Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Kush qeverisë me Kosovën?

| E premte, 27.12.2013, 08:34 PM |


Kush qeverisë me Kosovën, supermenët vendor apo ata ndërkombëtar?

Nga Florim Zeqa

Jam i bindur se shumica e qytetarëve në përgjigjën e kësaj pyetje do të thoshin; Qeveria e Kosovës,...nga pakënaqësia më gjendjën aktuale (më plotë të drejtë) do t'i shtonin edhe shumë prapashtesa të tjera nga vokabulari politik i kohës.

Qeveritarët tanë janë mekanizmi i fundit ekzekutues i urdhërdhënësve të jashtëm,...në mes kanë qeveritë më të fuqishme evropërendimore, përderisa timonin e kontrollit të plotë mbi ta e mbajnë ambasadorët e shteteve përendimore në Prishtinë!

Dikush mund të pyes kush na qenkan këta supermenë ?

Janë ata që ishin dje dhe në të kaluarën; familjet e mëdha mbretërore, janë ata (të pasurit) që më kapitalin e tyre qeverisin botën e sotme të shekullit 21!

Të fuqishmit e botës sot, nuk janë njerëz të politikave zyrtare, por janë njerëz të bizneseve, pronar të kompanive më të mëdha botërore, që kontrollojnë politikat dhe bizneset, kontrollojnë jetën e qytetarëve në mbarë botën.

Një kontroll më të mirë dhe më të lehtë ua mundëson zhvillimi i hovshëm i teknologjisë si; interneti, rrjetet sociale, agjencionet dhe mediumet tjera elektronike përmes të cilave mbajnë nën kontroll të plotë jetën dhe levizjet e njerëzve në mbarë globin tokësor. Këta njerëz të fuqishëm dhe rëndësishem kanë qasje direkte dhe diktojnë makro-politikat financiare botërore.

Ndërsa qeveritarët në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj përiudhes së pas-pavarësisë, varfanjakët e djeshëm, supermenët apo milionerët e sotëm,...jo vetëm që nuk kanë qasje në qendrat e vendimarrjës (BE, OKB), por as që marrin vesh në sistemet monetare ndërkombëtare,...vetëm se janë shëndrruar në "supermen" zbatues të skemave politike dhe financiare të të tjerëve në dëmë të interesave të vendit dhe popullit të vet!

Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizoni qeverisjën e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur apo jo ?

-Jo, dhe kjo është një JO shumë e madhe. Qytetarët, nuk është se kanë pritur të hajnë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t'i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e trotuareve të botës në kërkim të ekzistencës së tyre!

Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t'i kemi prap pas dere ata që na vranë e prenë gjatë luftës!

Sikurse nuk e kemi pritur në asnjë rrethanë që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, mbi eshtrat e të pagjeturëve, mbi idealet e tyre të dikurshme siq ishin; liria, pavarësia e vendit dhe idesë kulmore për bashkimin e trojeve kombëtare.

Pyetja tjetër do të ishte; koalicioni më serbët dhe integrimi i Kosovës në Serbi, ide e kujt është, e vendorëve apo ndërkombëtarëve?

Përgjigja në këtë pyetje dhe as të nominuarit e çmimit "NOBEL" për "paqe" nuk janë më befasi as nderë për qytetarët e Kosovës, sepse realiteti ua thotë të vërtertën të gjithëve, madje edhe ndërkombëtarëve;

-Kosova përkundër pasurive të shumta toksore dhe nëntoksore, resurseve bujqësore, kapaciteteve intelektuale dhe njerëzore,...me rrethë 60 % të papunë mbetet ndër vendet më të varfëra jo vetëm në rajon por më gjërë!

-Kosova në vend që të jetë destinacion i të huajve për investime, është shëndrruar në poligon bandash kriminale, kontrabandim të llojeve të ndryshme dhe vendstrehim i grupeve ekstremiste nga e gjithë bota.

Pse ndodhë kështu?

Sepse këta supermenët (e shantazhuar dhe korruptuar) vendor janë futur nën tutelën e supermenëve ndërkombëtar për të pranuar gjithçka ju ofrojnë në negociatat e Brukselit; duke pranuar 5 %-in e serbëve të kontrollojë afër 30 % të territorit të vendit, në emër të trashëgimisë kulturore, kishave dhe manastireve serbe ju dhuruan objekte me rendësi strategjike dhe mijëra hektar toka të plleshme bujqësore.

Në anën tjetër për pak para shitën (falën) gjithë pasuritë shoqërore (shtetërore) kompanive të huaja sllavo-turke, duke lënë pa kafshatë të gojës mijëra familje, dhe pa asnjë përkujdesje shtetërore.

Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri, familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor , shërim, punësim, rekreacion (pushime në Dubaj),...këtë ua mundësojnë pagat mujore prej disa mijëra euro dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive!

Si vertetim i kësaj shikojini villat dhe shtëpijat luksoze të disa prej politikajve të pasluftës,...nga kasollat kanë kaluar në villa luksoze më vlera milionshe, makinat e blinduara e deri të bizneset e tyre (e pista) anë e kënd vendit.

Mirëpo fatkeqësisht një pjesë e popullatës ende nuk është këndellur, dhe prap vrapojnë pas të korruptuarve, banditëve, kriminelëve në kërkim të një lëmoshe të pavlerë që nuk ua ndryshon jetën!

Përderisa të vazhdoj pasurimi i paligjshëm i supermenëve vendor, për aq do të vazhdoj varfërimi i popullatës dhe zbrazja e Kosovës nga shqiptarët.