| E hene, 23.12.2013, 08:30 PM |
Mësova....
Nga Veneta Çallpani
Falenderoj Zotin per veshtiresite qe mi solli..Fale tyre mesova te luftoj...Njoha njerez te cilet me lenduan, Fale tyre mesova te fal duke kuptuar qe te falesh eshte njerezore. Njoha njerez te cilet u munduan te me fundosin, mesova te mos dorezohem. Njoha njerez qe me genjyen, mesova se e verteta kurre nuk humbet. Njoha njerez qe ishin ne rruge te gabuar, mesova te gjej rrugen e drejte. á Besova tek ata qe nuk duhej. Duke e ditur cfare do te thote te "tradhtojne" besimin tend, mesova tu afroj njerezve besim tek une, keshtu ata nuk do te zhgenjeheshin me...Ia nisa nga e para, mesova se kurre nuk eshte vone. Qava pa fund, mesova se pa qare nuk mund te kuptosh vleren e nje buzeqeshjeje. Prita gjate, mesova se disa gjera, thjesht kane kohen e tyre. U lumturova kur pashe njerez te gezuar, kuptova qe lumturia eshte pasoje e shkakut Dashuri. Dashurova, dhe kuptova qe jeta pa dashuri, nuk ka vlere!