| E premte, 20.12.2013, 08:58 PM |
SULMI FLAGRANT KUNDER MARK KRASNIQIT NGA SHERRADINAT E KOALICIONIT TË LDK-së NË PRIZREN
NGA AGIM GASHI
Faqja "Pashtriku" e Sheradin Berishës mbetet burimi më i pandalshëm i propogndave antikomvbëtare dhe i falsifikimeve të fakteve historike. Mu ky Pashtriku ka botuar mijëra kilometra faqe shkrimi për ta denigruar Presidentin Rugova dhe nuk arriti.Nuk arriti sepse vepra madjore e Presidentit mbrohet vetvetiu, ndersa këta lehin si lakej duke u munduar me e çoroditë një komb
Sherrin më të madh kësaj faqeje kuqaloshe, që për rreth ka karagjoz të LPK-së, ia pa vetë LDK-ja e cila pa fare mendimi dhe nga lakmia e tepërt e Eqrem Kryeziut për pushtet, (i cili nuk është dashtë të jetë kandidat për Kryetar të Prizrenit), bëri koalicion me vllaun e Sheradinit, Zafirin i cili edhe ai kishte qitë mijëra tonelata vrer e vjellje kundër Dr. Rugoves dhe LDK-së.
Zbritja e moralit politik me vetëdije të plotë ndodhi mu në Prizeren pa e harruar edhe Ferizajin që bënë një koalicion të tillë. Derisa Ferizaji u kurorëzua me humbje, Prizreni u vetëflijue duke zgjedhë të keqen më të mirë se sa koalicioni në fjalë, u vetë denua e u vetërobërua përsëri duke ia dhënë voten Ramazan Mujes dhe krejt pakicave tjera jevge e serbe.
Për këto gabime dikush duhet të jep llogari duke e kërkuar vetë elektorati i LDK-së sepse mësimi nga mos ndëshkimi i fajtorëve po na qon në humbje. Them se duhet kërkuar vet elektorati se LDK ose ska komosion për diciplinën dhe sjelljet brenda LDK-së ose ai komision është i njejt me disa uzurpator të pozitave në LDK.
Zafirët e Sherradinët gjithmonë ishin qerdhe e marksizëm-leninizmit, stalinizmit, enverizmit dhe LPK-së.Këto fakte ësht? dashtë me i ditë LDK që mos ta humbi Prizrenin në votimet e fundit.
LDK-ja ka edhe mëkate tjera të pafalshme. Një ndër gabimet e radhës ishte edhe mos reagimi adekuat kunder sulmeve të Adem Demaçit dhe klikës së tij, kundër Dr.Rugoves dhe shtatores së Tij, por lejuan që plaku i urtë i cili po e rrumbullakson një shekull në shërbim të atdheut, të dali në mbrojtje të Kolosit të Dardanisë, duke e ditë që sulmet sdo të prajnë mu nga Sheradinat e Zafirat e koalicionit të LDK-së me kësi injorant të paskrupullt.
Në ardhmëri LDK duhet ta ketë komisionin e gatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare e njerzore të liderëve shqiptar që i takojnë LDK-së.
Sulmet e fundit isshin aq të vrazhda dhe idioteske saqë marrja e fotos ku Akademiku shifet pran vaarrit dhe përqeshja me foton e tillë ishte ultësia më e pamoralshme njerzore që mund të shërbehen qarqet antikombëtare të mbeturinave komuniste.