| E marte, 31.12.2013, 06:03 PM |
Me rastin e festive të fundvitit:
Krishtlindjet e Viti i Ri 2014!
Atje, mes piktorëve të vegjël Durrsakë
Nga Xhevahir Cirongu
Ishte një takim i bukur e mbreslënës atë mbasdite mbrëmje të datës 25 dhjetorit 2013 në galerinë e piktorit Nuri Jaupllari.Piktorët e vegjël të lagjes 13- Plazh,të cilët janë nxënës të shkollës 9 vjeçare(1-2) ‘‘Bajram Curri’’; ekspozuan punimet e tyre të cilat i kishin punuar me një fines të hollë e plotë kolor ngjyrash.Tematika e piktorëve e paraqitura ishin të shumëllojshme dhe e larmishme në teknikat e punimeve. Kjo ekspozitë e piktorëve të vegjël, për nga lloji e tematika që mbartin pikturat në vetvete,ishin një dëshmi e vlerave dhe e pasionit që kanë grupmoshat e ndryshme të fëmijëve. Ata pasqyrojnë botën e tyre të brendshme dhe talentin nëpër mjetë pikturës, që rrëmbejnë me shikim të parë vizitorin.
-Kjo është ekspozita e dytë për nga lloji i vetë,por edhe sipas shijeve që kanë piktorët e vegjël ku shprehin intuitën e talentin në gamën e pikturave që paraqesin sot këta piktorë në ekspozitë,- na thotë piktor Nuriu.Edhe vizitorët aty ishin të shumtë atë mbrëmje. Piktorët e vegjël krahës festës së Krishtlindjes e vitit të Ri, u gëzoheshin edhe punimeve të pikturave që i kishin punuar ata vetë. Piktorët e vegjël, që e duanë artin e pikturës, të flasin me një pasion e dëshirë të madhe që nesër të bëhen dikush në jetë.Ja ç’na thotë piktorja Artieda Haliti:
- E dua pikturën një lloj si nënën,sepse pasioni im dhe ëndrra e të ardhmes sime është piktura. Sot jam në klasën e 9-të, në shkollën (1) ‘’Bajram Curri’’ këtu në Plazh. Kam disa vite që jam aktivizuar në rrethet e pikturës, prandaj unë vazhdoj edhe kursin e pikturës që nesër të konkuroj për të vazhduar arkitekturën, pra të bëhem arkitekte që ti shërbej vetes dhe atdheut tim! Edhe piktorët e tjerë shprehin të njëjtën gjë kur i pyetë ata. Piktorje e re, Artieda Haliti ka lindur në Durrës, pra në lagjen 13 Plazh. Familja e saj është me origjinë nga Kosova.Në qytetin e Durrësi kanë ardhur në vitin 1998, atëherë kur filloi edhe lufta për çlirimin e Kosovës.
-E ndjej veten krenare me punimet e vajzës sime e të shokëve në këtë ekspozitë, sepse përkon me 5 vjetorin Pavarsisë së Kosovës,- na thotë nëna e Artiedës që ishte e pranishme në këtë ekspozitë mbreslënse të këtij fundviti 2013.
E veçanta e asaj dite festive ekspozuese në galerinë e piktorit N. Jaupllari, ishte edhe pjesmarrja e prindërve të piktorëve të vegjël. Ata u gëzoheshin kur shikonin punimet e pikturave të paraqitura në stenda nga fëmijët e tyre. Për këta fëmijë që duan artin, pjesëmarrja e prindërve dhe qytetarët e tjerë vizitorë, ishte një mbështetje që të vazhdonin rrugën e bukur të artit edhe në të ardhmen kur të rriten. Ne mundëm të shkëpusim disa emra të piktorëve të vegjël që ishin pjesëmarrës në këtë ditë festive të Krishtlindjeve e të vitit të Ri 2014, që me pikturat e tyre përcillnin paqe e dashuri sa njerëzore dhe peizazhin e natyrës ku pa të cilën nuk jetojmë dot, sepse jemi pjesë e saj. Më shumë se kush,edhe piktorët e vegjël këtë mesazh përcillnin për te vizitori e shoqëria nëpër mjetë ekspozitës. Ata ishin: Migela Naska,Jori Tabaku, Klara Bejko,Lorena Bala, Ergys Demaj, Fabion Myftari, Irini Myftari, Aleksandër Prendi, Lejdo Merollari, Ija Çela, Teo e Besi.
Sot janë të vegjël në moshë e si talent, por nesër do bëhen mbase të famshëm që ti shërbejnë me artin e tyre shoqërisë e atdheut.Edhe ne ju urojmë suksese në rrugën e nisur të artit. Gëzuar 2014!
Foto Xhevahir Cirongu. Piktorët e ardhshëm!
Punime të piktorëve të vegjël të paraqitura në ekspozitë.
Gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri 2014!