| E shtune, 21.12.2013, 07:56 PM |
Një degë për
pemën e Vitit të Ri
Tregim humoristik nga Vangjush Saro
-Fshihuni djemaaa! Dhe shikoni me kujdes atë...atë burrin që po rri ngjitur pas atij bredhit kaçurel. Këteeej...
Një dorë shkurresh mjaftoi që ne të strukeshim. Në Kodrën e Shetros ishte qetësi. Nuk shikoje këmbë njeriu. Asgjë. Më së shumti, vetëm trumcakë që fluturonin ulur. Tek-tuk, togjet e dëborës kishin filluar të mpakeshin e t’i kthenin dheut ngjyrën e vet.
Ne i nxorëm
kokat nga ferra për një çast. Burri i “dyshimtë” po rrinte vërtet mbështetur
pas një bredhi. Ai kishte veshur një kapotë të madhe. Dhe kokën ia mbulonte tërësisht
një kokore leshi. Njërën dorë e mbante brenda kapotës. Me dorën tjetër thithte
cigaren.
-Kujdes, djemaaa. Kujdes! Ai mund të jetë diversant.
Kjo fjalë tingëlloi si kushtrim lufte. Ishte sërish D’Ardanjani që po na ngrehte si ndonjë komandant. Siç kam rrëfyer edhe më parë, ne ishim katër shokë. Landit i kishim vënë nofkën “Dardanjani”, pasi gjithnjë na tregonte për gjyshin e tij që kishte qenë mosketier dhe kishte luftuar e bërë aventura krahas personazhit të njohur...Mua më thoshin Poeti; ngaqë bëja vjersha dhe recitoja në shkollë. Pastaj ishte edhe Byreku. Babai i tij punonte në një mulli dhe, me sa dukej, aty gjithmonë tepronte diçka për trastën e tij. Në shtëpinë e tyre gatuhej përherë byrek, të paktën njëherë në dy ditë. I katërti, por jo i fundit, vinte Dinshumi. Në të gjitha klasat, kishte qenë i pari...Këtu, si të thuash, mbyllej rrethi.
Me sa më kujtohet, atëherë nuk mbaheshim në dorë. Sapo që gjenim pak kohë të lirë, frymën e mbanim përjashta. Dhe veç të endeshim donim. Kishte raste që zbrisnim tatëpjetë, merrnim rrugën për nga Kombinati i Trikotazheve, mandej drejt Dunavecit. Më pas, atë lumë do ta vërvitnin nga krahu tjetër i fushës, derisa u tha fare. Por më shpesh ne ngjiteshim përpjetë, për andej nga Panda*. Këtu e krehnim mirë gjithë vendin, sidomos poshtë tavolinave, sepse ndonjëherë gjenim monedha. Pastaj shkonim edhe te Fabrika e Birrës; (në atë territor, gjithandej binte erë bërsi). Nganjëherë hidheshim edhe gjer te Fabrika e Qelqit. Pastaj bënim nga e majta dhe zbrisnim në përrua edhe te Çezma e Shetros. Aty pinim ujë sa shëmbeshim; sidomos në verë. Por tani ishte dimër, nuk ishim nxehur.
Kodrën e ngjitëm pa ndonjë mendje për të lozur. Ishte një shëtitje e shurdhër, në mund ta them kështu. As që na shkonte mendja se ç’do të na dilte përpara.
-Unë them t’i hidhemi, - propozoi D’Ardanjani.
-Kujt?
-Diversantit.
-Si t’i hidhemi?
-Në grykë, ore...
-
-Ai është i dyshimtë. Shiko si mban vesh përqark.
Burri pothuaj na pa edhe ne. Por prapëseprapë dukej i përmbajtur. Në të vërtetë, ai kishte lëvizur për të hedhur cigaren. Ndërkaq, D’Ardanjani po shkumëzonte.
-Me siguri, është e markës Gamel. Këta armiq pinë cigare të shtrenjta. Të jashtme. Yyy!
-Sikur të vinte njëri nga ne dhe ta kapte atë bisht... - Dinshumi po matte me sy distancën. Ishte mjaft larg.
-
-Çfarë do të thotë? - pyeti Byreku, që ishte më i vogli ndër ne.
-S’ke dëgjuar, o qyp? Janë armiq.
-Ata vijnë nga jashtë shtetit..., - u përpoq të shpjegonte diçka më tepër Dinshumi - por ky këtu se si më duket. Është një burrë...
-Është aso të them, - ngulte këmbë D’Ardanjani.
-Ku e di ti?
-E shikoj. Nxirr llastikat, ta bëjmë copë-copë...
-S’mund ta vrasim tjetrin kotsëkoti.
-More, po të them është diversant.
-Nga se e dallon ti?
-Nga se? Dallohen menjëherë reaksionarët...
