| E shtune, 21.12.2013, 02:03 PM |
SERBIA
(Marrëveshja si parim, do të thotë veprim i drejtë, jo të mbajë anim!)
Nga Dedë Preqi
Jo, vetëm në gjuhën tonë, por në gjitha gjuhët e botës fjala m a rr ë v e sh j e, është e kuptueshme dhe e përshtatshme, e cila përbëhët prej dy fjalëve: marr-veshje, që zbërthehët përmes fjalës marrje e kuptimit, apo mirëkuptimi i një komunikimi në mes dy, apo më shumë palëve që debatojnë për një qështje me rëndësi. Prandaj, qenja njerëzore sikur më herët, ashtu edhe sot gjindet në konflikt kudo në botë, por ata që sulmojnë, okupojnë, dhunojnë, kidnapojnë, vrasin dhe gjenocidojnë, me një fjalë tjetër quhen gjaksor, apo përbindsha të njerëzimit, që shkakëtojnë konflikte të ndryshme duke e çrregulluar jetën dhe qetësinë e saj. Edhe pse vetë njeriu është shkakëtar i këtyre konflikteve ndërnjerëzore, ekziston edhe fenomeni pozitiv, apo mënyra e natyrës së kuptimit dhe mirëkuptmit në mes palëve konfliktuese, për arsye se vet ekzistenca njerëzore është përgjegjëse e këtyre fenomenëve negative, dhe ekziston domosdoshmëria e arsytimit të së mirës mbi të keqen.
Sëcili popull kërkon të jetë i lirë në këtë botë dhe dëshiron të jetë i sigurtë dhe i mbrojtur, apo kërkon ndihmë prej tjetrit, që të mbrohet nga të padrejtat dhe rreziku që i kanoset, që të „shmangët“ nga asgjësimi total, prej ndonjë armiku apo gjenocidi të planifikuar. Edhe ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999 mbi popullatën shqiptare të Kosovës, nga djallëzia serbe, ishin të ngjajshme me veprimet dhe përsekutimet e hebrejnëve në Luftën e II-të, Botërore, përsekutimi dhe largimi kolektiv i popullit nga shtëpitë dhe trojet e veta, të cilat ngjarje i përjetoj edhe i përballoj populli shqiptarë nga regjimi i Millosheviqit.
Historia e popullit shqiptarë nuk i ka fillet e saj prej një lufte të parë, apo të dytë dhe as nuk mbaron nga lufta e fundit 1999, sepse fillet e saj janë shumë më herët, por këtë herë mbi popullatën shqiptare u vërsul bisha e egër serbe e pa mëshirshme, e cila përveq masakrave që i bëri në Kosovë, kufomat e tyre i muar më vete në Serbi, duke i varrosur në gropa masive, për t’i humbur gjurmat e krimit. Ajo nuk u ngopë me luftrat tjera dhe të padrejta, që i shkakëtoj në Slloveni, Kroaci dhe Bosne, më në fund kishte planifikuar që Kosovën ta shlyej nga faqja e dheut.
Shoqëria bashkëkohore e sotme nuk ndiehet e lirë, nga fakti se nuk janë të barabartë popujt me të drejtat dhe lirinë e tyre, prandaj intervenimi i NATO-s, në Kosovë, mbi forcat e Serbisë, ishte jo vetëm në anën e shqiptarëve, por ishte në anën e drejtësisë dhe popullatës së pafajshme për të shpëtuar nga asgjësimi total i saj. Ashtu që, për ata njerëz të këtij lloji edhe pse i takojnë shekullit 21, që mbi të gjitha qëndron dominimi dhe shtypja, apo si parim e zgjedhin luftën, e kanë vështirë të ndryshojnë edhe në të ardhmën, edhe nëse i pranojnë gabimet e jetës dhe qëndrimet e gabushme të tyre para botës dhe civilizimit të saj, jo si shlyerje e mëkatëve dhe skandaleve djallëzore mbi njerëzimin e pa fajshëm, por mbi të gjitha e zbusin sa do pak nivelin e acarimit shpirtëror dhe njerëzor, për ti dhënë kuptim jetës së lirë, si parakusht i jetës normale.