| E marte, 24.12.2013, 08:43 PM |
VITI 1979
Nga Dibran Demaku
„Ferri“ si emër dhe si nocion simbolizon të keqen.Si nocion abstrakt apo si emër zë vend pothuajse në të gjithë librat e shenjtë të besimeve të ndryshme të të gjithë botës. Dhe në ata libra ai, pra Ferrri paraqitet si jë e keqe me të cilën do të ndeshemi në botën e përtejme, pas vdekjes. Sa është konkret dhe sa abstrakt ky nocion nuk mund ta thotë askush, pasiqë deri më sot nuk është ringjallur asnjë i vdekur që të na rrëfejë se sa i tmerrshëm është Ferri në të vëretetë.E tëra mbetët në fantazinë njerëzore!
Ndërkaq „Ferrin“ si simbol i së keqes e kanë provuar shumë njerëz në lëkurën e tyre, në botën e këtejme, në botën e ne të gjallëve!Kështu së paku thuhet në romanin „Rrugët e ferrit“ të Visar Zhitit.Ai në pesëqind e shtatëdhjetë faqert e romanit të tij na rrëfen për „Ferrin“ e burgjeve shqiptare të kohës së „Shqipërisë socialiste si fanar i komunizmit“?! Dhe atë ferr e ka provuar ai vetë!
Ndërkaq ne shqiptarët e Kosovës, për atë kohë mendonim se Shqipoëria ishte ashtu siç e paraqiste propaganda e atij sistemi.Përveq kësaj edhe ata pak shqiptarë të Kosovës që përbiroheshin disi dhe e vizitonin vendin amë Shqipërinë , mbanin ison e propagandës së kohës?!( Vonë shumë vonë e kuptuam se „Ferr“ e kishin jetën shqiptarët e Shqipërisë të kohës kur“Shqipëria socialiste ishte fanar i komunizmit“, e „ferr“ e kishim jetën edhe ne shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera etnike që jetonim nën“Socializmin vetëqeverisës jugosllav“).
E atëherë ishte viti 1979.Shqipëria e vetizoluar, që për ne shqiptarët e Kosovës ishte Nënë, edhe mëtej për ne mbetej „mollë e ndaluar“.Përkundër përpjekjeve që ne t`i afroheshim Nënës, sepse kishim mbetur jetimë dhe nën mëshirën e pamëshirë të Njerkës,ajo, pra Nëna largohej e largohej?!Dëshirat mbeteshin vetëm dëshira! Ëndrrat mbeteshin vetëm ëndrra!
Por, erdhi viti 1979 dhe disi si papritur Nëna filloi t`i dërgonte ca lajme të mira në drejtim të jetimëve të saj!Ajo, Nëna-Shqipëria hapi një dritare për bijtë e vetë jetimë në Kosovë!Ajo dritare ishte Radiotelevizioni shqiptar!Ai i rriti frekuencat e transmetimit dhe valët e tij arritën edhe në Kosovë! Kështu bijë jetimë edhe më tej nuk mund ta vizitonin Nënën( e kishin të ndaluar nuk dihet nga Nëna apo Njerka),por nëpërmes të ekranit televiziv do të merrnin konrakt me Nënën!Nga dritarja e ekranit tash e tutje do të mësonin më shumë për Nënën!Kjo ishte një mrekulli që ndodhte si në përrallë:Nëna po fillonte të merrte kontak me fëmijët e vetë të lënë nën mëshirën e Njerkës!
Për ato katër orë sa zgjaste atëherë transmetimi i programit të televizionit shqiptar, në familjet shqiptare të Kosovës do të kishte festë!Ata për ato katër orë do të ishin së bashku me Nënën e cila sikur i përshëndeste nga larg!
