| E diele, 22.12.2013, 06:28 PM |
DISA
MATRAPAZË SHESIN LIBREZA TË UÇK-SË NË NORVEGJI
Nga Selim M. Nengurra
Gryksia per paranë dhe vrapi per ta fitue ate në mënyrat ma të poshtra per shqiptaret nuk po ka kufi dhe asht nji fakt i tmerrshem per neve.
Dje pasdite isha vetem më bashkëshorten në shtëpi dhe taman deshta ti tham të dalim diku per ta pi ndonji kafe bashk dhe per të shetit , kur cingrron zilja e telefonit.
Ishte Ismet Sadiku nji mik i joni i vjetër me të cilin kemi hymje dalje miqësore familjarishtë këtu e 17 vjet që unë erdha të jetojë në Sarpsborg.
A jeni asajde se deshtem me dal pak me nusen time më thotë Ismeti si zakonisht.
Po mirë se të bjen Zoti ja dredha unë , mirë se vini se në shtëpi jemi. Nuk vonoj dhe erdh ai me bashkshorten e vet dhe vërtetë u gëzuem unë e bashkëshortja ime sepse dinamika e jetës dhe punët e shumta po pengojnë disa miq e edhe antar të familjës me u pa shpesh mes veti. Ka dy muej që unë se kam pa djalin tim të madhin Petritin sepse ai tan diten dhe per ditë në punë, dhe bile para nji jave i fola në telefon dhe i thash , pusho pak bre babë se nuk marrim asgja në at boten tjetër. Ai u qesh dhe tha, po lehtë e ke ti tash se ti i ke rrit tre fëmijet e tu dhe tash ata janë të zotet e vetës, por unë ende si kam rrit e pamvarsue tre djemët e mi, qeshem pak dhe i dhash të drejtë, por i thash sepse më dhimbet se po punon shumë e edhe malli nuk po më hiqet vetem tu folë nga dy tri here në ditë me telefon me te.
Pra ardhja mbram e mikut Ismet disi na plotsojë at shpraztinën e vetmisë që sot i ka mbështet per muri shumicën e njerzve.
Miku Ismet asht i mirë dhe shakagji, në shoqni me te shkon koha shpejt dhe si zakonisht edhe mbram biseduem per shumçka e ma shumë fliste ai se neve tjeret dhe neve vetem qesheshim.
Erdhi koha e lajmeve të RTK-së në Tv dhe pasi ato u kryen si zakonisht filluem ti komentojmë ato që i ndëgjuem.
Fjalë pas fjale dhe Ismeti më thotë; ... Selim po deshte me u ba me librezë se ke qen pjesmarrës i UÇK-së mundesh sepse prej 1000 eurove e perpjet po u shitshin librezat në Oslo.
1000 euro per librezë luftëtari ushtar e pastaj rritet çmimi per libreza oficeresh dhe sipas gradave edhe çmimi, sa ma e madhe grada aq ma i madh çmimi.
Asht pak naiv Ismeti i pa djallzuem shumë dhe unë e prita ta perfundon biseden dhe i thash; po ku ndëgjove ti këte? Kush të tha ty dhe kush janë ata njerëz?
Selim ti e din se unë shkoj në mbramje në xhami dhe aty luj shah ( asht shahist i mirë Ismeti e ka hobi shahun ) aty ndëgjova dhe bile po pres kur do vin në xhami per ti shit ato libreza dhe do ju jap numrin tand me të thirr ty e bleje nji aso libreze dhe paraqitu patriot e luftëtar pastaj edhe ti si tjerët që po bajnë.
Nuk e mora vesh e thoshte per shaka ky këtë apo vërtetë ka mendue se edhe unë kisha me e ble nji librezë të tillë, por ska randësi kjo, as nuk e pyeta per këte.
Unë dy here i thash, Ismet unë do shkruej per këte rast, do e baj publik andaj din ti çka po flet , je i vetdijshem per këtë? Po shkruej o Selim , unë nuk di kush janë ata njerëz, nuk i kam pa ende, por ndëgjova në xhami se jan ardh nga Kosova disa njerëz dhe po shesin libreza të tilla.
Ja pra lexues i dashtun i ZSH-së në radhë të par ja cilat jan xhamijat e mergatës tonë, të cilat u hapen nga matrapaz shqipfolsa dhe u hapen sepse ato financohen nga shteti ku neve jetojmë, imamve ju paguen shteti paga mujore te majme dhe aty edhe luhet biznesi e bahen matrapazllaqe të shumllojshme. Po deshti njeriu me ndegjue super lajm le të shkon në këto lokale të injorantve shqipfolsa.
Dhe e dyta LAJMI shokues per mue se paskn mbëri edhe në Oslo njerëz të tillë të poshtër per të perfitue edhe në këto mënyra. Kisha me dëshrue me dit se kush janë ata dhe kush i ka sjell në Oslo
se ata pa pas mbështetje nga dikush këtu nuk kishin ardhë.
Perditë e ma shumë vetem sa po më forcohet bindja se luftëtarët e ata që mbrojten me jete trojet tona e familjet shqiptare në Kosovë gjatë okupimit serb dhe luftës sot ose po han dhe dhe janë harrue, ose jan me gjymtyrë të humbuna e rrugve tue mbledh kanaqe per me ba buken per familje. Ndersa me matrapaz , me kriminel, me dhunues e me njerëz bisha asht plot Kosova, asht perplot qeveria e Kosovës, Parlamenti dhe asambletë komunale.
Ndoshta nuk asht dasht me shkrue per rastin, asht dasht ndoshta me prit mos po marr ma shumë të dhana se kush janë ata matrapaz, por e di se ata veq e din se cili jam unë dhe këtu nuk kam shansë me i takue per të ba fakte edhe me fotografi meta, andaj po e baj publike lajmin që e ndëgjova mbramë nga miku im që erdhi musafir.