UÇK,
LUFTA DHE SHTETI AME, SHQIPERIA
(Millosheviqi autor i vrasjeve te pazbuluara)
Nga Lush
Palokaj
Te gjitha
ngjarjet qe nga viti 1979 i kam mire te njohura dhe nuk me shpetonte asnje
gazete pa e lexuar, duke percjellur televizionin dhe qendrimin e shteteve te
ndryshme por me se shumti me interesonte shteti 'ame' Shqiperia kur gjendeshim
ne nje shtetrrethim te hekurt dhe qendrimin e saj ndaj Kosoves.
Demonstratat
e vitit 1968 kan pas per qellim sintezen e
bashkimit kombetar kurse me vone ne vitin 1981 ajo kerkese u shpreh haptas dhe
aty e tutje rinia e jone ka qene e pandalshme drejt atij synimi ku ne te
shumten e rasteve pjesmarres kam qene edhe vet. Te gjindesh ne mesin asaj rinie ku vlonte gjaku
revolucionar nuk ka pase kenaqesi ma te madhe dhe mu aty, ne mesin e Prishtines
pat filluar termeti i shtetit jugosllav, fija e atij lamshi humbi dhe si pasoje
u pavarsuan disa republika dhe Kosova e fundit me pasoja bukur te medha. Shpirti
i asaj rinie kosovare flente ne shtetin ame dhe Enverin e kishin simbol
kombetar dhe enderr shekullore bashkimin e trojeve dhe te vetmin qellim. Aty
qendronte guximi i tyre, por per fat te keq pa e pare anen tjeter te medaljes
se ne ate shtet gjate atij sistemi me famekeq ne historine e atij populli nuk
ka pase as komb as gjuhe as dashuri per vellezerit e atij shteti mbetur jasht
kufirit. Por ideologjia gjak e gjini, te tjerat dytsore dhe mu Partia Komuniste
jugosllave e solli ne pushtet i cili me dhune e mizori e mbajti per 50 vite te
izoluar nga bota e civilizuar. Nuk e leshoj deri ne vdekje dhe vllezerit e tij
kendej kufiri trajtoheshin si qytetare te dores se dyte mu nga ajo elite
jugosllave qe e solli ne pushtet dhe gjithmone bashkpunetor i ngushte me UDB-en
e shtetit serb. Percudi, jo vetem nxenes e student por edhe profesoret e
akademiket sikur te hipnotizuar, te verbuar e te shurdher, duke i lexuar veprat
e atij gjakatari plot intriga e genjeshtra e jo duke u bazuar ne fakte te atyre
qe vinin kendej kufiri se atje eshte mjerimi - ferri dantesk. Shume jane denuar
per ideologjine e tij me te poshter qe ka dhene njerezimi e cila zhduku kokat
me te medha qe dha kombi. Dhe ende kemi injorant me ate mentalite. Sa di une
vetem Metush Krasniqi mire ka qene i iformuar se kush ka qene ai tradhtare,
kurse per te gjithe te tjeret ka qene inspirim, madje edhe per ata qe e
konsiderojne vetem patriot me te medhenj, e i pari nga ta eshte edhe Adem
Demaqi. Thjeshte me i ngritur politikisht e kobtarishtme me del baba i im Tush Palokaj me kater
vjet shkolle por udheheqes i Ballit Kombetare per tere teritorin e Istogut e
Gjurakovcit ne lufte kunder bandave cetnike ne Kolashin. Fort mire me kujtohet
kur isha i ri dhe nxenes ne perfundim te shkolles fillore mu drejtue: 'Po te
degjova duke e permendur emrin e Enver Hoxhes sic po i degjoj disa te tjere ta
hjeki kryet sikur pules, ai faqezi na ka lene kendej kufirit dhe brigadat e
luftes te qujtura si Luftat Nacional Clirimtare nga Shqiperia plotesisht e kane
perkrahe Serbine duke pushkatuar ata te cilet kane qene ne perkrahje te
Shqiperise'. I mbeta besnik babait tim sepse ne ate moshe nuk kisha lexuar
ndonje genjeshter te shkruar nga ai gjakpires. Por i erdhi koha e vdiq ne vitin
1985 pas 50 vite me te eger sundimi, vdiq diktatori, vdiq
sistemi me i poshter ne historine e shtetit ame. Vdiq dhuna e tmerri, vdiq
izolimi gjysemshekullor nga bota e civilizuar por nuk vdiq tradhtia, e la prone
pasardhseve te tij.
