Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Elegji për Riza Lahin!...

| E enjte, 02.01.2014, 02:48 PM |


Elegji për Riza Lahin!...

Nga  Përparim Hysi

 

Oh, çfarë ke ba,  more Riza Lahi?!

I ke hip avionit je nis për "Parajsë?!"

A ndigjon,  besa,  në kor asht "ahi!"

Si lumë e la lotin tim që të rrëshqas.

 

Them asht e pamundun me ik Xakja

Si me ik,  kështu,  befas,  si me e ndjek kush?!!!

Lajmi i zi,  na mbyti.  Them asht vëtëm "shaka"

Ndërsa lexoj tek  Fatmiri,  syri m'u rrëmbush.*

 

Riza Lahi asht ai piloti,  asht ai Poeti pa shok

Riza Lahi asht ai njeriu gjeneroz dhe aq bujar

Ai poeti që  ka bredhur tërë një botë

Dhe mbeti nga koka tek këmba-shqiptar.

 

Riza Lahi ai  kumti dhe kumbara i romëve

Ai që dashuri dhe këngë thuri për një botë

Kush qe më i qeshur se ai mes  shokëve

Dhe kush dëgjoi për të, e nuk derdhi lotë.

 

Sa fisnik qe dhe  se  sa i dashur

Të bëhesh kurban në se kishe një hall

Tek shkruaj për të,  vërtet jam buzëplasur

Se jo vetëm kam dhimbje,  por kam dhe mall.

 

Kam mall se erdhi na daroviti  me një shishe konjak

Para një jave,  ku ishim mbledhur tek klubi "Vlora"

Dje shkëmbeva mesazhe në "facebook" (u tallëm nga pak)

Dhe sot u trondita... sikur  mes shokësh ra bomba.

 

Kushdo është befasuar. Kushdo nuk beson

Vdekje,  këtë radhë,  je    e zezë se mandata

Ç'na bëre,  o Xake? O shoku i mirë jonë!

Po ku mjaftojnë fjalët? Emri yt të shkruhet me gërma të arta!

Tiranë, 31 janar 2013