-Çfarë do me thënë?, - pyeti Byreku sërish.
-Hm...atyre iu kanë marrë tapitë, - shpjegova unë.
-
-Tokat, - saktësoi Dinshumi - Tani ata vijnë nga Amerika.
-Nga e gjithë bota reaksionare, - tha D’Ardanjani - Prandaj unë them...dy andej dy këtej, ta bëjmë zap.
-
-Pse nuk thua revole...
Këtu u stepëm të gjithë. Edhe D’Ardanjani që mbahej për trim, filloi të gëlltitej. Ca trumcakë e gjetën të shkundeshin përmbi kokat tona. D’Ardanjani mori sërish komandën.
-
-Unë nuk shkoj në Degë, - tha Byreku.
-
-Më ka thënë babi, atje shkojnë spiunët.
-Ç’punë kemi me Degën ne! - u shmang edhe Dinshumi.
-Yyy! Ju...familje reaksionare! Klasa të përmbysura! - gati sa nuk po qante D’Ardanjani.
-Çfarë do të thotë kjo? - pyeti Byreku.
-Kështu flitet nëpër filma, - u përpoq të shpjegonte Dinshumi; pastaj befas e ngriti zërin - Por familja ime nuk është ashtu...
-Xhaxhai im ishte partizan, - thashë unë. Dhe me të vërtetë, një nga vëllezërit e babait kishte qenë partizan dhe ishte vrarë në një fshat të Vlorës.
-Epo,
partizanët ishin trima, - përfitoi D’Ardanjani -
Këtë unë nuk e dija me siguri. Babai më fliste për filmat e Çaplinit. Ai i pëlqente edhe operat italiane. Të gjitha historitë me Nastradin e Qeros i tregonte plot humor. Por për partizanët nuk më kishte folur ndonjëherë. Nuk dija që të mos i donte. Por ai kishte pasur një dyqan, ishte një tregtar i vogël, një artizan në mund ta quaj kështu. Ai bënte ëmbëlsira, llokume e bonbone. Bënte edhe pije. Ashtu siç bënte ëmbëlsira, edhe ishte...shumë i mirë. Por ai nuk fliste dot paq për ata, pasi i kishin marrë dyqanin. Ja kështu.
-Unë them të kthehemi në shtëpi, - propozoi Byreku.
-Ptu,
frikacak! - e ngriti zërin D’Ardanjani; pastaj edhe më -
Kishte
qenë një film me titull “Detyrë e posaçme”, që bënte fjalë për ndeshje me
diversantët; dhe personazhi kryesor (asnjëherë s’e kisha kuptuar pse) thoshte në
një çast: “
-E zëmë se
do ta qëllosh, - tha ai -
-Ai po lëviz...- sekush tha.
Burri i dyshimtë diçka po nxirrte nga kapota. D’Ardanjanin s’e mbante vendi.
-E
shikoni? Armiku është gati për luftë.
-Ai nuk e di që ne jemi këtu, - thashë unë.
-Ne nuk kemi të drejtë t’i shtiem! - hodhi një frazë pak a shumë si urdhër Dishumi - Më mirë tërhiqemi pak edhe nga pak...
-Të tërhiqemi?
Kurrë! - D’Ardanjani nuk e donte veten - O ia tregoj atij vendin, o plas.
Gjendja
ishte me të vërtetë e nderë. Me sa dukej, një episod pak a shumë i tillë do të jetë
bërë shkas për të nxjerrë ata shprehjen “Ç’sjell minuta, nuk sjell viti.” Ndërkaq,
burri i dyshimtë e nxori dorën nga xhepi brendshëm i kapotës; bashkë me të,
edhe një latoshkë. Latoshkë!
Tani ne mund të dilnim nga ferrat. Dhe ashtu bëmë. Vetëm se nuk po gjenim dot fjalën.
-Ai kërkonte një degë për të bërë pemën e Vitit të Ri, - theu heshtjen Dinshumi.
D’Ardanjani u përgjigj me një gjest kundërshtimi.
-Megjithatë, - tha turivarur - ai dukej shumë i dyshimtë...
Filluam të zbrisnim tatëpjetë për t’u kthyer nëpër shtëpia. Ç’mund të bënim më shumë! Ishte një ditë dimri me diell. Te Çezma e Shetros, uji gurgullonte paprerë. Trumcakët vazhdonin të uleshin e të ngriheshin kohë e pa kohë. Dhe cungujt e akullit përqark e nëpër degët e ferrave, po shkrinin...
............................
* Lokal dhe mjedis me emër të mirë në Korçë, pranë Fabrikës së Birrës; ka qenë i njohur për gjelbërimin dhe birrën cilësore e të freskët që servirej atje.
** Dega e Punëve të Brendshme, institucioni i frikshëm i dhunës (i kohës së shkuar).