Vdekja e
ti e solli ne pushtet Ramiz Aline per pese vite me te njejtin regjim por
termetet ne shtetet komuniste ne Ballkan madje kishin filluar dhe nuk kishte
shpetim as Shqiperia. Sjelljet i kshte pak me te buta. Kah fundi i atij
regjimi, ne vitet 1990-2 gjendja ne Kosove shume e tensionuar dhe kishin
filluar levizjet e para per nje lufte te armatosur. Brenda ne teritorin e
Shqiperise jo sjellje te kqija por metode tipike enverise, kur ktheheshin ne
Kosove burgoseshin, dhe burgoset grupi i pare i angazhuar per lufte nga Gjakova.
Kam degjuar njerezit se kane pase ushtrime ushtarake, pergaditje per lufte me
Serbine por kjo ka ndodhe pak me vone kur e e kishte parapa se shume shpejt do
ta humb pushtetin dhe me ne fund u permbys ai regjim por fati qe nuk u perdor
dhuna dhe e vetmja merite e tij.
Tani nje
jete tjeter ne Shqiperi ne vitin 1992, pluralizmi, zgjedhje te lira demokratike
dhe gjate fushates zgjedhore spikatet kardiologu Sali Berisha me deklarata
shume te fuqishme. Vete e kam degjuar nje interviste te tij dhene nje
televizioni te huaj kur thote se shqiptaret jashte kufirit kane te drejt qe vet
te vendosin per fatin e tyre. Kjo beri buje te shqiptaret kudo qe ndodheshin. Ne
Kosove Rugova shquhej me levizjen me te madhe ne historine e trojeve shqiptare
kur pushteti serb e kishte tensionuar gjendjen. Shtatqindmije anetare
regjistrohen ne Lidhjen Demokratike te Kosoves brenda tre javesh. Nuk di lider
ne tere teritorin ku flitet shqipja te kete pase perkrahje me te madhe gjate
tere historise sone. Ky rast i mire per te dy lideret dhe ne kohe ma se te
nevojshme per nje bashkpunim vellazror per te zgjedhur nje problemi te
randesishem - andrren shekullore te idealeve te shqiptareve mbetur jasht
kufirit. Ne fillim jo keq por pak me vone nje loje e ndyte tipike enveriste,
sic jane mesuar per te ardhur ne pushtet me ndihmen e Serbise apo te Greqise. Saliu
i thote Rugoves se zgjedhjen e ka ne Beograd kurse Rugova keq i zhgenjyar, aeroporti i Rinasit
i mbetet vetem vije kalimtare drejt
Prishtines. Merret vesh se Arkani eshte pare ne Shkoder duke mbushur makinat ushtarake me
nafte e benzin per cfarosjen e shiptareve ne Kosove. Vrasja e Remzi Hoxhes dhe
moszbardhja e rastit ne teresi le dyshime te medha kurse pranimi i menjehershem
i Maqedonise si shtet nuk arsyetohet fare por aty fshihet nje loje e ndyte. E
pashe nje shkrim koheve te fundit per arrestimin e Berishes por verehej se ajo
shkrese eshte e ndonjerit nga qeveritaret e sotshem. Shume ka te verteta ne ate
shkrim por qendrimin e Berishes ndaj disa ngjarjeve tjera plotesisht i arsyetoj.
