| E enjte, 19.12.2013, 08:02 PM |
HAXHUZE
NGA KALOSH ÇELIKU
Rrezik i madh është, kur i hurit e i litarit, themi ne në Katund, shet mendë. E heq veten si “patriot i madh shqiptar, analist politik e dijetar”. Përmëtepër, sipas arshinit të partive politike “vlerësojnë” veprimtarinë patriotike të fytyrave më të ndritura të popullit shqiptar. Burrave të pushkës e penës, që gjatë gjithë jetës e kanë vënë në shrëbim të zgjidhjes së çështjes shqiptare: trurin, veten dhe pasurinë. Shembull më i freskët, kësaj redhe është: Adem Demaçi dhe Ibraim Rugova. Haxhuzet e partive politike shqiptare e rrejnë veten se këta burra të politikës shqiptare, që e ngritën veten me vite nëpër burgjet jugosllave, mund të rrëzohen brenda një nate. Pavetëdije se, edhe Shekspiri nuk është i përkryer. Njerëz jemi, dhe përderisa punojmë nateditë, bëjmë edhe gabime. Burrat për gabimet e tyre të rastit, herët ose vonë kërkojnë edhe falje. Mjaftë shembuj kemi kohën e fundit në mesin shqiptar. Ende është i freskët rasti me Ismail Kadarenë, që publikisht për vlerësimet e tia rreth këtij personaliteti kërkoi falje. Edhe pse, edhe Ibrahim Rugova nuk është pa faje (lule). Tjetër punë është ajo se, haxhuzet turren të parët në vend të ujit, zjarrit t’i qesin benzin. Aspak, ky veprim i tyre pa kokë nuk është në dobi të popullit shqiptar: sot për sot të merren me këto përsonalitete. E nesërmja, shumë bërllog patriotik do të pastrojë nga Lëma shqiptare. Historianët janë ata që do ta thonë fjalën e fundit me argumente. Një gjë nuk e kam të qartë, pse ne shqiptarët në momentet më të vështira për popullin shqiptar, humbim shumë kohë dhe merremi me thashetheme, etiketime si haxhuze bostani: kush është më patriot se shoqi, cili e do më së shumti Atdheun. Vetëm, përçudi nuk e di pse s’mund të pajtohem me trutë e këtyre halldupëve duke e rrezitur palarenë në Diell?!
Zoti, kur e ka dhënë kokën në qafë, e ka dhënë edhe trurin. Fatkeqësia, disa kalorës të arratirur gjithë jetën të humbur nëpër xhepat e partive politike, e rrejnë veten se mund të rroken fytas me personalitete të dëshmuar historik për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Dudumin e masin me Burrat e kombit, që gjatë gjithë jetës së tyre e kanë vënë në rrezik, veten dhe familjen. Trusakatët, që janë larg tyre me qindra kilometra si Sanço Panço shqiptar në zhvillimet politike, turren me të katra të japin vlerësime politike. Askushët, që nuk e kanë gajlen e këtyre personaliteteve shqiptare, por veten që për së gjalli si kalorës të arratisur e kanë humbur rrugën në mes të oborrit, përpara Shtëpisë. Rrufjanë, që në sistemin komunist nateditë u janë ndërsyer pas shpine këtyre personaliteteve, e sot turren t’i shpëtojnë nga shqgiptarët e Zajazit. Edhe, nuk ua marr për të madhe haxhuzeve, që nuk dinë të më lexojnë mes rreshtave si shkrimtar. Përpiqen me këmbëngulje shkrimeve të mia t’u japin karakter tjetër përçarës politik e fetar. Përmëtepër, të më shpallin se jam kundër kosovarëve. Haxhuzet, që nuk e dinë se unë si shkrimtar jam rritur e formuar ne mesin e tyre, bukë kam hëngër me ta gati një jetë në një sofër. Pavetëdije se, palarenë e maxhatores me pashterkë të kuqe këmbekokë në maxhe, nuk mund ta fshehin pas mullarit me kashtë, që u ka mbetur për mejdani mes livadheve në sipërfaqe para syve të Diellit. Përditë vjellë, edhe nuk kam çka të vjellë, përveç zorrëve t’i nxjerrë jashtë nga barku. Haxhuzet, po m’i vrasin sytë në çdo hap para botës përparimtare, që në vend të veshjeve kombëtare shqiptare, “stolisen” me shami e ferexhenë krahëve: shkolla, universitet, televizion, tubime shkencore e kulturore. Patjetër, sipas tyre “myslimanja” duhet të jetë me veshje dhe kulturë turko-arabe?! Populli thotë, si Delja e zezë në mes të Kopesë të dhenëve, rreth Vardarit e lëndinave të Sharrit.
