| E merkure, 25.12.2013, 10:00 PM |
FAJLORI I
PARË SUEDISHT-SHQIP I ISMAIL RUGOVËS
Nga Selim M. Hasanaj
Kur në maj të vitit 1989 u detyrova pa pas asnji mundësi tjetër që ta braktis vendlindjen e familjen dhe të iku rrugëve të Europës per të kerkue azil në fillim nuk dija se nga tja mbaj e si të veprojë.
Pas disa bisedave me kolegun tim të punës në posten e Istogut z. Adem Bajramaj me këshillen e Ademit vendosa ta marr rugën per në Suedi. Në at shtet Skandinav nuk kisha askend, por Ademi më lidhi me nji istogas të cilin e njifsha dhe kisha pas disa pershendetje me te kur ai vinte në Istog dhe poashtu më kujtohej nga koha kur ai ishte basketbollisti ma i mirë i klubit basketbollistik të Istogut " POBEDA " në ato vite kur Kosova ishte pjesë perbamse e Federatës së Jugosllavisë socialiste.
Pra me porosinë e Adem Bajramajt unë u nisa per në Suedi ku do më pret z. Nazim Shatri i cili jetonte në qytetin SKÖVDE.
Qellimisht
e fillova shkrimin me nisjen time per ti falemnderue kështu publikisht dy miqët
e mi z. Adem Bajramaj që me vuni në kontakt me Nazim Shatrin e ma së shumti per
ta falemnderue z. Nazim Shatri, këte burr të Istogut që ka rranjët e familjes
nga Tomoci i Istogut. Dhe se kush asht Nazimi poashtu nuk do flas shumë, nuk do
flas sepse per këtë shqiptarë e patriot edhe po shkrova nji roman asht pak. Unë
do e them shkurt se në fillim të viteve 1980-ta e derisa ka perfundue lufta dhe
asht çlirue Kosova të gjithë istogasit që
Nazimi më priti edhe mu, më strehojë në shtëpinë e ti dy javë dhe pasi pushova u lajmrova në policinë e qytetit Jönköping dhe kerkova azil.
Kurr se harroj se rrugës per në Suedi më pat ra ndërmend se duhet ta mësojë gjuhen suedeze. Nuk kisha kurfar njohunie per atë gjuhë ma parë, dhe ngushllova veten se jam talent per me mësue gjuhët dhe do e mësojë edhe ate. Pra unë që i dija gjuhet sllave ( serbokroatisht, sllovenisht, rusisht e maqedonisht ) mendoja se do e mësoj lehtë edhe suedishtën.
Pasi u lajmrova dhe organet e shtetit më vendosen në strehimoren Berganskolan në Tenhult afer Jönköping-ut pas dy ditve më than se duhet me shkue në shkollë per ta mësue gjuhën.
U gëzova shumë dhe mezi prita ta fillojë. Ishte ditë e hane dita e parë e javës dhe në klasë ishin gjithsejtë 16. persona të ndryshem.
Tham të ndryshem sepse ata ishin të racave të ndryshme dhe dukej se edhe janë të disa kontinenteve. Kishte zezak, kishte racë të verdhë aziatike dhe edhe aso latinoamerikane dhe aty ishte edhe nji qift i bardhë dhe unë. Ky qifti kishte pas qen nga Çekija.
Nuk disha asnji fjalë të gjihve tjera pos atyne sllave dhe gjuhës së nanës shqipen. U ula dhe shikoja me kujdes se si i shqipton fjalët mësuesi Lars Hansson. Ma dha nji liber dhe menjihere kuptova se suedishtja lexohet ashtu si shkruhet dhe si shqiptohet. Kjo më bani ma trim dhe ma kurajoz. Do e mësoj shpejt i vuna kusht vetës. Mirpo që të nesermen hasa në probleme. Të gjithë ata azilkerkues që ishin aty kishin fjalor të gjuhve të veta dhe suedishtës ndërsa unë skisha fare. Mësuesi Lars nga shenimet që i kishte per mue nga organet e azilit kishte mendue se unë jam jugosllav ( kështu na quenin të gjithve neve pa dallim që vinim nga ish Jugosllavia ) dhe ma kishte sjell nji fjalor suedisht serbokroatisht. Unë jo per tjeter , por thjesht per qashtje parimore reagova. Pra unë pa dit asnji fjalë e refuzova ashtu me gjesikulacione dhe i thash; no, no jugosllav, alabnishen, albanishen, albanski... pra llomata diçka pa qen i vetdishem a e thash mirë a jo. Mirpo mësuesi kuptoj, foli diçka, doli jasht dhe pas pak u këthye në klasë dhe më solli nji fjalor tjetër me kopertina Kuq e Zi në të cilen ishte nji Shqiponjë dykrenare dhe direkt nën te shkruente: SVENSK-ALBANSK ORDLISTA ( Fjalor Suedisht - Shqip ) . Nuk di tash e as atëhere ta pershkruej gëzimin që ndjeva. Kjo i ngjante sikur ushtarit në frontin e luftës duarthatë me ja dhan nji minahedhës.
E hapi dhe shof se autor i fjalorit asht ISMAIL RUGOVA dhe se fjalori kishte 3800 fjalë . Redaktor i fjalorit ishin dy nga njohësit dhe miqët ma të mirë të shqiptarve studjuesi z. Ullmar Qvick dhe z. Lars-Erik Morin.