Duhet theksuar se Berisha me vone ka kerkuar falje dhe te gjitha ata qe kane
levizur per nje rezistence te armatosur me serbine Berishen e tregojne si shume
ma tolerues se eliten e arshme ne pushtet. U mbush kupa me gabimet e Berishes
dhe deshtoi shume keq. Nuk di ndonjehere ne historine tone qe shteti te deshtoi
ne ate menyre, me te gjitha instuticionet qe kishte sikurse ne vitin 1997,
madje edhe armata. Mbi 2000 mije mbeten te vrare, qeni nuk e njifte te zone,
anarki e vertete dhe kam menduar se kurre me Saliun nuk do ta shof ne krye te
shtetit.
Ne nje
interviste Ylli Bufi thote se Fatos Nanon Ramiz Alia e solli ne krye te
Partise dhe ne vitin 1998 e shofim ne
krye te shtetit pas te gjithe asaj tollovie. Me bindjen time te plote se ketu
ka pase dore Serbia e Greqia. Ne Kosove gjendja e
jashtzakonshme, tere makinacioni luftarak serb gjendej aty. Nje nevoje e madhe
per ndihmen e shtetit ame nese jo me arme atehere ne qarqet nderkombetare. Nano
takohet ne Krete me Millosheviqin pa e autorizuar shqiptaret e Kosoves, sikur
te kishte qene prone e ti personale. Nuk e dinim se shka bisedoi por merret
vesh me vone ne Lisbone te Portugalis, tubim i diplomateve europian per ceshtje
te randesishme. Nano deklaron se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi, thike pas
shpine per Kosoven, sic e thash me lart prone e trasheguar nga Enveri. Ketu
qendron arsya e Rugoves i cili kurr nuk ua ka shkele deren, duke e ditur se aty
dikush eshte i lidhur me Millosheviqin dhe vrasjet jane kryer me urdher te ti. Fjala eshte kur
gjate vitit 1998 kur ishin shtue levizjet kombetare me te madhe per nje lufte
te armatosur me Serbine. Nuk ngjante se kane qene ne shtetin ame por diku
tjeter ne nje shtet armik. Fillojne intrigat dhe genjeshtrat se gjeja oficeret
ushtarak kosovare kan sherbye ne Armaten Jugosllave dhe
nuk mund tu zihet bese. Kjo nga inati i partise socialiste qe kishte me Rugoven
por kjo genjeshter ka qene e krijuar nga Millosheviqi se gjeja oficeret i
paskan sherbye ati per nje kohe. LPK-istat kosovar te angazhuar per ta udheheq
luften nuk i mohojne keto intriga sepse me ide e mentalitet kane qene te njejt
me partiie ne pushtet por mendoj se nuk e kane dite kete gracke duke menduar se
kjo eshte nje zbulim i partise sosialiste. E besojne dhe angazhohen per ti zhdukur
'spiunet' duke menduar se patriot me te medhenje se LPK-istat nuk ka kombi. Fillon
nje ndarje ne dy grupe, UCK-ja e perkrahur nga partia socialiste ne pushtet
dhe FARK-u duke perkrah vijen
institucionale, Rugoven te zgjedhur nga populli , rivalitet armiqesor. Si
deshmi e kesaj armiqsie eshte kur forcat policore te Nanos i dalin para dhe
tentojne per ta ndalur Tahir Zemen me ushtare te nisur per lufte ne Kosove. Kjo
gjasonte se kjo ngjarje nuk po ndodhe ne shtetin ame por diku ne Bangladesh. E pergezoj ate kanal televiziv
te Shqiperise i cili pa nderpre e perseriste ate ngjarje te ndyte ku edhe ne
ketu ne diaspore kemi mundur ta percjellim. Pak me vone fillojne akcionet e
tyre, vritet Ahmet Krasniqi dhe video-ja e vorrosjes se ti e cila u cfaq per te
paren here para isa ditesh me shtangi. Ketu, ne kete shtet te quajtur 'ame'
ndjenja njerzore dhe atdhetare e ka humbur kuptimin kurse pashpirtesija dhe
idiotizmi me kuptim te plote mu ne koken e shtetit, i perqane grupet e
angazhuara per lufte . Kur e kam degjuar Adem Demacin ne nje interviste ne
tv kur thote se gjeja Nano u paska dhe Rexhep Qosjen duke i quajtur
revolucionare te vonuar kjo te bene te dyshosh se me kend jane keta dy njerez. Sot
e asaj dite asnje hetim per ta zbardhur vrasjen e ministrit te mbrojtjes dhe
vete Adem Demaci e ka ftuar per ta udhehequr luften. Kjo loje e ndyte e Millosheviqit eshte kopjuar nga Sadam Hyseini mu atehere
kur paten filluar levizjet patriotike kurde oficeret ushtarak kurd me te shquar
iken nga Sadami dhe ju bashkangjiten vellazerve te tyre ne ate levizje. Sadami
nga friga e nje sulmi te armatosur i akuzon gjeja se kane bashkpunuar me te dhe
i kane tradhtuar kurdet tjere te ndershem, por ata nuk e hangren ate genjeshter.
