| E hene, 30.12.2013, 01:22 PM |
Koha do t'i
zbulojë!
Nga Asllan Dibrani
Në trekëmbësh thatë si një gjethe
në mur rojtar i pa ftuar
muri i turpit, vrasje në vend, të errët
një gropë të zezë e paudhësisë,
Unë pashë diku që fluturoj vetimthi
fytyra e nënës sime me blicoj
një grua përkrah nenës
të dyja aty mbeten ne përkujdesjen e dëborës qe i mbulojë.
Në dorën e pushtuesit ishte fati i tyre
djersa e saj e përpëlite
gjakun që kullonte
tragjedisë së përsëritur.
Ku vajti Kosova ime
kush trim e luftëtar të përzier
spiun në robëri me feniksin e dritës!
Turpi i mbështolli djallëzitë
të pa udhë si
si patriotë , tradhtarë , spiunë e zuzar
koha do t'i zbuloj...