| E diele, 22.12.2013, 09:13 PM |
Krishtlindja
- shkëlqim, shndritje dhe gëzim për mbarë njerëzimin!
“Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.” (Mt 5, 16).
Shkruan: Marjan Sebaj – SOPI
Bota ku nuk ka buzqeshje është e tmurrshme. Unë as ju nuk i dëshironi fytyrat e tmurrshme (apo siç i quan Bibla, fytyra të qartura) e pikëllueshme, mirëpo të tilla fytyra ka pasur gjithnjë. Nga momenti kur Adami dhe Eva “u vetdijsuan se janë lakuriq” që do të thot “ të mjerë dhe të varfëruar” shkaku i padëgjesës ndaj Zotit, pastaj përmes bijëve të tyre, Kainit të cilit Zoti nuk i’a pëlqeu flinë e tij egoiste, dhe kështuqë nga atëherë e deri më sot në fytyrat e njeriut ka shbërthye errësira e mëkatit.
Për fytyrën e tmurrshme (qartur) të Kainit kështu shkruan autori biblik: “Kurse as Kainin e as flinë e tij s’e pëlqeu fare: Kaini u zemërua për së tepërmi dhe u qart në fytyrë. Zoti i tha: Përse je zemëruar dhe rri kokulur? Sepse, nëse vepron mirë, në pritë te dera e ke mëkatin; ai të lakmon ty; porse ti duhesh ta mbizotërosh”. Ajo fytyrë e tmurrshme (qartur) ishte shkaktar i vrasjës së parë në historinë njerëzore (Krah,Zan 4, 5-8). E keqja e shkaktuar me mëkatin e padëgjesës ndaj Zotit, e bëri këtë botë të krijuar dhe njerëzimin shpeshherë tmerrsishtë të errët. Kështu shkruan profeti Isaia: “Do t’i qojë sytë kah qielli, do të shikoj tokën: dhe, ja, vuajtje dhe errësirë, terr ndrydhës e mug i dendur”(Karh. Is 8, 21-22).
Njeriu e dëshiron dhe don dritën, mirëpo shpeshherë dëshira dhe shpresa e tij nuk janë të arritshme dhe të realizueshme: ”Presim dritën dhe, ja, errësira, ndriçimin e ecim në terr! ” (Krah. Is 59,9). Shikon vendin; errësirë, ngushticë, dritën e mbulon errësira! Kurse psalmisti e kujton Zotin në Besëlidhjen sepse errësira i është e padurueshme: “Shiko me mirësi mbi Besëlidhjen tënde, sepse shpellat e vendit u bënë banesa dhune” (Ps 74,20).
Dmth se errësira në botë, errësira në fytyrë është shkak i mëkatit: “ Udha e të ligjëve është e errët, nuk dinë se ku do të hasin në pengesa.”(Fu 4, 19)
Mirëpo, në rrezet e të së keqës dhe mëkatit, askurr në historinë e njerëzimit nuk ka munguar dhe as nuk u shua një fije e dritës e cila ka nxitë në shpresë. Zoti pamvarësisht, si personave, pra individëve ashtu edhe popujve kohë pas kohe iu “shkundëte” errësirat: “ Të ngushtuar i lëshuan kushtrimin Zotit dhe Ai i shpëtoi nga vështirësitë e tyre” (Krah. Ps 107, 13-14). Kurse, profeti Isaia paralajmëron dështimin, humbjen e errësirës: “Porse më nuk do të ketë errësirë ku më parë kishte ndrydhje” (Krah. 8, 23). Kurse në vizionin e “Ringjalljes së Jeruzalemit” paralajmëron fitorën (ngadhnjimin) përfundimtare të dritës: “ Ngrehu, shkëlqe, se po vjen drita jote, mbi ty po len Lavdia e Zotit! Sepse tokën po e mbulon terri dhe një errësirë e madhe popujt, kurse mbi ty, dritë bën Zoti e Lavdia e tij mbi ty, do të shihet! Në dritën tënde, do të ecin popujt edhe mbretërit, në lindjen e shkëlqimit tënd!” (Krah.Is 60, 1-5).
Koha e Ardhjës, dhe ja ylli - Drita e njerëzimit!
Një natë vërejta në qiellin e hapur dhe të kthjellët yllin i cili
ishte më i shndritshem dhe i ndryshëm nga të tjerët. Kjo më shtyri të mendoj në
atë Ardhje të parë e cila zgjati shumë kohë, e veçanarisht “kah fundi” i asaj
Ardhje së parë, kur mbretërit nga Lindja vërejtën dhe filluan ta ndjekin atë
yll të veçant dhe i cili, i solli në Betlehem.
Ta kujtojmë përshkrimin e Mateut ungjilltar: “Pasi Jezusi leu
në Betlehemin e Judesë, në kohën e mbretit Herod, kur qe, prej Lindjes ia behën
në
Pra, nga ky teks - përshkrim shkëpusim apo veçojmë disa momente. Pse ndodhi që DIJETARËT ta shohin YLLIN e jo disa njerëz tjerë? Përgjigja është e kjartë. Ata përcollën shenjat e qiellit. Ata ecën me sy e zemër të hapur nëpër këtë tokë, kështu që edhe mundën të shohin dhe të njohin veprat e mrekullueshme të Hyjit. Vet natyra në mënyrë të mrekullueshme flet për Hyjin. Të mrekulluhesh veprave të Hyjit është fillimi i teologjisë. Njeriu i cili i mrekullohet gjithësisë, natyrës dhe vetë njeriut, i cili është i krijuar në mënyrë aq të mrekullueshme (Krah. Ps 139) - ai njeri është teolog.