Historisë nuk i lënë kohë të merret me heronjt e vdekur dhe të gjallë. Gabimet e tyre strategjike për Atdheun. Nguten, t’i shpallin heronj familajrët, miqtë dhe partizanët e partive politike. Aspak, pa e pyetur veten se, nesër a do t’ju përballojnë ato burra e gra të penës dhe pushkës gjithë këtyre stuhive politike: ngritjes së përmendoreve nga partitë politike dhe rrëzimit të tyre nga vetë populli shqiptar. “Mbeturinat turke” (sipas Erdoganit në librin e tij politik), të cilët dikur u nisën për në Turqi shkaku marrëveshjes Serbi – Turqi (1938, 1953), dhe pas prishjes së marrveshjes mbetën në Shkup, sot ngrejnë krye si kunguj Stambolli, na ngatërrohen nëpër këmbë. I rrenë mendja e halldupit, se: Edhe pas pesqind viteve do të shpallin Turqi ose Serbi në trojet etnike shqiptare.
Zoti, siç duket ne shqiptarëve na kishte lindur vetëm për të ngritur dhe rrëzuar përmendore. Punemadhe, që gjithë këto “ndryshime” i bëjmë para syve të botës. Përmendoret historike, siaps meritave i ruan në vendin e vet Shteti ligjor duke i zbukuruar me lule. Gjurmët historike nuk mund t’i fshijë asnjë Dorë e Zezë. Vetëm shqiptarët, pas çdo ndryshimi politik ua fusin kazmat, i tërheqin zvarrë nëpër qytet, e rrënojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar, të ngritur me gjak nëpër shekuj. Historia shqiptare, duan të nisë me ta si parti politike. Shprehi antipopullore shqiptare, se: Gurë mbi gurë ndërtohet Kalaja. Vështirë, mund ta ngrisim të Sotshmen ne shqiptarët pa të Djeshmen?! Gurë e dru duke hedhur mbi personalitetet e dëshmuara historike, që i kemi ndërtuar me vite mes gurëve të mullirit, e i rrënojmë brenda një dite. Kujt t’i teket merret me vlerësime rreth këtyre personalieteve. Ujë hudhin me kusi në tigan, kur gati të gjithë e dimë se petullat nuk bëhen me ujë, po me tëlyen e vaj lule dielli. Mundësisht, edhe ai të jetë vaj ulliri qindravjeçar. Askushi, përpiqet t’i shes mend popullit shqiptar, se: cili ka bërë më tepër si patriot, Adem Demaçi, apo Ibrahim Rugova. Populli thotë: rrahje kot e ujit në tavan. Unë them: që të dy e kanë vendin e merituar si veprimtarë për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Secili në radhët e tij ka pasur ushtarë të mençur e trima. Ibrahim Rugova në Kryesinë e LDK -ës: Numrin 2 të LDK, që përfundoi në Kabinetin e Kiro Gligorovit. Që, posa nisi lufta në Drenicë, dezertuan si ushtarë besnik, e lanë Kryetarin e tyre në baltë. Edhe, Adem Demaçi ka pasur gati po të njëjtin fat si viktimë politike. Autor i librit: Gjarpinjt e gjakut, roman i ndaluar në atë kohë, për të cilin vetëm pse e kanë lexuar tinëz shqiptarët, ose ua kanë gjetur në shtëpi me qindra studentë janë rrasur nëpër burgjet jugosllave, ku pak veta e kanë shpëtuar kokën.
Mirë, të themi: gjithë këto vuajtje për Liri t’ia lëmë të kaluarës (historisë), po ne shqiptarët në Ditën e sotshme, pse e kemi humbur rrugën në oborr si dele të nënkryeme, përpara Shtëpisë?! Kokës t’i biem me grushta, pyesim veten si popull, si eshtë e mundur brenda një nate personalitete historike që i kemi ngritur me vite dhe i kalitëm si patriotë, të nesërmen i shpallim spiunë dhe tradhtarë. Fenomen i çuditshëm, qenkemi ne shqiptarët me të cilët nesër si popull duhet te merret historia dhe shkenca shqiptare.
