| E marte, 24.12.2013, 07:23 PM |
Pranvera
Drita Gjoni
MESHË KRISHTLINDJESH!
"Ju uroj nga zemra GËZUAR KRISHTLINDJET!"
Në emër të Atit,
mbroje vegjëlinë,
nga padrejtësitë e njeriut mbi njerinë.
Falju atyre mëkatet,
ndaj vetvetes dhe tjetrit.
Pastrojua mendjen,
nga errësira dhe e keqja...
*
Në emër të Birit,
mbushi me dritën e shpresës,
të vazhdimësisë,
të vëllazërisë dhe të besës...
Jepu besimin,
mirësia, zbukuron jetën.
*
Në emër të Shpirtit,
falu qetësi,
bijve të tu...
Ndezu yjet e shkëlqimit,
të devotshmërisë,
të ndihmës,
të përkrahjes,
të diturisë,
të moralit,
të atdhedashurisë.
*
Në emër të Shenjtit,
vë dorën e bekimit mbi lëngimet,
dhimbjet,
jetimet,
të sëmurët,
tek fëmijët dhe të moshuarit...
*
Amen! Ameen! Ameeen!