Njerëz të ditur janë ata të cilët hulumtojnë, cilët KËRKOJNË TË VËRTETËN. Dijetarët nga Lindja janë ata cilët hulumtonin Shkrimet, vrojtonin gjithësinë dhe natyrën. Me afsh kërkonin e shkonin pas gjërave e në hulumtim të mbinatyrshmës... Dëshironin të dijnë dhe arrijnë tek njohurit e “mbinjohurive” të së vërtetës, dhe pikërisht kështu edhe të arrijnë tek gëzimi i vërtetë. Dhe e gjetën. “Ylli” i nxiti që të shkonin përpara pamvarrësisht vështirësirave dhe rreziqeve që i përcillnin ata. Ishin shumë të pikëlluar kur për një moment e humbën nga sytë yllin, mirëpo kur e vërejtën dhe panë përsëri, u gëzuan me një gëzim të pamasë. E përcollën yllin (kometën) dhe arritën te JEZUSI, e panë, e adhuruan, iu përkulën dhe ia dhanë dhuratat e tyre...
Jezu Krishti, DRITA cilën duhet ndjekur!
Gjithë ne duhet ndjekur “yllin”. Cilin? Ndërgjegjen tonë (Zërin e Zotit). Kjo është më e shkëlqyeshme se vet ai yll të cilën ndjekën dijetarët. Shkëlqen e shndritë në çdo qenie njerëzore, mirëpo edhe na flet me shenja të kohës dhe përmesë njerëzve tjerë, veçanarisht përmes atyre, cilët na prijnë e shpijnë kah rruga e shpëtimit dhe shëlbimit.
Zëri i ndërgjegjes xingërron në zemrën e çdo njeriu, sa që edhe në
gjithësi dëgjohet eho i saj me pyetjen: Njeri – ku je? Si jeton këtë jetë?
Ç’bëre për të mirë e në dobi të motrës dhe vëllaut njeri në nevojë?
Ata cilët ndjekin këtë “yll” do të arrijnë deri te Jezusi dhe te
gëzimi, pikërisht te ai gëzim të cilën e përjetuan dijetarët nga Lindja. Kurse
kur ta takojmë Jezusin, atëherë gjithnjë do të kemi forcë “të shkojmë rrugës
tjetër”, që do të thot të jetojmë një jetë të re të cilën na meritoi Ai vetë me
ardhjen e Tij në tokë, por mbi të gjitha me dashurinë e cila shkoi deri në
vdekje. Vetëm kështu dhe me Ate do të kemi forcë ta realizojmë dërgimin tonë në
këtë botë: T’iu jemi dritë të tjerëve, pikërisht ashtu siç na mësoi e urdhëroi
vetë Jezusi: “ Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i
shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.” (Mt
5, 16). Papa Benedikti XVI. do të thot:
...Errësira po kalon e drita, ajo e vërteta po ndriçon.( 1 Gj 2, 8)
Mateu ungjilltar, ardhjën e Jezusit dhe veprimtarinë publike të Tij, konsideron realizim të profecisë të profetit Isai: ”...Populli që gjendej në errësirë, pa një dritë të madhe; atyre që banonin në krahinën e hijes së vdekjes u lindi drita.” (Mt 4, 16)
Me lindjen, pra me ardhjen e Jezusit në tokë ndalet epoka e
errësirës, kthehet drita e humbur, kthehet buzëqeshja në fytyrat e gëzimi në
zemërat e njerëzve, sepse “ errësira po kalon e drita, ajo e vërteta po
ndriçon” (1 Gj 2, 8).”
Pra, me këtë vetdije të galdojmë dhe me gëzim t’i këndojmë këngët tona të Krishtlindjes: “Fetar ju shpejtoni” dhe, “Eni popuj me hare”, të gjithë, “O vëllezër eni me shpejti”, kah? “Eni , eni kah Betlehemi”, sepse, “Sot te shpella e Betlehemit”, “Krishti i vogël”, “Krishti erdhi ndër ne”, është kjo,“Shenjta natë”, oh,“Barinjë o fatlumë”, “Bukuri na duel kjo ditë”... e mbi të gjitha, të pajtuar e të pasur në shpirtë e zemër, të pajtuar me Hyjin dhe vëllaun e motrën njeri, të pajtuar dhe të bashkuar të gjithë shqiptarët në paqe e dashuri, dorë për dore e njëzërit të galdojmë e brohorisim: “LAVDI HYJIT NË LARTËSI QIELLORE E PAQE, MIRËSI, MIRËQENIE E MBI TË GJITHA DASHURI GJITHË NJERËZIMIT MBI TOKË!”
Me urime më të mira që lindja e Jezusit të jetë edhe lindje e jonë shpirtërore, që paqja e mirësia, e mbi të gjitha dashuria e Tij të jetë e të mbretëroj në zemrat tona, në familje tona, në mbarë botën; URIME KRISHTLINDJA, paqa e mirësi për të gjithë.