Millosheviqi nuk ju ka frigue as Hashimit, as Kadri Veselit, as Xhavit Halitit
por frigen e ka pase nga Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj me shoke oficer ushtarak
te rryer. I vetmi Tahir Zemaj me shoke eshte balklafaque ne lufte frontale me
forcat serbe, i shkatrron dhe i turpron ne betejen e Loxhes, asnje i vrare por
vetem nje i plagosur. Nuk Ka pase lufte me te lavdishme se ajo deri sot. Nuk
kane sherbye vetem shqiptaret ne armaten jugosllave por ka pase kroat, slloven
dhe te tjere por kur ka fillue lufta te gjithe i kan ftue per te luftuar per republikat
e tyre e nuk i kan shpallur tradhtare. Kete e bejne
shteti ame dhe injorantet, LPK-istat naiv te semuar per pushtet por edhe duke u
friguar se nese ata udheheqin luften fondin 'vendlindja therret' do tu del nga
dora duke ja mbushe Nanos gushen me para. Te gjitha ato vrasje jane bere me
urdher te Millosheviqit e dikush nga shteti ame i lidhur ngusht me te. Ilir
Konushevci simboli i lirise nuk u vra nga forcat serbe ne Kosove por nga SHIK-u
i partise ne pushtet andej kufirit ne bashkpunim me serb. Saim Tahiraj thote se
armatimin me te mire ua kane konfiskue forcat e Nanos dhe eshte dashur shume e
madhe te hollash per ti sjellur kendej kufirit. U zbulua se Millosheviqi paska
pase me shume se 2000 spiun ne shtetet per-rreth e me se shumti ne Shqiperi ku
sipas mendimit tim kane vepruar pa pengese. Ilir Meta Beogradin e ka pase EL-Dorado
mu ne ate kohe kur shqiptaret masakroheshin ne Kosove, madje s'ja donte shpirti
as emrin t'ja permend Kosoves. Ne ato vite sa kane qene ne pushtet socialistat
nuk mbaj mend ndonje udheheqes te kete
ngritur problemin kosovar ne qarqe nderkombetare kur pritej nje fushate
masakruese kendej kufirit kurse LPK-istat gjeneral pa ushtri te UCK-es, aleat
me ta. Shtrohet pyetja, ne kete kohe te behet ndarja kur nevoitej uniteti me
shume se kurre me pare kunder nje armiku shekullor me ushtrine me te fuqishmen
ne Ballkan, a eshte mendue ne fitore apo dikush ka pase ndermend ndonje
funkcion nen vasalitetin e Millosheviqit? Kete, me siguri e kane menduar partia
ne pushtet - socialistat e sic duket edhe sejmenet e tyre, LPK-istat, sot ne
pushtet me vota te vjedhura.
vijon...