Në faqen e parë ishte parathanja e autorit z. Ismail Rugova në gjuhen suedeze dhe pastaj në faqen 3. ishte HYRJE ( Gramatika e gjuhës suedeze ) nga z. Ullamr Qvick . Pra pas nji sqarimi të shkurt , por të thukt per gramatiken suedeze nga z. Ullmar Qvick nga faqe 7. fillonin fjalët në suedisht dhe perkëthimi i tyne në shqip.
Sado që u gëzova per këte fjalor ditë pas ditëve fillova të bahem kurreshtar e edhe xheloz kur shifsha se si singalezet e somalezët kishin para vetës fjalor kapital nga gjuha suedeze në gjuhët e tyne me nga disa dhjetra mija fjalë ndersa neve shqiptarët popull europian e kishim atë fjalor me vetem 3800 fjalë. Askush nuk dinte të më pergjigjej dhe unë tash fillova të vraj mendjn a thue ky autor i këti Fjalori ( pioner ta quej ) mund të jet nji Ismail Rugova që unë e njifsha dhe dija se kush asht. Per fat ashtu më doli. Autori i këti fjalori ishte z. Ismail Tahir Rugova nga fshati Carrallukë i Istogut, vëlla i Prof, Ahmet Rugova i cili ka lan gjurmë të paharrueshme në arsimin e shqiptarve në këte komunë, pra ishte pikrisht ai Ismaili që ma donte zemra të ishte.
Per hir të historisë se mergatës tonë në shtetet skandinave ma shumë se edhe per të thanë ndonji fjalë per këto ngjarjet tjera që i shkrova po thamë se ky fjalor asht fjalori i parë i fjalve të perkëthyeme nga suedishtja në shqipe. Dhe asht per tu quditë sepse edhe z. Ismail Rugova në Suedi ka ardh vetem dy-tri vite para meje dhe sado me nji kohë të shkurt të qendrimit aty , ky kishte arrit ta mësoj gjuhen suedeze dhe të shkruen fjalor, ta perkëthej atë gjuhë në gjuhen shqipe. Unë besojë se ka me mija shqiptarë që i jan mirnjohës z. Ismail Rugova per këte fjalor, ashtu si i jam unë per jetë të jetve sepse me këte fjalor unë pata fillue ta mësoj shkelqyeshem suedishten dhe edhe pasi kalova në Norvegji pas nji viti e gjysëm atë suedishte që e kisha mësue me fjalorin e Ismail Rugovës e perdora edhe në Norvegji sepse fatmirësishtë këto gjuhë kan ngjajshmëni mes veti dhe me fjalorin e Ismail Rugovës arrita edhe të mësoj norvegjishten në atë nivel sa në vitin 1997 edhe ta kryej me sukses shkollën e Naltë të Gazetarisë.
Asht per tu qudit se sado që në Suedi ka pas shqiptarë të cilet kan emigrue atje menjihere pas Luftës së Dytë Botnore, e disa nga ata edhe kan arrit te titujt e Dr, në Universitetet, Lund e Upsalla, megjithate askujt si ka shkue mendja me ba nji fjalor suedisht-shqip. Këte e bani i pari Ismail Tahir Rugova nga Carralluka e Istogut.
Ky studjues pat fillue edhe ti baj disa hulumtime per gjurmët shqiptare në Skandinavi, por i ndërpreu. Duket se e nderpreu këte hulumtim i shtym nga shtymjet me brryla të disa enveristve shqiptarë që jetojnë atje dhe që per secilen punë dojn vetë të jen bajraktar. Z. Ismail ka natyrë të brishtë, asht i urtë dhe lëshon rrugë e nuk konfrontohet me askend. Ky mirë bani që ndali studimin e vet me e ba publik, por shpresoj se se ka nderpre e mos me e shkrue dhe me e arkivue diku. Ndërsa ata që e xhelozuen dhe e penguen i pys ku asht studimi i juej per këte fushë? Çka na ofruet ju tjeter pos vrapit tuej mas tarafeve në stilin alla Rexhep Qosje dhe tash atje jeni ba edhe zavendësministra. Mjer ministria me ministrin rrugaq të rrugve e me zavendsministër azilkerkues nga Suedia i cili u ba krijues sipas disave edhe si plagjiat.
Aferim z. Ismail Rugova që popullit tand ja ke dhurue këte dritare nëper të cilen shqiptarët ( që nga hallet ja mësyen Suedisë ) e shofin Suedinë,Skandinavinë dhe Europen.
Dhe per fund po e ceku se këtë fjalor dikush ma ka pas marr dhe nuk ma ka këthye ma, dhe më ka pas ardh keq sepse kam dasht ta kem në biblioteken time mes librave të shumtë që i kam.
Per fat nji mbramje derisa hapa FACEBOOK-un shof nji postim të z. Ullamr Qvick të fotografisë së këti Fjalori.
Kishin ba komente aty shumë veta dhe mes tyne edhe autori Ismail Rugova. Unë menjihere i shkrova dhe i kerkova nji kopje mikut Ismail. Ky më orientojë te z. Ullmar Qvick dhe posa i kërkova fjalorin , baca Ullmar si gjithmonë gjatë jetës së vet të gjatë gadi 8. dekada që ka veprue e ndihmue shqiptarët menjihere më shkrou, neser ta postoj o Selim Nengurra dhe vërtetë fjalori i Ismail Rugovës më arriti të nesermen në posten e shtëpisë time në Sarpsborg të Norvegjisë. Të falemnderit i madhi mik i shqiptarve baca Ullmar Qvick. Zoti të bekoftë per veprat e tua per shqiptarët në Suedi.