Në vitin 1979 autori i këtij shkrimi ishte student në Fakultetin Filologjik(atëherë filozofik) në Degën: Letërsi dhe gjuhë shqiptare. Nëpër lokalet e fakultetit në fjalë dhe gjithandej nëpër studentë, ato ditë flitej se një grup studentësh të Degës Gjuhë dhe letërsi shqiptare do të bënin një vizitë në Shqipëri!Fatlumët, siç do t`i quanim ne ata do të ishin absolventët e atij viti të degës në fjalë!Lajmi u përhap gjithandej:Ata të tridhjetët(aq ishin në vitin e katërt të studimeve) do të shkonin në Shqipëri! Do të vizitonin Nënën!A kishte diçka më të lumtur për ata?!Vetëm Njerka në momentin e fundit do të tregonte fytyrën e vet!Do ta prishte gëzimin!Ajo kishte vendosur që Nënën mos ta vizitonin që të tridhjetët!Njëri ng ata nuk do të shkonte!Gëzimi nuk do të duhej të ishte i plotë!-Ani!-do të thoshte i ndaluari.-Le të shkojnë motrat dhe vëllezërit e tjerë këtë herë tek Nëna!Mbase unë do të shkoj njëherë tjetër!...
Dhe ata të njëzetenëntët shkuan.Ne e pritnim me padurim këthimin e tyre.Pritnim lajme nga Nëna! Pritnim lajme nga motrat dhe vëllëzërit tonë nga Nëna!Pritja, si çdo pritje, ishte e gjatë!..Ata erdhën!Në sytë tanë ata ishin të magjishëm!Ata ishin fatlumët e kësaj bote! Ata ishin heronj! Ata, me një fjalë, ishin gjithçka!...
Rëfimet e tyre ishin të shumta:Rëfime për Nënën!Rrëfime për motrat! Rrëfime për vëllezërit!Rrëfime për jetën e tyre të lumtur!Kështu rrëfenin njëzet e tetë nga ata!I njëzetenënti nuk fliste!Ai heshtte!Ne insistonim që edhe ai të fliste!Dhe një ditë ai foli:-Mos besoni shumënë fjalët që po dëgjoni!Nuk është ashtu siç po thonë këta të njëzetetetët!Është disi krejt ndryshe!
-Mbylle gojën, i shitur!-do ta kërcënonim ne.-Mbylle gojën, spiun i udbës!-do ta kërcënonin të njëzetetetët.
-Unë vetëm të vërtetën po e them!-do të fliste Njëshi.Ai ishte i vetëm!Ata të tjerët njëzetetetë!Dhe me ata njëzetetetët ishim edhe ne!...
Miku im i shkollës dhe i jetës(tash Hero i Kosovës) Fehmi Lladrovci në vitin 1979 ishte student për ingjinieri në Universitetin e Zagrebit.Nga Zagrebi me një grup studentësh kishte shkuar në Shqipëri.Kishte shkuar për vizitë tek Nëna! Kishte realizuar ëndrrën e jetës!Kur ishte kthyer nga atje kishte marrë edhe shumë libra me vete.Për shkuarjen dhe kthimin e tij do të mësoja nga një letër që do të ma dërgonte nga Zagrebi.Në letër do të më shkruante për atë vizitë të paharrueshme të tij! Nënën-Shqipëri do ta ngriste lartë e më lartë!Dhe krejt në fund të letrës do të shkruante se na atje për mua kishte sjellë një libër-dhuratë!Ai libër dhuratë ishte:“Shote dhe Azem Galica“ e autorit Ajet Haxhiu.-Shko e merre në adresën e caktuar!-më shkruante Fehmiu.-Personit që e ka librin do t`i parqitesh me këtë pseudonim!… dhe e shkruante pseudonimin…
(Pas hapjes së Shqipërisë dhe pas daljes së Fehmiut nga burgu, në një ndejë do ta pyesja se përse kishte folur me aq pietet për Shqipërinë pas vizitës në vitin 1979, ai do të përgjigjej:-Kështu duhej atëherë!...)
