kjo poezi  e  zgjedhur  për  botim

është ëndrra  e  farës    mbjellur

është  përzierja   e  bardhë  e  ajrit

dashuria juaj  dhe  e  gjithë vendit!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, Gjermani