Koha po
na ikë padiktueshëm para syve si shqiptarë. Vagoni i fundit rrëshqet mbi binare
për në Evropë. Treni fishkëllon në
Viti 1981, këto halldupë i gjeti si “turq” e i regjistroi si shqiptar, që tashti siç duket përsëri i ka marrë malli për interesa personale, familjare e materiale të deklarohen si “turq”, pa e ditur së paku një fjalë në gjuhën turqishte. Samiu i madh, që u bëri nga gjuha osmane një përshesh gjuhësh me kos, gjuhë letrare turke. Zajazi me shokë ua solli Skënderbeun në Shkup. Flamurin kombëtar kuqezi, që ta zvarrisin “patriotët” me valle dhe këngë tallava kur t’u teket nëpër dasma e harrojnë pas zgjedhjeve lokale e parlamentare nëpër bandere. Dhe, përderisa një grup “patriotësh” me çekiç përpiqet ta rrëzojë Car Dushanin në Shkup, grupi tjetër “mysliman” me mjekra i delë zot Burmali Xhamisë. Pala tjeter, shfrytzon mjegullën politike bashkë me ndotjen e ajrit në Shkup, ndërton Domin e Oficerëve serb dhe mbjell në çdo hap përmendore këpurdha pas shiut.
Shkupi ka qenë, është dhe do të mbetet shqiptar. E përsëris: Nuk e kam thënë unë (edhe pse, përveç katër viteve të shkollës normale mbi pesëmbëdhjetë vite kam punuar nëpër këto fshatra të Malësisë së Shkupit, ku edhe jetoj deri në vdekje), e ka thënë Mahmut Dumani, një veprimtar i madh shqiptar në hepjen e shkollave shqipe. Kohë, kur Ministër i arsimit ka qenë Ernest Koliqi në këto anë: Herët a vonë ne si shqiptarë me këtë popullatë të Shkupit do të kemi probleme. Thënja e tij profetike në atë kohë, doli realitet në Ditën e sotshme. Ne si shqiptarë nuk kemi probleme me sllavët, po me “shqiptarët” e këtij qyteti historik, stacion i dikurshëm i shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi. Tjetër punë është ajo se, rrugaçët kuqezi, ende na prinë për në “Liri”. Autorët e komenteve anonime, që e hudhin gurin dhe e fshehin dorën. Provokimet e tyre politike në çdo hap dhe shkrim profetik. Askushët, që pa taxhinë e partive politike, do të cofnin në mes të rrugës. Gjithë jetën merren me njëri-tjetrin duke i shpallur familjarët patriotë dhe kundërshtarët – tradhtarë dhe spiunë. E, nuk lanë njeri të gjallë pa marrë nëpër gojë, i dalin zot Shtetit të Njerkës. Gërhasin, mu si dje edhe sot në gjumë mes Dimërit.
Car Dushani, kur u ngritet lugat mbi “Urën e civilizimeve”, turr, partizanët e shokut Tito ta rrëzojnë me çekiç të muratorëve e shkopinj shelgu. Faj nuk kanë “patriotët” kuqezi, po Ali Ahmeti që ua ka varë një torbë me taxhi përqafe. Skënderbeun ua solli në Shkup. Flamurin kombëtar kuqezi, sot pa frikë ta zvarrisin nëpër dasma rrugëve me pluhur të Shkupit duke e harruar nëpër bandere. Poashtu, edhe Universitet shqiptar te pragu i derës. Dudumëve, që nuk turren si e gjithë bota pas dijes, po pas diplomave unievrsitare dhe titujve shkencor. Vendeve të punës në Unievrsitet dhe Qeveri, kur ne sot nuk kemi barinj të deleve dhe mjeshtër të tollumbave, që dikur me këtë “zanat” anembanë e pushtuam gjithë Jugosllavinë e shokut Tito, e sot nuk jemi në gjendje ta rrëzojmë Car Dushanin nga “Ura e Civilizimeve”.
Rrezik i madh është për një popull, kur u bie Ujku ndër dele, përderisa haxhuzet me kokën në grazhdin e Shteteve Arabe e palarenë në Qeveri, nateditë shesin “patriotizëm” para kamerave televizive me brekët arnë përmbi arnë mbi pantollona…