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga regjimi serb u vranë mëse 10 mijë përsona dhe 5 mijë mbetën të zhdukur, që tani bëhën 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk dihet fati edhe i 1780 përsonave, që pjesa më e madhe e tyre gjindet nëpër varreza masive, të fshehura në teritoret e Serbisë, të cilët vet i fshehën për ti humbur gjurmët e mizorisë dhe krimit, me eshtrat e të cilëve Serbia po bënë sot pazare politike dhe sa herë që ka ndonjë negociatë në Bruksel, për ti futë hundët e saj në Europë, ciceronat e Serbisë informojnë ndonjë varresë masive për të fituar poena në BE, dhe shpeshherë dërgojnë ekipet e gjetjes në vende të gabuara, të cilët kur të duan ata ia fillojnë gërmimëve të mbetjeve njerëzore dhe kur të duan e ndërprejnë punën, dhe as që i përmbahen ndonjë marrëveshje, sikur që është tani rasti më i fresktë në Rashkë të Serbisë, në të cilin vend supozohet se ka me qindra kufoma nën rrënojat e një ndërtese, ku ata vetë e projektuan këtë plano-krim. Politika e Serbisë me dinakërinë e saj dhelpërake, po ia mjegullon sytë Europës, ndërsa Kosovës, që moti mund t’ia ketë vërbuar sytë, kur negociatorët e saj në krye me Thaqin, as që e kanë shtruar në tavolinën e Brukselit një qështje të tillë, qështjen e të pagjeturve, e cila mbetët një brengë e dhimshme dhe e rëndë për popullatën shqiptare.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, zonja Ashton, i madhështon negociatat në mes dy vendeve dhe dy kryeministrat, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaqi, të cilët i ngrit lart me lavdata, por në realitet ka të „drejtë“ të flas për kryeministrin e Serbisë, sepse përmes Kosovës ky vend po e merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, i cili ende ballafaqohet me regjimin e vizave në zonën Shengen, i cili regjim e kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë dhe e pengon përspektivën e zhvillimit ekonomik. Dhe zonja Ashton, shton se, ka besim tek dy kryeministrat, me të cilët ka hargjuar mëse 200 orë bisedime, në 20 takime në Bruksel, por pse zonja Ashton nuk e llogaritë fare orën e shqiptarëve, të cilët fare pak kanë përfituar prej këtyre orëve dhe bisedimëve dhe fare pak në këto bisedime po flitet për përspektivën e Kosovës dhe qytetarët e saj, që akoma ballafaqohen me pasojat e luftës, të cilët presin 14 vite pas luftës eshtrat e bijave dhe bijve të tyre dhe e di fare mirë Daçiqi, se ku janë të fshehura, por mbi eshtrat e tyre ka shtruar gur e asfalt dhe ka ndërtuar sipërmarrje për t’i fshehur dhe mbuluar krimet e veta.
Prandaj,
bisedimet e tilla me Serbinë i ngjajnë më
shumë një teatri absurd, që zhvillohet përmes disa akterëve të caktuar dhe zonjës
Ashton, duke u vet kënaqur, pa marrë parasysh se çfarë përshtypjesh ka publiku!...
Kosova nuk fitoj aspak nga Marrëveshja e Brukselit, ngase në vend të zgjedhjes së problemëve, ato po zgjerohen në të kundërtën e të drejtave të popullit shqiptarë, apo të thëmi në mënyrë ekstreme dhe Bashkësia Europiane, si ndërmjetësuese e këtyre bisedimëve, nuk e ka treguar vullnetin e saj të sinqertë, për të vendosë në mënyrë të drejtë qështjen e Kosovës, por si gjithëherë politika europiane dhe qëndrimet e saj janë të përqendruara më shumë dhe mbështesin politikën dhe shtetin e Serbisë, së cilës po i hapet rruga të anëtarësohet në gjirin e saj. Është e vërtetë se politika kosovare me strategjitë e saja ka munguar karshi politikës serbe dhe merrëveshjeve serbe-shqiptare, e cila duhet të ndihet fajtore kryesore bashkë me akterët e saj, por përgjegjësa politike dhe strategjike e kësaj marrëveshje bie edhe mbi palën e tretë, që është BE-ja, dhe Bashkësia Ndërkombëtare, nuk duhet rënë pre e politikës hegjemoniste serbe, filozofija e së cilës ka dëshmuar vetëm historinë famëkeqe, dhe e cila kurrë në historinë e vet nuk i ka kontribuar paqës dhe stabilitetit ndërmjet popujve, sidomos ndaj atyre që nuk i takojnë kësaj „race“.