| E hene, 23.12.2013, 02:17 PM |
NEBI
DRAGOTI
APELON RILINDJA
Poemë
Mbi pluralizmin partiak,
si mbi pëllëmbë të dorës
ngrihet,
bubullon,
shkreptin
Rilindja…
Stinë e mbrapshtë,
stinë e thatë;
do shi toka,
ripërtritje do,
do blerim:
Rilindja apelon,
apelon Atdheu im!
Analizë e vargjeve
konformë realitetit,
e bërë mirë:
i mirret fryma shoqërisë;
toka u tha,
për shi
toka u ça.
Populli im,
vazhdojmë himnin,
himnin e Rilindjes
vazhdojmë,
Populli im!
Politikë vizionare,
politikë e re
e Rilindjes,
madhështi e Atdheut
e shekujve të ardhshëm
me aureolë
paqëdashëse…
Politikë e vjetër
të shkrihet
si skrap
në furrënaltat
e Rilindjes!
Politika
rreze Rilindje,
rreze diellore
të ketë frymëmarrje!
Atdheu të bëjë
hapa gjigandi
përpara:
të vjetrën,
konfliktualen,
ngërçet politike
bashkarisht
t’i çojmë
në varre!
Qeverisja
do pastërti,
pastërti
dhe vetëm pastërti;
punë,
punë
dhe vetëm punë…
Qeveri e Rilindjes
prozhektor sa globi,
prozhektor
shprese,
dinjiteti;
Qeveri e Rilindjes,
burim i mirëqënies
në ngjitje!
T’i përzëmë
politikanët sharlatanë,
shih shtetit ç’i bënë,
nuk duan shtet;
shtetin duan ta hanë,
kolltukofagët
për humbje kolltuqesh
ulërijnë
të paaftët
si çakenjtë…
Nuk janë
as për pluralizëm,
për prapanicën e tyre
janë si kaçakë,
kaçakë torollakë!
Dëgjomëni,
hapni veshët mirë!
Për këta soj sorollopi
vend nuk ka
në skenën politike,
nuk janë
për të drejtuar
Shqipërinë!
Politikë e re
duhet,
duhet
RILINDJE
në politikë!
Ti ,miop politikan,
ti,i sëmurë,
shoqëria kërkon,
kërkon Republika
Demokraci të pastër!
Mjaft
dhe ju servilë,
politikanë elozhesh
të mbrapshtë;
të bashkohemi
rreth Republikës!
T’i shembim politikanët
që nuk duan shtet!
Ky vend
ka dhe të tillë
sharlatanë
për dreq!
Varg futurist,
godit,
drejto
me stil majakovskian,
akuzë,
predha akuze,
e kërkon
drejtësia sociale!
Jo ca prej nëne,
ca prej babe!...
Ca të pasur,
ca në skamje!…
Miop partiak,
djathtist,
(qofshë dhe majtist),
vë lente zmadhuese,
mirë shikoje gjëndjen:
poshtë,
anash;
shikoje si paren në dorë,
gjer në qiell lart.
I mykur,
mikrob,
shkundu;
zgjohu !
Na thërret
zëri i Republikës,
për të bukurën,
Republikë!
Për veten
të zgjohemi!
Mjaftë
papunësi,
drogë,
zvarranikë burrokratësh,
zinxhirë korrupsioni,
korrupsion zorraxhinjësh
nëpër këmbë,
shikoji:
na pengojnë!
Të pengojnë ,Republikë!
Na pengojnë
të ecim
më mirë,
më bukur,
të fortë ekonomokisht,
të fuqishëm,
krenarë
si bijë të Shqipërisë!
Ti,
që
xhepambushur je
nga korrupsioni,
dallaverexhi
intrigash politike;
qiqra në hell
mbjell,
na servir gënjeshtra
me bisht
për rritje ekonomike…
Se s’paskim krizë?!...
Shiko:
tokat
djerr,
fushat në dënesë
kthehen
kënetë…
Bujqësia
si në vitin ”30.
Shiko çmimet
nëpër dyqane,
listat e gjata
të fryra me hallet
nga plagët e skamjes
“të popullit fukara
që ecën mbi florinjë!”…
Ku e ke Shën Naumin?
kush ëndërron të kafshojë
ujërat territoriale?
…tokën shqiptare?
Në ç’xhepa kanë shkuar?...
Në ç’bark prej bajlozi
të politikanë maskarenjve
me maskë hajduti
që kurrë
nuk janë atdhetarë.
Nuk ecet me mjeranë,
politikë matrapazësh
e pistë,
me kancer butaforik
në mendje,
politikë ulkonjash,
shtatzëne me nepotizëm,
si ulkonjat e babëzitura,
në pangishmëri të uritura,
që hungurojnë nëpër ngricë
në malet festebardhë
gjakosin bardhësinë.
Ju,miopë zyrtarë,
Ju, ujëvakët të tjerë,
mosprishës qejfi,
kukuvajka,
indiferentë,
brejtës
siç bren
mola trerët,
i thirrni vetes!
Miopë barkdhjamur,
vini lente zmadhuese;
korrupsionistëve
burimet do t’ua thajmë,
xhepat
mbushur nga hajdutëria
t’ua çajmë
si me thikë.
Rilindjen
ta këndojmë himn:
është për mua,
është për ty,
është për ne,
për ne,
sa jemi shqiptarë,
të gjithë!
Rilindja
apelon:
-Si gishtat në dorë,
Shtërnguar e ngrohtë,
fortë
rreth meje,
bashkohuni!
Është i yni,
Bijë i jemi ne
këtij dheu,
këtij qielli paqësor!
Ta ngremë,
ta pastrojmë
Republikën
nga llumi
i padrejtësive
ku ka rënë!
T’ia fshijmë
faqet
Faqebardhës!
Do Republika,
sot,
domosdoshmërisht;
Republika flet,
thërret
për shtet ligjor:
-Brofni në këmbë,
rreth meje,
solid,
bashkohuni
me një zë,
zë zemre,
me besim
në politikë,
sfidues
me këngë!
Me mëndje të kthjellët,
të qartë,
të urtë,
me utësi filozofike,
shikimin përpara!
Kërkohet
Reformë,
Rinovim,
punë dhe guxim:
arrijmë
ta bëjmë,
e bëjmë fort mirë
për zonjëzën tonë,
zonjëzën ,
fisniken,
të madhërishmen,
Perëndeshën
Republikë!