| E hene, 30.12.2013, 04:50 PM |
Shahin
Ibrahimi
Kërkoj ndihmë
Mënçuri me përunjësi po të kërkoj
Heshtja me durim po më bën rob të saj,
Më kthe besimin që vetveten të mbroj
Që sytë veç me diej ti laj.
Udhëtar i fjalës, apo dashnor i heshtjes
Të ledhatoj Hënën, apo ti këndoj brengës,
Vetmia ngadalë po më bën pjesë të vetes
Më humbi adresën, që të çon drjt shpresën.
Si shoh dot më në sy prindrit fukara
Shoqëria më burrërroi, jeta më hapi sytë,
Durimi dhe arsya mu afruan e më than
Ata që më ndihmuan, pafshin vetëm dritë.
Më qëndro përpara të të kem si vegim
Një jetë pa andralla këtë ëndërroj,
Largohu ti tmerr, dhe ti zi pa kuptim
Djersën që del nga krahët, dua të shijoj.
Mbas vdekjes, të kem një varr si të tjerët
Të më kujtojnë në bizeda vetëm për mirë,
Të bëhem vegim dhe idhull për të mjerët
Të fitojnë besimin, që dhe ta të ndrijnë
Me hapin e kohës
Jeta është lumë që s`ndalet
Shtrati i saj ka dallgë e shkumë,
Trokasin zemrat ringrihen malet
Dhe zogjtë të ftojnë në një këngë.
Ti shikohesh në pasqyrë
Stë pëlqen fytyrë e sotme,
Me buzëqeshje pak të ngrirë
Stë shijon ajri i kësaj bote.
Pse ky trishtim në sytë e tu
Buzqeshja jote nuk ka jetë,
Asgjë s`ndalet duke lotuar
Çdo ujvarë ka bukurinë e vetë.
Mbrapa teje vij malluar
Pak pranverë të të dhuroj,
Mosha jote krahë shkruar
Duhet veten të krijoj.
Mos e shkri veten me lot
Mbarsu me ëndrrën dashuri,
Një trishtim fundos një botë
Puthja ngjiz emrin fëmi.
Të më ngrohë ky diell
Ska gjë që kujtimet i kam të hidhura
Dhe brënda tyre ka veç trishtim
Ndjeja pabesitë që më jepnin të dridhura
Zemra e vrarë ngushëllohet me arsyetim.
Me shpresë drejtësie në pritje
Mendimet treteshin në hapat e gardianit
Zemra ushqente urrejtjen ibrite
Dhe pse isha pjesë e kurbanit.
Sa helm më mbollën këto hetime
Sa ankthe dëgjoi ky qiell
Flisni ju mure për të drejtën time
Qetsomëni të më ngrohë ky diell.
Si shi vjeshtor më rridhnin lotët
Se padrejtësitë lirinë rrëmbejnë
Çdo presja i nderron kuptimin fjalës
Pendimi do i gryejë, kur do mësojnë psenë.
Lirinë nën peshë mashtrimi mbrova
Dhe pse fajet e të tjerëve dhuratë mi dhanë
Më dënuan, pa më thënë ku unë gabova
Por në çdo çast mbeta krenar.