Gjithandej
nëpër çarqet studentore flitej( në besë) se së shpejti do të shpërthente një demonstratë
e madhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.Një demonstratë e cila
do ta griste maskën e sistemit socialist-vetëqeverisës jugosllav! Flitej se po
bëheshin përgatitjet e fundit! Por...Sigurimi i shtetit jugosllav ishte treguar
më i shpejtë se organizatorët e demonstrates!Kishte rënë në gjurmë të tyre dhe
shumë nga drejtuesit i kishte arrestuar!Ndonjëri që kishte shpëtuar kishte ikur
jashtë shtetit!...Nga kishte rrjedhur lajmi?!...Ku ishte gabuar?!...
Në fakultetin filozofik zhvillonte aktivitetin e vet letrar-artistik grupi letrar”Jeronim De Rada”.Ky grup kishte caktuar organizimin e një ore letrare.Dhe atë jo pa shkak.Ora letrare i kushtohej dyzet vjetorit të revistës letrare”Jeta e re”.Dhe dita e caktuar afrohej.Organizatorët e asaj ore letrare sikur ndienin se po ndodhte diçka e pazakonshme!Kishin frikë se nga organet udhëheqëse të fakultetit do të anulohej mbajtja e ores letrare!Dhe nëse do të anulohej mbajtja e ores letrare ata do të ndiheshin keq!Jo për vetën e tyre,por për revistën letrare dhe përvjetorin e saj! Ishin ato ditë të fillimit të Nëntorit të vitit 1979! Organizatorët e ores letrare ishin marrë vesh me kryeredaktorin e revistës letrare “Jeta e re” prof Hasan Mekulin që orën ta mbanin në fillim të nëntorit dhe jo në fund , në mënyrë që mos të nxitej ndonjë dyshim se studentët dhe profesorët e tyre mbanin orë letrare në fund të Nëntorit kur ishte edhe Festa e tyre kombëtare-28-Nëntori!...Ora letrare ishte mbajtur edhepse një tension ndihej gjithandej…
Dihej se pas dështimit të demonstrates, tensionet ishin rritur gjithandej.Pushteti me gjithë masat e marra, ishte i frikësuar se mund të organizohej ndonjë demonstrate.Mbase jo në përmasat e planifikuara,por nëpërmasa më të vogla.Por demonstrate ishte demonstrate qofte e madhe apo e vogël!Nga tensionet e shtuara vërehej mirëfilli se pushetarët i kishte kapur paniku!Dhe ndonjëri nga ata duke kërkuar zgjidhje, si zgjidhje më të mire kishte gjetur ta lajmëronte të Madhin e vendit. Kishte njoftuar vetë Titon se kishte rrezik që në Prishtinë të shpërthente demonstrate nga studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës!Dhe i Madhi i vendit menjëherë kishte paralajmëruar një vizitë në Kosovë.Si shkas të vizitës së tij organet shtetërore kishin shtrënguar radhët dhe Kosovën e kishin dënuar me shtetrrethim!Të dyshuarit do të arrestoheshin dhe do të mbaheshin në arrest tërë kohën sa i Madhi i vendit do të qëndronte në Kosovë dhe do të liroheshin pas ikjes së tij; ndërkaq popullata do të detyrohej që të dilte në rrugë dhe sheshe nga do të kalonte i Madhi dhe ta përshëndeste me buzëqeshje dhe me duartrokitje!
Studentët e Universitetit të Prishtinës e kishin mësuar lajmin për vizitën e të Madhit të vendit dhe njëzëri kishin vendosur që mos të dilnin as në rrugë e sheshe nga do të kalonte ai,por atë ditë ta kalonin në mësim si një ditë krejt të zakonshme.I Madhi i vendit kishte ardhur dhe kishte ikur pa buzëqeshjet dhe duartrokitjet e studentëve shqiptarë!Ishte Viti 1979!Vetëm një vit e ca muaj më pas,studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, me demonstratat e Pranverës së vitit 1981 do t`i dridhnin themelet e Perandorisë të së keqes,Jugosllavisë socialiste vetëqeverisëse dhe do të nisnin rrugën e luftës për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!...